Ngjarje

100 ditë deri në 2014 Samitin e NATO-s në Uells

Edhe 100 ditë kanë ngelur deri në Samitin e NATO-s 2014 dhe Sekretari i Uellsit David Jones thekson mundësitë e mëdha që do të ky eveniment do ofroje për Uellsin.

Kjo u botua nën 2010 to 2015 Conservative and Liberal Democrat coalition government
"100 days until 2014 NATO Summit in Wales"

100 days until 2014 NATO Summit in Wales

Në 100 ditë, vëmendja e botës do të fokusohet në Uells.

Kryeministri David Cameron dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmusen do të organizojne mbledhjen me te madhe te mbajtur ndonjehere, te udhëheqësve të botës, e cila që do të mbahet në Britanine e Madhe për samitin e 2014 të NATO-s.

Udhëheqësit e qeverive nga 28 vendet anëtare të NATO-s dhe personalitete të larta nga 30 vende partnere të NATO-s do të takohen në Celtic Manor Resort në Newport gjate datave 4 dhe 5 shtator.

Ky do të jetë samiti i parë i NATO-s në Britanine të Madhe që nga viti 1990 kur mirëpritem Aleancën në Londër, dhe hera e parë qe një President ne detyre i SHBA-se do bëjë një vizitë zyrtare në Uells. Në total, priten te vijne rreth 2,000 delegatë, së bashku me rreth 1.500 gazetarë.

Samiti i NATO-s do ti ofrojë Uells-it një mundësi të re për ti treguar një audience globale cfare ajo ka për të ofruar, duke forcuar keshtu reputacionin tonë ndërkombëtar dhe aftësinë tonë për të organizuar ngjarje me rëndësi boterore, dhe unë jam i bindur se ne mund të të rritemi për te qene ne nje hap me kete sfidë.

Të dy qeveritë në Londër dhe në Cardiff janë duke punuar fort për tu siguruar që Uellsi perfiton maksimumin nga ky samit, dhe qe ai te promovohet si një vend i shkelqyer për tu vizituar, per të bërë biznes dhe per studime.

Qeveria e Mbretërisë se Bashkuar, do të promovoje Uells-in edhe jashtë vendit, duke përdorur rrjetin tonë të gjerë të ambasadave, konsullatave dhe komisioneve të lartë në mbarë botën.

Duke u bazuar në kete samit, është qëllimi im të mbajme një konferencë ndërkombëtare të tregtisë në Uells për të korrur përfitimet maksimale dhe per te qene në qënder te vëmendjes ndërkombëtare. Besueshmeria në biznes, në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, është në një nivel rekord, dhe më e larta që ka qenë në Uells, që nga viti 2009. Produktet dhe shërbimet Britanike - dhe si rrjedhoje - ato të prodhuara në Uells janë të kërkuara ne te gjithe boten dhe si nje shtet, profili ynë global nuk ka qenë kurrë kaq lart. Konferenca e tregtisë do të ofrojë mundësi shtesë për eksportuesit tone, të klasit botëror, nga Uellsi.

Është e rëndësishme që të edukojme të rinjtë për rolin e Britanisë së Madhe në NATO, dhe kjo është arsyeja pse është duke u zhvilluar një burim mësimor për moshat 11 deri në 18 vjeç dhe së shpejti do të jenë në dispozicion të shkollave në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Shume i përshtatshëm eshte gjithashtu edhe fokus i samitit te këtij viti: “NATO ne te ardhmen”, ku Uells që ka qenë gjithmone ne krye të industrinë se hapësirës ajrore dhe të mbrojtjes. Kompanitë e Uellsit punësojë mijëra njerëz në këtë sektor dhe sigurojnë pajisje me cilësi të lartë ne mbështetje të forcave tona të armatosura nëpër botë.

Vete zona Newport krenohet si qendra më e madhe dhe më të përparuar e Europës per teknologjinë e forcave të blinduara ushtarake. Ne gjithashtu kemi kompani te avancuara te inxhinierise se mbrojtjes në veri te Uells-it, të tilla si Raytheon UK, fabrika e te ciles ne Broughton prodhon teknologjinë e përdorur në avionet Sentinel, sistemin më të përparuar te vëzhgimit me drejtues, te Britanisë së Madhe. Është thelbësore që të përfitojmë nga samiti për tu siguruar se ekspertiza e Uellsit në sektorin e mbrojtjes te theksohet para delegatëve.

Uells, natyrisht , krenohet per historine ushtarake dhe ka lidhje të forta me forcat tona të armatosura. Rezervistët tanë kanë qene për shekuj një element i fortë i ushtrisë britanike. Në kohët e fundit , njësitë e Uellsit dhe rezervistët janë vendosur dhe kane shërbyer në operacionet në Irak dhe Afganistan. Anglesey është shtëpia e RAF Valley, një qendër, nga te parat ne botë - për aviacionin ushtarak , e cili luan një rol kyç në ekonominë lokale dhe perbën një kontribut të rëndësishëm në mbrojtjen e Britanisë së Madhe dhe aftesite e saj riperteritese - diçka e njohur nga shumë vende të cilët dërgojnë atje pilotët e tyre për tu trajnuar.

Në shtator, udhëheqësit e botës do të mblidhen në Uells për të diskutuar çështje te rëndësive të medha, për të gjithë ne: terrorizmi, pirateria, shtetet e paqëndrueshem, sulmet kibernetike dhe sfidat per te ndërtuar stabilitet në një botë të paparashikueshme. Gjithashtu do te sigurohemi që të gjitha kombet e NATO-s te kenë pajisjet, aftësitë dhe inteligjencën e nevojshme për të mbrojtur veten e tyre.

Por, nder të gjitha mundësitë që padyshim do të sjellë Samiti i këtij viti i NATO-s në Uells, ndoshta më e rëndësishmja është ajo qe e rithekson mesazhin, se interesat e botës së lirë dhe të popujve të saj jane qe duke punuar ngushtë së bashku të vazhdojnë të jenë te mbrojtjur gjithmone e me mire.

For updates on the 2014 Nato Summit follow the official summit Twitter account @NATOWales

Publikuar 27 May 2014
Përditësuar së fundi 29 May 2014 + show all updates
  1. Added translation

  2. Added translation

  3. First published.