Jetesa në akomodimin fillestar
Përditësuar 21 Prill 2026
Ky udhëzues është kryesisht për azilkërkuesit që qëndrojnë në Akomodimin Fillestar, ndërkohë që është duke u përpunuar kërkesa e tyre për mbështetje sipas Seksionit 95, të cilëve u është dhënë mbështetja sipas Seksionit 95 dhe presin të shpërndahen ose që marrin mbështetje sipas Seksionit 4.
Qëllimi i këtij udhëzuesi
Ky udhëzues është menduar kryesisht për azilkërkuesit që janë vendosur në Strehim fillestar ndërkohë që kërkesa e tyre për mbështetje në bazë të Seksionit 95 është duke u vlerësuar, atyre që u është dhënë mbështetje në bazë të Seksionit 95 dhe që janë në pritje të zhvendosen, ose atyre që marrin mbështetje në bazë të Seksionit 4.
Ky udhëzues përmban informacion të vlefshëm për:
- Ju mund të prisni të merrni strehim dhe shërbime nga ne.
- Organizatat të cilat ofrojnë dhe kryejnë këto shërbime.
- Çfarë presim nga ju
- Ku mund të raportoni problemet, shqetësimet dhe ndryshimet e rrethanave tuaja
Si duhet ta përdor këtë broshurë?
Ju lutemi lexojeni me kujdes këtë broshurë. Mbani shënim çdo informacion që është i rëndësishëm për ju dhe familjen tuaj. Kjo broshurë përmban shumë informacion, prandaj ju lutemi ruajeni atë në një vend të sigurt, në mënyrë që t’i referoheni më vonë.
Çfarë do të më thonë kur të mbërrij tek strehimi?
Pas mbërritjes në Strehimin fillestar, ofruesi i strehimit do t’ju japë informacione të rëndësishme të cilat janë të dobishme për:
- Strehimin që ju është ofruar.
- Sigurinë dhe mirëqenien individuale, ku përfshihet përdorimi i kujdesit shëndetësor urgjent ose emergjent.
- Shtrirjen dhe rutinën e vendndodhjes së Strehimit Fillestar dhe shërbimet e disponueshme.
- Instruksionet për përdorimin e pajisjeve, mjediseve dhe artikujve të instaluar të cilët ofrohen për komfort dhe jetesën në përgjithësi (kur është e aplikueshme).
- Procesin për përfitimin e kontrolleve mjekësore dhe shërbimeve përkatëse.
Ju do të merrni gjithashtu:
- Informacion në lidhje me ofruesin tuaj të strehimit dhe çfarë të prisni prej tyre.
- Informacion në lidhje me Migrant Help dhe çfarë të prisni prej tyre dhe
- Broshurën, Rights and expectations in the UK në të cilën përfshihet informacioni mbi kulturën e Mbretërisë së Bashkuar dhe shërbimet që janë në dispozicionin tuaj, ndërkohë që ndodheni në Mbretërinë e Bashkuar. Nëse nuk e keni këtë broshurë, mund t’i kërkoni ofruesit tuaj të strehimit një kopje të saj
Në rast se nuk keni pasur një seancë informimi gjatë prezantimit tuaj ose nuk i keni marrë këto burime, ju lutemi kërkojini ato nga ofruesi i strehimit tuaj. Ruajini broshurat në një vend të sigurt për t’i lexuar sërish më vonë.
Ju Lutemi Vini Re: Ky dokument shërben vetëm si udhëzues dhe nuk zëvendëson ose shërben si ndonjë formë e politikës së publikuar. Udhëzuesi është krijuar kryesisht për ata që marrin mbështetje në bazë të Seksionit 98 të cilët janë në pritje të një vendimi në lidhje me aplikimin e tyre për mbështetje në bazë të Seksionit 95. Ky udhëzim zbatohet gjithashtu për personat të cilëve u është dhënë mbështetje në bazë të Seksionit 95, por që mbeten në Strehimin Fillestar në pritje të shpërndarjes. Në rastet kur zbatohen dispozita të ndryshme për aplikantët e Seksionit 4(2) (azilkërkuesit e refuzuar që marrin ndihmë në bazë Seksionit 4(2) të Ligjit për Imigracionin dhe Azilin 1999), kjo rrethanë është pasqyruar.
Ju lutemi kontaktoni Migrant Help në rast se keni ndonjë problem me strehimin ose mbështetjen tuaj, ose nëse mendoni që strehimi nuk është i përshtatshëm për ju (ose për personat që varen nga ju), për shembull, një nevojë për shkak të një paaftësie. Strehimi ofrohet sipas “bazës pa zgjedhje” dhe alokimi do të bazohet në disponueshmërinë e burimeve dhe nevojës për të mbrojtur mirëqenien e individëve. MH do t’i kërkojnë Zyrës së Brendshme dhe ofruesit të strehimit ta hetojnë problemin dhe ta zgjidhin atë. Ju mund ta kontaktoni Migrant Help nëpërmjet:
Webchat në adresën Migrant Help Web Chat
Ngrini një Problem nëpërmjet faqes së tyre të internetit
Linja e ndihmës pa pagesë në numrin 0808 8010503.
Në rast se keni kontaktuar Migrant Help për problemet që lidhen me strehimin dhe ato probleme nuk janë zgjidhur, ju mund të bëni një ankesë zyrtare kundër ofruesit tuaj, Zyrës së Brendshme ose Migrant Help. Ndonjëherë njerëzit shqetësohen se në rast se ankohen, Zyra e Brendshme do të refuzojë kërkesën e tyre për azil ose do të ndalojë së dhëni mbështetje financiare ose strehim. Kjo nuk është e vërtetë. Ankesat për strehimin nuk ndikojnë aspak në rezultatin e kërkesës tuaj për azil ose në klasifikimin tuaj për të marrë ndihmë dhe strehim.
Cilat janë organizatat e rëndësishme që janë të përfshira në ofrimin e strehimit dhe në dhënien e mbështetjes për mua?
Migrant Help është një organizatë bamirëse e pavarur nga Zyra e Brendshme e cila është caktuar për t’ju dhënë këshilla, informacion në lidhje me mbështetjen tuaj, mundësi për të raportuar probleme në lidhje me strehimin tuaj ose për të bërë një ankesë, ose për të njoftuar Zyrën e Brendshme për një ndryshim të rrethanave tuaja. Ju mund ta kontaktoni Migrant Help në mënyrat e mëposhtme:
Webchat në adresën Migrant Help Web Chat
Ngrini një Problem nëpërmjet faqes së tyre të internetit
Linja e ndihmës pa pagesë në numrin 0808 8010503.
Ofruesi i strehimit tuaj. Zyra e Brendshme përdor kompani private për të siguruar strehimin për ju. Gjatë zhvendosjes, juve do t’ju caktohet një oficer për strehimin, i cili do t’ju mirëpresë në vendin ku do të strehoheni dhe do t’i përgjigjet çdo pyetjeje
Autoritetet vendore, të cilat njihen gjithashtu si këshillat, janë pjesë e administratës shtetërore të cilat ofrojnë shërbime dhe mjedise publike në zonën tuaj, si për shembull shkollat dhe shërbimet sociale. Shërbimet vendore që ofrohen dhe ofruesi i tyre varet nga vendi ku jetoni.
Këshilli vendor i zonës tuaj mund të gjendet duke përdorur kodin tuaj postar në këtë adresë: Find your local council Nëpërmjet faqes së internetit të këshillit vendor të zonës tuaj, ju mund të gjeni informacion mbi shërbimet vendore si për shembull bibliotekat dhe grupet e mbështetjes.
Çfarë duhet të bëni në një rast emergjence
Në rastin kur ka një urgjence mjekësore që kërkon trajtim të menjëhershëm, nëse jeni viktimë e një krimi ose dyshoni për një krim, ose nëse duhet të raportoni një zjarr, duhet të telefononi menjëherë në numrin 999 dhe t’i tregoni operatorit se cili shërbim ju nevojitet - Zjarrfikësi, Policia ose Ambulancë. Është e rëndësishme që t’i telefononi këta numra vetëm në raste emergjence.
Në rast se nuk flisni Anglisht, ju duhet të thoni emrin e gjuhës në të cilën dëshironi të flisni kur telefononi për herë të parë numrin 999. Juve do t’ju sigurohet një përkthyes nëse një i tillë është në dispozicion. Telefonatat në numrin 999 janë pa pagesë.
Policia: Në rast se dikush është i dhunshëm ose kërcënon të ushtrojë dhunë, ose nëse jeni dëshmitarë ndërkohë që është duke u kryer një krim, ju duhet të telefononi 999 dhe të kërkoni policinë. Në rast se dëshironi të raportoni një krim ose keni qenë një viktimë e një krimi i cili nuk ka nevojë për reagim urgjent, ju duhet të telefononi në numrin 101. Ju lutemi të jeni të sigurt se kontakti me Policinë nuk do të ndikojë në asnjë mënyrë në kërkesën tuaj për azil.
Zjarri: në rast se shihni zjarr ose shenja të zjarrit siç është tymi, ju duhet të aktivizoni alarmin më të afërt të zjarrit përpara se t’i drejtoheni personelit në strehimin tuaj për të telefonuar në numrin 999 për të kërkuar shërbimin e zjarrfikësve. Ju nuk duhet t’i afroheni zjarrit ose të përpiqeni ta shuani atë.
Ambulanca: në rast se ka një urgjencë mjekësore kur dikush është i sëmurë ose i plagosur rëndë dhe jeta e tij është në rrezik, ju duhet të telefononi në numrin 999 dhe të kërkoni një ambulancë. Për probleme mjekësore të përgjithshme të cilat nuk kanë nevojë për ambulancë, ju duhet të telefononi për këshillim në numrin 111. Ju mund t’i drejtoheni personelit në strehimin tuaj për mbështetje në lidhje me këtë.
Shërbimet Komunale: Në rast se ndjeni erën e gazit, duhet të telefononi menjëherë numrin e emergjencës së Rrjetit Kombëtar të Gazit [National Grid Gas] në numrin 0800 111 999 për Anglinë, Skocinë dhe Uellsin ose 0800 002 001 për Irlandën e Veriut dhe më pas ta raportoni menjëherë problemin tek Migrant Help.
A keni ndonjë pyetje?
Shikoni broshurat e prezantimit dhe ato informuese. Vizitoni Migrant Help
Ju mund ta kontaktoni Migrant Help si më poshtë:
Webchat në adresën Migrant Help Web Chat
Ngrini një Problem nëpërmjet faqes së tyre të internetit
Linja e ndihmës pa pagesë në numrin 0808 8010503.
Seksioni 1 Llojet e strehimit që ofrohen për azilin dhe rrugëtimi
Koha e nevojshme për të përpunuar një kërkesë për azil mund të jetë e ndryshme. Kjo varet nga fakti se sa komplekse është çështja juaj dhe sa kohë duhet për të marrë provat dhe dokumentet.
Mbështetja për azilin, duke përfshirë strehimin, u ofrohet azilkërkuesve të cilët nuk kanë asnjë mënyrë tjetër për të mbështetur veten. Strehimi i azilit ofrohet mbi bazën “pa zgjedhje”, pra ju nuk mund të zgjidhni se ku do të jetoni. Megjithatë, nëse keni një arsye të veçantë pse duhet të strehoheni në një zonë të caktuar, Zyra e Brendshme do ta marrë parasysh atë – udhëzimet për ndarjen e strehimit. Ofruesi i strehimit duhet të sigurohet se strehimi i plotëson nevojat specifike që mund të keni.
Ekzistojnë dy lloje kryesore të strehimit nga Zyra e Brendshme – Strehimi Fillestar (ku përfshihen hotele ose objekte të mëdhaja), dhe Strehimi i Shpërndarë. Nuk është e nevojshme të qëndroni në strehimin e Zyrës së Brendshme dhe mund të zgjidhni të qëndroni me familjen ose miqtë. Nëse dëshironi të eksploroni këtë opsion, ju lutemi kontaktoni Migrant Help.
Strehimi fillestar
Aktualisht ju jeni duke banuar në një Strehim Fillestar. Strehimi fillestar është një banesë ku ofrohet pension i plotë, gjysmë pension ose vetë-shërbim. Zakonisht është strehim i përbashkët në një mjedis të tipit bujtinë ose hotel, por mund të jetë edhe i një lloji tjetër. Ky strehim është i destinuar për azilkërkuesit të cilët përndryshe do të mbeteshin të pastrehë dhe kanë nevojë urgjente për strehim, para se të vendoset për kërkesat e tyre sipas Seksionit 95. Ai u ofrohet gjithashtu azilkërkuesve të cilëve u është dhënë mbështetja e parashikuar në Seksionin 95 (ose Seksionin 4) ndërkohë që janë në pritje për t’u zhvendosur në një strehim të përkohshëm për një afat më të gjatë (d.m.th. strehimi i shpërndarë). Azilkërkuesit të cilëve u është dhënë mbështetje nga Zyra e Brendshme mund të qëndrojnë në strehimin fillestar derisa të lirohet një vend në strehimin e shpërndarë ose deri sa kërkesa juaj të jetë zgjidhur plotësisht.
Kohëzgjatja e qëndrimit të njerëzve në strehimin fillestar mund të ndryshojë përpara se të transferohen në strehimin e shpërndarë; megjithatë, aktualisht kohët e pritjes janë të gjata, prandaj nuk mund të japim një kohë specifike rreth pritjes. Ekziston një mungesë e banesave për strehim në nivel vendor për të gjithë, për shkak të një rritjeje të konsiderueshme të njerëzve që vijnë në MB për të kërkuar azil, së bashku me nevojën për të përmbushur nevojat ekzistuese të atyre që tashmë janë në MB dhe që janë regjistruar në listat e pritjes për strehim për një periudhë tepër të gjatë. Kjo do të thotë që ju mund të qëndroni në Strehimin Fillestar për një periudhë të zgjatur, megjithatë, ofruesi juaj dhe Zyra e Brendshme do të sigurohen që nevojat tuaja të plotësohen gjatë kësaj kohe. Nëse mendoni se nevojat tuaja në strehimin aktual, nuk janë duke u plotësuar duhet të kontaktoni Migrant Help për ndihmë. Mund t’ju kërkohet të paraqisni prova për nevojat tuaja dhe pse ato nuk po plotësohen në strehimin tuaj. Migrant Help mund t’i kërkojë ofruesit tuaj të strehimit të ndërmarrë hapa për të zgjidhur problemin tuaj, ose mund ta referojë çështjen tuaj tek Zyra e Brendshme për të parë nëse shpërndarja juaj duhet të përshpejtohet.
Strehimi i shpërndarë
Strehimi i shpërndarë është strehim i përkohshëm për një afat më të gjatë i cili menaxhohet nga ofruesit e strehimit për llogari të Zyrës së Brendshme. Normalisht ju do të qëndroni në strehimin e shpërndarë deri sa kërkesa juaj për azil të jetë zgjidhur plotësisht. Nuk është gjithmonë e mundur të qëndroni në të njëjtën pronë.
Jetesa me miqtë ose familjen (jetesë e pavarur)
Si azilkërkues, ju mund të zgjidhni të qëndroni me familjen ose miqtë në vend që të qëndroni në strehimin e Zyrës së Brendshme ndërsa prisni një vendim në lidhje me kërkesën tuaj për azil. Vendi se ku jetoni nuk do të ndikojë në rezultatin e aplikimit tuaj për azil.
Nëse kualifikoheni, mund të keni të drejtë të merrni ndihmë për të mbuluar shpenzimet bazë të jetesës. Ju lutemi kontaktoni Migrant Help për më shumë informacion.
Largimi pas vendimit në lidhje me kërkesën për azil
Vendimi Negativ
Nëse kërkesa juaj refuzohet (duke përfshirë ankimet) dhe nuk keni fëmijë që jetojnë me ju, ju duhet të largoheni nga strehimi, përveç nëse aplikoni për lloje të tjera ndihme nga Zyra e Brendshme. Nëse kërkesa juaj refuzohet por keni fëmijë që jetojnë me ju, atëherë mbështetja për azil do të vazhdojë. Nëse kërkesa juaj është e pasuksesshme dhe nuk ka pengesa të tjera të përkohshme, pritet që ju të largoheni nga Mbretëria e Bashkuar. Migrant Help do t’ju ofrojë këshillim dhe udhëzime menjëherë pas marrjes së vendimit nga Zyra e Brendshme. Nëse dëshironi më shumë informacion mbi këtë opsion, Shërbimi i Kthimit Vullnetar është i disponueshëm nga e Hëna në të Premte, nga ora 09:00 deri në 17:00 në numrin : 0300 004 0202.
Vendim Pozitiv
Nëse ju jepet leje për të qëndruar, ju dhe çdo person në varësinë tuaj duhet të largoheni nga strehimi i azilit dhe mbështetja nga Zyra e Brendshme do të ndërpritet. Në rast se ju jepet leje qëndrimi, ju do të keni të drejtë të punoni, të përdorni fondet publike, të kërkoni strehim dhe të merrni ndihmë në lidhje me të në të njëjtën mënyrë si banorët e tjerë në MB. Ju lutemi vini re se për shkak të mungesës së strehimit në Mbretërinë e Bashkuar, mund t’ju duhet kohë për të gjetur strehim. Edhe pse Autoriteti Vendor do t’ju ofrojë informacion ose këshilla, mund t’ju duhet të gjeni vetë strehim privat. Këshilla dhe udhëzime do t’ju ofrohen si pjesë e takimit tuaj “Move-On” me Migrant Help, i cili do të zhvillohet brenda 24 orëve nga marrja e vendimit, ose mund t’i merrni ato duke kontaktuar Autoritetin tuaj Vendor.
Pritshmëritë
Ju do të trajtoheni gjithmonë me respekt, në mënyrë të drejtë dhe të paanshme. Po ashtu ne presim që ju ta trajtoni personelin dhe njerëzit me të cilët jetoni në të njëjtën mënyrë.
Ju duhet të raportoni çdo problem në lidhje me strehimin ose mbështetjen tuaj sapo t’i vini re ato duke kontaktuar me Migrant Help. Kërkesa juaj për azil ose e drejta për mbështetje për azil nuk do të ndikohet nga raportimi i një shqetësimi ose problemi.
Konfidencialiteti dhe ndarja e të dhënave
Zyra e Brendshme dhe ofruesit tanë të shërbimeve do ta mbrojnë dhe ruajnë informacionin tuaj personal në mënyrë konfidenciale. Ekzistojnë disa rrethana kur është e nevojshme ta ndajmë informacionin që kemi për ju me agjenci të tjera. Këto rrethana përfshijnë:
- Ndarjen e informacionit me këshillat vendorë për t’ju ndihmuar të përfitoni kujdesin social, strehim të specializuar ose për përshtatjen e pronës.
- Ndarjen e informacionit me shërbimet shëndetësore për t’u siguruar se ofrohet kujdesi i duhur shëndetësor për nevojat tuaja shëndetësore të përgjithshme dhe për çdo gjendje mjekësore.
- Ndarjen e informacionit për mbrojtjen ose “sigurinë” tuaj dhe familjes tuaj, veçanërisht të fëmijëve dhe të personave madhorë vulnerabël
- Ndarjen e informacionit përkatës me autoritetet arsimore në mënyrë që ata të mund të ofrojnë shërbimet e tyre.
- Raportimin e çështjeve penale në polici dhe për t’ju ndihmuar të jeni të sigurt në komunitet
- Ndarjen e informacionit për të luftuar mashtrimin
- Zbulimin e informacionit në lidhje me procedimet gjyqësore
Çdo agjenci me të cilën ndahen të dhënat tuaja duhet gjithashtu të respektojë konfidencialitetin e informacionit tuaj. Ju mund t’i kërkoni Zyrës së Brendshme ose organizatave të tjera t’ju tregojnë informacionin që mbajnë për ju nëpërmjet një “kërkese për qasje në subjekt”.
Kushtet për Mbështetjen
- Ju duhet të zbatoni organizimin e udhëtimit që është bërë për ju. Për shembull, zhvendosja në një pronë tjetër. Ju duhet të njoftoni Zyrën e Brendshme paraprakisht nëse ka ndonjë arsye pse nuk mundeni ta zbatoni organizimin e udhëtimit.
- Ju duhet të jetoni në adresën e autorizuar. Ju duhet të merrni leje nga Zyra e Brendshme duke kontaktuar Migrant Help nëse planifikoni të jeni larg për më shumë se 7 ditë pa ndërprerje. Ju nuk duhet të mungoni për më shumë se 14 ditë ose netë në çdo periudhë 6 mujore.
- Ju duhet të zbatoni rregullat e strehimit në të cilin po qëndroni. Ofruesi i strehimit do t’ju informojë për rregullat.
- Nuk duhet të silleni në mënyrë agresive, të përdorni dhunë verbale ose fizike dhe të zbatoni ligjet e Mbretërisë së Bashkuar. Sjellja e dhunshme mund të çojë në ndjekje penale, si dhe të rrezikoni humbjen e strehimit dhe mbështetjes financiare.
- Ju duhet të keni rregullisht akses ndaj mbështetjes tuaj financiare. Pasi t’ju jepet Mbështetje në bazë të Seksionit 95 / Seksionit 4, juve ju jepet një shumë javore për të mbuluar çdo shpenzim shtesë ndërkohë që qëndroni në Strehim Fillestar.
- Ju duhet t’u përgjigjeni kërkesave të Zyrës së Brendshme. Këtu përfshihen kërkesat për:
- informacion në lidhje me kërkesën tuaj për azil.
- informacion në lidhje me mbështetjen tuaj për azil dhe
- paraqitjen tuaj në çdo intervistë
Në rast se nuk i përmbaheni kushteve për mbështetjen tuaj, rrezikoni të humbisni mbështetjen tuaj.
Ndryshimet e rrethanave
Duke qenë se jeni duke marrë strehim dhe mbështetje për azil, ju duhet të njoftoni menjëherë Zyrën e Brendshme nëse ndodh ndonjë ndryshim i rrethanave tuaja. Mënyra më e lehtë për ta bërë këtë është nëpërmjet Migrant Help. Në rast se nuk keni më nevojë për strehim, ju përsëri mund të merrni ndihmë financiare, por duhet të pyesni së pari (megjithatë kjo nuk vlen për ata që marrin mbështetje në bazë të Seksionit 4).
Ndryshimet e rrethanave për të cilat duhet të njoftoni Zyrën e Brendshme janë:
- Nëse merrni ose keni qasje në para ose asete financiare
- Nëse merrni bursë ose ndonjë çmim tjetër akademik
- Nëse gjeni punë (duhet të verifikoni, nëse keni leje për të punuar para se të pranoni një punë)
- Nëse zhvendoseni në një adresë tjetër pa dijeninë e ofruesve tuaj, ose vendosni të jetoni me familjen, miqtë ose një partner.
- Nëse martoheni, ndaheni, zgjidhni martesën ose krijoni një partneritet civil.
- Nëse shtroheni në spital ose burgoseni
- Nëse ju (ose partnerja juaj) mbeteni shtatzënë ose keni një fëmijë
- Nëse ndonjë nga fëmijët tuaj e lë shkollën ose largohet nga shtëpia
- Nëse ndonjë anëtar tjetër i familjes bashkohet me ju në Mbretërinë e Bashkuar ose largohet nga Mbretëria e Bashkuar
- Nëse dikush tjetër bashkohet ose largohet nga shtëpia juaj
- Nëse ndryshoni emrin.
- Nëse planifikoni të largoheni nga Mbretëria e Bashkuar dhe të ktheheni në vendin e origjinës.
Në rast se nuk na tregoni për një ndryshim të rrethanave tuaja, ju mund:
- Të humbisni mbështetjen tuaj nga Zyra e Brendshme
- Të mos merrni mbështetje shtesë për të cilën keni të drejtë “ (d.m.th. - pagesat për shtatzëninë dhe periudhën pas lindjes)
- Të ktheni çdo mbështetje që keni marrë, për të cilën nuk keni pasur të drejtë.
- Të jeni fajtor për një vepër penale në bazë të Ligjit për Imigracionin dhe Azilin 1999
Ankimi kundër vendimit për të marrë mbështetje për azilin
Zakonisht ju mund të bëni një ankim në Gjykatën e Shkallës së Parë (Mbështetje për Azilin) në rast se:
- Kërkesa juaj për mbështetje për azil dhe/ose strehim është refuzuar.
- Keni marrë mbështetje për azil në bazë të seksionit 4 dhe ajo është ndërprerë.
- Keni marrë mbështetje për azil në bazë të seksionit 95, dhe ajo është ndërprerë përpara se mbështetja të përfundonte.
Ju do të merrni një letër nga Zyra e Brendshme nëse kërkesa juaj është refuzuar ose mbështetja juaj është ndërprerë ku shpjegohet pse është marrë vendimi. Në letër do t’ju tregohet gjithashtu nëse mund të bëni një ankim dhe si ta bëni ankimin. Gjykata është e pavarur nga qeveria. Para se të marrë një vendim, gjyqtari i dëgjon të dyja palët në mosmarrëveshje. Në rast se mbështetja juaj është ndërprerë dhe ju bëni një ankim kundër kësaj, mbështetja juaj zakonisht duhet të vazhdojë deri sa ankimi të zgjidhet. Formularët e ankimit mund të gjenden në adresën Appeal an asylum support decision.
Ju mund të merrni ndihmë dhe këshillim para se të bëni një ankim:
- Ju mund të kontaktoni Asylum Support Appeals Project (ASAP) për përfaqësim ligjor pa pagesë nëse keni një seancë dëgjimore përpara Gjykatës së Shkallës së Parë (Mbështetje për Azilin)
- Ju mund të kontaktoni Refugee Action (i cili operon në rajone të caktuara në Angli) dhe Refugee Council [Këshillin e Refugjatëve] (Angli dhe Uells) për të marrë këshilla dhe mbështetje - ata mund të gjejnë një organizatë tjetër për t’ju ndihmuar.
- Ju gjithashtu mund të merrni këshilla të tjera juridike, përfshirë këshillim nga një avokat. Për më shumë informacion vizitoni adresën Find legal advice and information
- Më shumë informacion mund të gjeni në adresën: Appeal an asylum support decision
Seksioni 2 Organizata të rëndësishme
Zyra e Brendshme
Çfarë është Zyra e Brendshme?
Zyra e Brendshme luan një rol themelor në sigurinë dhe prosperitetin ekonomik të Mbretërisë së Bashkuar. Zyra e Brendshme është departamenti kryesor i qeverisë për imigracionin dhe pasaportat, politikën kundër drogës, krimin, zjarrin, anti-terrorizmin dhe policinë. Sektori i Zyrës së Brendshme me të cilin do të merreni në mënyrë të drejtpërdrejt quhet Azili dhe Mbrojtja.
Çfarë mund të pres nga Zyra e Brendshme?
Kërkesa juaj për azil do të përpunohet dhe vlerësohet nga ekipet e Departamentit të “Shërbimit ndaj Klientit” për Operacionet e Azilit. Ky është një departament i Zyrës së Brendshme. Suksesi i aplikimit tuaj për azil do të varet nga vlerësimi i tyre dhe ju do të kontaktoheni për t’ju informuar për vendimin që është marrë.
Ekipet e Mbështetjes së Azilit në Zyrën e Brendshme janë përgjegjëse për të vendosur se çfarë mbështetje duhet të merrni dhe për të mbikëqyrur ofruesit që japin këtë mbështetje. Ekipet e Mbështetjes për Azil gjithashtu do të sigurohen që shërbimet e ofruara nga ofruesit tanë të strehimit të përmbushin pritshmëritë e përcaktuara në këtë broshurë.
Çfarë pret Zyra e Brendshme nga unë?
Home Office [Zyra e Brendshme] pret që ju të respektoni të gjitha kushtet për mbështetjen tuaj dhe të na informoni për çdo ndryshim të rrethanave tuaja. Në rast se nuk e bëni këtë, ka të ngjarë që e drejta juaj për të vazhduar marrjen e ndihmës do të cenohet.
Mos injoroni asnjë letër që ju dërgohet nga Zyra e Brendshme pasi kjo mund të rezultojë në refuzimin ose ndërprerjen e mbështetjes tuaj. Në rast se nuk jeni të sigurt se çfarë do të thotë një letër, kontaktoni Migrant Help për këshillim dhe udhëzime.
Ju mund të merrni më shumë informacion rreth shërbimeve të ofruara nga qeveria duke vizituar faqen www.gov.uk.
Ofruesi i Strehimit Tuaj
Çfarë është ofruesi i strehimit?
Ofruesi i strehimit është një kompani që kontraktohet nga Zyra e Brendshme për të ofruar strehim për azilkërkuesit dhe për të mirëmbajtur strehimin. Ofruesit e strehimit ndryshojnë në varësi të vendndodhjes.
Çfarë mund të pres nga ofruesi i strehimit?
- Shërbimet që ofrohen nga ofruesi i strehimit përfshijnë:
- Ofrimin dhe mirëmbajtjen e banesës, mobilieve, pajisjeve dhe shërbimeve të pastra, të sigurta dhe të banueshme
- Një prezantim të strehimit pas mbërritjes, i cili përfshin informacion në lidhje me shërbimet që janë në dispozicionin tuaj.
- Ofrimin e strehimit me ushqim, tre vakte në ditë dhe qasje në artikujt bazë të higjienës personale dhe të kujdesit personal dhe artikuj tualeti.
Përndryshe, për ata që qëndrojnë në strehim me vetë-shërbim, ofrohen para në dorë për të mbuluar koston e këtyre shërbimeve dhe për të qenë në gjendje të përmbushin këto nevoja. Duhet theksuar se personat që marrin ndihmë sipas Seksionit 4 nuk kanë të drejtë për ndihmë në para dhe do të pajisen me para të kredituara në një kartë Aspen, nëse është e aplikueshme).
- Gratë shtatzëna dhe foshnjat kanë të drejtë për përfitime shtesë për të mbuluar nevojat e tyre ushqimore dhe të jetesës (përdorimi i pelenave, formulave, qumështit, më shumë furnizim me ushqime, pajisje për sterilizimin e shisheve të bebeve, etj.), ndërkohë që janë në strehim me ushqim të plotë ose me mëngjes dhe darkë.
- Promovimin e mirëqenies tuaj, duke ju referuar në agjencitë përkatëse kur kjo mund t’ju ndihmojë.
- Ofrimin e shërbimeve të përkthimit me gojë dhe me shkrim kur është e nevojshme të komunikohet me ju
- Shpjegimin e proceseve për opinionet dhe ankesat dhe zgjidhjen e çdo ankese brenda 5 ditë pune kurdoherë që është e mundur
- Menaxhimin e sjelljeve anti-sociale dhe të dhunshme që mund të ndodhin në strehim.
- Ju informon se ku ndodhet zyra më e afërt e Mjekut të Përgjithshëm ose t’ju ndihmojë të regjistroheni tek Mjeku i Përgjithshëm nëse keni një sëmundje të mëparshme (përveç nëse një Infermiere Praktikuese është e disponueshme në vend).
- Ndihmën për të përdorur shërbimet e kujdesit shëndetësor nëse keni nevojë për të në momentin e mbërritjes ose gjatë qëndrimit tuaj në strehim (kjo mund të organizohet nëpërmjet Menaxherëve të Mirëqenies për Banorët, Ekipet e Mbrojtjes ose Menaxherët e Strehimit)
- U ofron Përdoruesve të Shërbimit që marrin mbështetje sipas Seksionit 4 dhe Seksionit 98 ndihmë për udhëtimin - ose duke u siguruar transport ose duke u dhënë bileta për transportin publik – për takimet me mjekun, dentistin dhe në spital, takime para lindjes ose pas lindjes, ose për udhëtime për të regjistruar lindjet ose vdekjet e anëtarëve të familjes. Ju lutemi kini parasysh, ju duhet të përdorni shërbimet shëndetësore lokale dhe transportin publik sa herë që është e mundur, gjithashtu duhet të paraqisni prova për çdo takim (p.sh., një letër takimi) dhe ta njoftoni ofruesin tuaj sa më shpejt të jetë e mundur për t’u siguruar që takimi të mund të caktohet në një orar të përshtatshëm. Për çdo problem që përfshin transportin, ju lutemi kontaktoni Migrant Help.
Nëse keni ndonjë problem me strehimin tuaj gjatë qëndrimit në strehimin fillestar, duhet t’i ngrini ato nëpërmjet Migrant Help me anë të:
Webchat në adresën Migrant Help Web Chat
Ngrini një Problem nëpërmjet faqes së tyre të internetit
Linja e ndihmës pa pagesë në numrin 0808 8010503.
Më pas ata do ta ngrenë shqetësimin me ofruesin e strehimit tuaj për llogarinë tuaj. Për më shumë informacion, shihni “Raportimi i Shqetësimeve dhe Ankesave”.
Nuk është e nevojshme të jetoni në strehimin që ofrohet nga Zyra e Brendshme; ju mund të zgjidhni të qëndroni me familjen ose miqtë ndërkohë që prisni vendimin në lidhje me kërkesën tuaj për azil. Vendi se ku jetoni nuk do të ndikojë në rezultatin e aplikimit tuaj për azil. Për më shumë informacion ju lutemi kontaktoni Migrant Help.
Çfarë pret ofruesi i strehimit nga mua?
Migrant Help është një organizatë bamirëse e cila ofron një shërbim kombëtar i quajtur Këshillim, Raportimi i Shqetësimeve dhe Kualifikimit (AIRE), e pavarur nga Zyra e Brendshme. Migrant Help mund t’ju ofrojë këshillim dhe udhëzime të pavarura në lidhje me procesin e azilit dhe të drejtat tuaja. Ata gjithashtu mund t’ju referojnë tek shërbime të tjera që janë të disponueshme në Mbretërinë e Bashkuar.
Çfarë mund të pres nga Migrant Help?
Migrant Help do t’ju ndihmojë të kërkoni mbështetje financiare, strehim, këshillim juridik dhe shërbime të tjera të cilat ju takojnë me ligj. Ata do t’ju japin informacion për t’ju ndihmuar të kuptoni procesin e azilit, të drejtat tuaja për mbështetje dhe si mund të përdorni shërbime të tjera bazë (përfshirë kujdesin shëndetësor dhe këshillim juridik) para intervistës tuaj për azil. Ju do të keni mundësi të përdorni një përkthyes nëse kërkohet, dhe kërkesa duhet të bëhet në fillim të telefonatës.
Linja e ndihmës pa pagesë e Migrant Help mund t’ju ofrojë këshillim në gjuhën tuaj. Temat për të cilat ata mund të ndihmojnë përfshijnë:
- Si të kërkoni azil
- Mbështetja financiare
- Si të gjeni një përfaqësim ligjor
- Proceset e azilit
- Si të merrni kujdes shëndetësor
- Mbështetja për strehimin
Ju mund të ngrini një ankesë ndaj Zyrës së Brendshme nëpërmjet Migrant Help; megjithatë, ajo duhet të jetë në lidhje me strehimin ose mbështetjen për azil. Së pari ju duhet të ngrini çdo shqetësim nëpërmjet Migrant Help, përpara se të vazhdoni me çdo formë tjetër veprimi ose të ankesave.
Ankesat në lidhje me Kërkesat për Azil ose Ankimet kundër kërkesës për azil nuk do të pranohen dhe ju duhet të ndiqni udhëzimet e dhëna në letrat përkatëse për t’i përpunuar ato.
Për eVisa [Vizat Elektronike], gabimet në Kartën e Regjistrimit të Aplikimit (ARC) dhe problemet në lidhje me Lejen e Punës (PTW) nuk duhet të kontaktoni Migrant Help. Në vend të tyre, ju mund t’i raportoni problemet me këto shërbime në internet në adresën: www.gov.uk
- eVisas - Report an error with your eVisa
- ARC - Application registration card (ARC) - Ju nuk mund të punoni ndërkohë që kërkesa juaj për azil po shqyrtohet gjatë 12 muajve të parë. Kjo është e paligjshme. Megjithatë, nëse keni pritur një vendim mbi kërkesën tuaj për azil për më shumë se 12 muaj, mund të aplikoni për leje pune. Punët që mund të bëni janë të kufizuara për pozicione specifike. Ju mund, dhe inkurajohet, të punoni si vullnetar ndërkohë që prisni vendimin në lidhje me kërkesën për azil.
- PTW - Working or volunteering in the UK while an asylum case is considered
Linja e ndihmës së Migrant Help mbështet të gjithë azilkërkuesit dhe linjat telefonike mund të jenë të zëna, gjë që mund të rezultojë në një vonesë në përgjigjen e telefonatës tuaj. Ju lutemi kini durim dhe ne do t’i përgjigjemi telefonatës tuaj sa më shpejt që të jetë e mundur. Kur është e mundur, ju lutemi merrni parasysh përdorimin e Webchat dhe Ngrini një Shqetësim për pyetje jo urgjente.
Migrant Help gjithashtu mund t’ju ndihmojë të plotësoni formularin e aplikimit për mbështetje financiare dhe strehimin (mbështetja për azil) (ASF1) ose një kërkesë për mbështetje shtesë për azil (ASF2). Ata gjithashtu do t’ju ndihmojnë në rast se keni nevojë t’i tregoni Zyrës së Brendshme për një ndryshim të rrethanave tuaja.
Migrant Help nuk mund t’ju ofrojë këshillim juridik ose përfaqësim ligjor. Ata mund t’ju japin informacion se si të kërkoni dhe merrni shërbime juridike. Ju gjithashtu mund të kërkoni një këshillues juridik në adresën: Find legal advice and information.
Ju gjithashtu mund të kontaktoni Migrant Help nëse dëshironi të bëni një ankesë për ofruesin e strehimit, ofruesin e pagesave, Zyrën e Brendshme ose vetë Migrant Help. Nëse keni ndonjë problem me strehimin tuaj, ju gjithashtu duhet të kontaktoni Migrant Help. Më shumë informacion se si ta bëni këtë mund të gjendet në Ankesat për strehim nuk kanë aspak ndikim në rezultatin e kërkesës suaj për azil ose në kualifikimin tuaj për të marrë mbështetje dhe strehim.
Çfarë pret Migrant Help nga mua?
- Kur të kontaktoni Migrant Help, ju lutemi të keni gati të gjithë numrat e referencës të dokumenteve që ju janë dhënë nga Zyra e Brendshme.
- Paraqituni në çdo takim që ju është caktuar. Merrni çdo informacion ose dokument që lidhet me kërkesën tuaj.
- Flisni vetë me Migrant Help sa herë që është e mundur në vend që t’u kërkoni miqve ose familjes të flasin me Migrant Help në emrin tuaj. Mos u shqetësoni në rast se nuk flisni anglisht, përkthyesit do të jenë në dispozicion.
- Bëni shënime përpara se të telefononi Migrant Help ose të paraqiteni në një takim, në mënyrë që të gjitha pyetjet tuaja të trajtohen në mënyrë efikase.
- Përgjigjuni pyetjeve që ju bëjnë këshilluesit e tyre në mënyrë sa më të plotë që të jetë e mundur. Ata janë të trajnuar për pyetjet që duhet të bëjnë për t’ju ndihmuar për kërkesën tuaj.
- Mbajini ata të përditësuar për çdo ndryshim të të dhënave të kontaktit si për shembull numrat e telefonit dhe adresat e emailit.
- Migrant Help do të konfirmojë gjithmonë identitetin tuaj dhe asnjëherë nuk do t’ua zbulojë informacionin personal palëve të tjera. Në rast se dëshironi që një individ ose organizatë tjetër të veprojë në emrin tuaj, ju duhet të firmosni një Autorizim, ose të jepni pëlqimin tuaj me gojë kur flisni me Migrant Help, për ta bërë më të lehtë këtë. Për më shumë këshilla se si ta bëni këtë, kontaktoni Migrant Help. Formularin për Dhënien e Pëlqimit mund ta gjeni edhe këtu: Migrant Help third party consent form.
Migrant Help nuk do të pranojë sjellje abuzive, kërcënuese ose agresive. Personeli i tyre do t’ju trajtojë me mirësjellje dhe respekt. Ju lutemi silluni ndaj tyre në të njëjtën mënyrë.
Kontakti me Migrant Help
Ju mund ta kontaktoni Migrant Help nëpërmjet:
Webchat në adresën Migrant Help Web Chat
Ngrini një Problem nëpërmjet faqes së tyre të internetit
Linja e ndihmës pa pagesë në numrin 0808 8010503.
Këto shërbime janë në dispozicion 24 orë në ditë, 7 ditë në javë dhe ofrojnë shërbime të plota përkthimi. Ju lutemi vini re: nëse banoni në Napier, personeli i Migrant Help është i disponueshëm në objekt.
Ju mund të gjeni më shumë informacion dhe këshilla të përkthyera në 10 gjuhë në faqen e internetit të Migrant Help.
Seksioni 3 Raportimi i problemeve dhe ankesat
Në rast se keni një problem me strehimin ose mbështetjen tuaj, ose dëshironi të bëni një ankesë kundër ndonjë prej organizatave në këtë paketë, ju duhet ta bëni këtë nëpërmjet Migrant Help sa më shpejt që të mundeni.
Ankesat ose çështjet e ngritura nuk do të ndikojnë në kërkesën tuaj për azil ose të drejtën tuaj për vazhdimin e marrjes së mbështetjes. Ju duhet të jeni të sigurt se të gjitha ankesat e marra do të trajtohen seriozisht dhe do të hetohen nga organizatat përkatëse. Defektet e raportuara do të trajtohen në një afat kohor të caktuar në varësi të kategorisë së defektit. Shembuj mund të gjenden në pjesën ‘Nëse defekti nuk rregullohet brenda këtij afati, ju duhet të kontaktoni sërish Migrant Help dhe ata do ta përshkallëzojnë problemin.
Është e rëndësishme që nëse doni të bëni një ankesë për ndonjë aspekt që lidhet me strehimin ose mbështetjen tuaj, ta bëni atë sa më shpejt të jetë e mundur. Komentet dhe ankesat janë të mirëpritura pasi ato ndihmojnë në përmirësimin e shërbimeve që ofrohen. Duhet të ndiqet procesi i ankesave përpara se të ndërmerret ndonjë veprim tjetër formal në lidhje me një problem në mënyrë që ofruesi i strehimit dhe/ose Zyra e Brendshme të kenë mundësi të hetojnë shqetësimet tuaja.
Ju duhet të kontaktoni Migrant Help në lidhje me:
- Problemet me mirëmbajtjen – për të raportuar probleme në lidhje me strehimin e azilit. Ata do të flasin me ofruesin e strehimit në emrin tuaj për t’i adresuar këto probleme (shihni “Riparimet dhe mirëmbajtja” në faqen 24 më poshtë).
- Kërkesat për ndihmë – nëse mendoni se ekziston rreziku për shëndetin dhe mirëqenien tuaj ose të familjes tuaj. Kjo mund të bëhet për të raportuar dyshimet për neglizhencë ndaj fëmijës, dhunë në familje, ngacmim ose shfrytëzim seksual, sjellje antisociale, braktisje ose mungesë strehimi, ose dyshime për ekstremizëm ose radikalizëm.
- Migrant Help do t’ia kalojë kërkesën ose raportin Ofruesit tuaj, i cili më pas është përgjegjës për ndërmarrjen e çdo veprimi që e konsideron të nevojshëm për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien tuaj, përfshirë informimin e Zyrës së Brendshme dhe, kur është e nevojshme, Policinë.
- Ankesat – nëse dëshironi të bëni një ankesë në lidhje me shërbimet e ofruara nga Migrant Help, ofruesi juaj i strehimit, ofruesi i pagesave të mbështetjes së azilit ose Zyra e Brendshme, ju duhet të kontaktoni Migrant Help dhe të kërkoni të bëni një ankesë për hetim dhe përgjigje përpara se të ndërmerrni ndonjë veprim formal të mëtejshëm.
- Komente – për të përmirësuar vazhdimisht mbështetjen që është në dispozicionin tuaj gjatë gjithë ecurisë së kërkesës për azil. Mund t’i tregoni Migrant Help për përvojën tuaj me shërbimet e ofruara nga ata, ofruesi i strehimit, ofruesi i pagesave dhe mbështetjes për azil ose Zyra e Brendshme. Ata do t’ia kalojnë komentet tuaja organizatës së duhur.
Për ta bërë këtë, telefononi në numrin 0808 8010 503, vizitoni webchat në ose Ngrini një Problem.
Duhet t’ju sigurohet akses për përdorimin e telefonit në strehimin tuaj, përveç nëse banoni në një strehim me vetë-shërbim. Nëse e keni të vështirë ta gjeni një të tillë, pyesni një anëtar të personelit në strehimin tuaj. Ju gjithashtu mund të përdorni një kompjuter dhe internet pa pagesë në bibliotekën e zonës tuaj.
Problemi do të ngrihet drejtpërdrejt me Migrant Help ose ata do të sigurohen që ofruesi përkatës të merret me të. Këshilluesit e tyre do t’ju japin një afat kohor se sa shpejt mund të prisni që problemi të adresohet.
Megjithëse mund t’i drejtoheni personelit të strehimit për çdo pyetje që lidhet drejtpërdrejt me përvojën tuaj në strehim (p.sh. ushqimi, përdorimi i artikujve të tualetit dhe artikujve bazë, informacion rreth objekteve si lavanderia etj.), ju lutemi mos ngrini shqetësime që lidhen me mirëmbajtjen ose ndihmën financiare në këtë mënyrë. Në vend të kësaj, ju lutemi telefononi Migrant Help për t’i raportuar zyrtarisht këto probleme. Kjo bën të mundur që çështja juaj të regjistrohet dhe monitorohet zyrtarisht për një zgjidhje efektive.
Aspen dhe Problemet që lidhen me Pagesat
Nëse keni nevojë për ndihmë në lidhje me kartën tuaj Aspen, mund të kontaktoni ofruesin e mbështetjes së Shërbimeve Financiare të Parapaguara (PFS) me telefon në numrin 0800 246 1327. Pasi të bëhet lidhja, mbështetja mund të sigurohet me tre opsionet e mëposhtme:
- Zbulimi i PIN-it
- Verifikimi i bilancit
- E humbur dhe e vjedhur - bllokimi i kartës
Ky shërbim është i disponueshëm në 10 gjuhë, si dhe në Anglisht. Aktualisht janë në dispozicion gjuhët e mëposhtme: Anglisht, Shqip, Amharik, Arabisht, Kineze, Persiane, Kurde, Pashto, Punjabi, Tigrinya, Urdu.
Nëse keni ndonjë problem tjetër në lidhje me Kartën Aspen ose Pagesën për Azilin, ju duhet të kontaktoni Migrant Help i cili do ta ngrejë problemin me palën përkatëse në emrin tuaj.
Ankesa për ofruesit
Ankesat në lidhje me shërbimin e marrë nga ofruesi i strehimit, ofruesi i pagesave për mbështetjen ose Migrant Help duhet të bëhen nëpërmjet Migrant Help. Për ta bërë këtë, telefononi në numrin 0808 8010 503, vizitoni webchat në ose Ngrini një Problem Ofruesi juaj do të përpiqet ta zgjidhë dhe t’i përgjigjet ankesës tuaj brenda 5 ditë pune. Nëse nuk mund të zgjidhet nga ofruesi përkatës, ose në rast se nuk jeni të kënaqur me përgjigjen, Migrant Help do ta dërgojë ankesën tuaj tek Zyra e Brendshme.
Pasi ankesa kundër një ofruesi i është dërguar Zyrës së Brendshme, departamenti do të synojë të japë përgjigje brenda 20 ditë pune. Në rast se nuk jeni të kënaqur me përgjigjen tonë, ju mund ta përshkallëzoni ankesën tuaj tek Ekzaminuesi i Pavarur i Ankesave (IEC) brenda tre muajve nga data e përgjigjes me anë të: e-mailit iec@homeoffice.gov.uk ose shkruani në adresën PO BOX 6147, SHEFFIELD, S2 9JD. Megjithatë, ju lutemi vini re se megjithëse IEC mund të shqyrtojë se si është trajtuar ankesa juaj, ai nuk mund të trajtojë ankesat për shërbimet për të cilat nuk ka kërkesë kontraktuale.
Nëse vendosni ta përshkallëzoni ankesën tuaj tek IEC, ju duhet t’u jepni atyre një kopje të përgjigjes nga Zyra e Brendshme ndaj ankesës tuaj fillestare së bashku me çdo provë që keni dhënë.
Informacione të mëtejshme rreth Ekzaminuesit të Pavarur të Ankesave dhe udhëzimet për të bërë një ankesë tek IEC mund të gjenden në faqen e internetit të Gov.uk në adresën Make a complaint to the Independent Examiner of Complaints.
Nëse jeni ende të pakënaqur me përgjigjen e IEC-së ndaj ankesës tuaj, ankesa mund të ngrihet me Avokatin e Popullit Parlamentar dhe Avokatin e Popullit për Shërbimin Shëndetësor. Avokati i Popullit merr vendime përfundimtare për ankesat që nuk janë zgjidhur nga NHS, departamentet qeveritare dhe disa organizata të tjera publike. Shërbimi i tyre është pa pagesë për të gjithë. Ju lutemi vini re, për të bërë një ankesë tek Avokati i Popullit, ju duhet të kontaktoni Anëtarin e Parlamentit të zonës tuaj i cili mund ta referojë këtë në emrin tuaj. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni ose telefononi në numrin 0345 015 4033.
Ankesat në lidhje me mbështetjen tuaj
Pasi ankesa të dorëzohet tek Migrant Help në lidhje me Zyrën e Brendshme, ajo do të ndahet me ekipin përkatës për hetim dhe përgjigje brenda 20 ditë pune. Nëse jeni ende të pakënaqur me përgjigjen e departamentit, ju keni të drejtë t’ia referoni çështjen Ekipit Qendror të Ankesave (CCT) për rishikim. Këtu do të gjeni këshilla se si ta bëni këtë: Ankesa dhe procedurat - UK Visas and Immigration
Në çfarë mënyre tjetër mund të paraqes një ankesë ndaj Zyrës së Brendshme?
Ne i mirëpresim ankesat që na ndihmojnë të kuptojmë më mirë përvojën e përdoruesve të shërbimeve tona dhe t’i përmirësojmë ato shërbime. Ju lutemi, të jeni të sigurt se paraqitja e një ankese nëpërmjet Migrant Help nuk do të ndikojë negativisht në rezultatin e kërkesës që keni dorëzuar për mbështetje ose azil, dhe as nuk do të ndikojë në kohën që duhet për të marrë një vendim. Ju mund të paraqisni një ankesë direkt tek Zyra e Brendshme në rast se:
- Tashmë keni bërë një ankesë nëpërmjet Migrant Help, keni raportuar tek Migrant Help për pakënaqësinë tuaj për përgjigjen dhe ende nuk jeni të kënaqur me rezultatin, ose
- Keni një ankesë që mendoni se nuk është e përshtatshme për t’u zgjidhur nga Migrant Help.
Në rast se Zyra e Brendshme merr një ankesë e cila duhet t’i ishte drejtuar Migrant Help, ajo do t’i dërgohet Migrant Help. Për të bërë një ankesë tek Zyra e Brendshme ju lutem vizitoni:UKVI complaints procedure ose na shkruani në adresën:
Complaints Allocation
Customer Correspondence Hub
4th Floor 2 Ruskin Square
Dingwall Road
Croydon CR0 2WF
Seksioni 4 Informacioni dhe standardet për strehimin
Ofruesit tanë kanë disa lloje strehimi. Ju mund të qëndroni në:
Hotel
Ky lloj strehimi zakonisht përdoret nga përdorues individualë të shërbimit dhe familje, dhe ofrohet në bazë të strehimit me ushqim. Strehimi ofrohet në baza pa të drejtë zgjedhjeje dhe përdoruesit individualë të shërbimit mund të kenë nevojë të ndajnë një dhomë. Inkurajohet ndarja e dhomës me miqtë ose familjen në rast se ata janë të së njëjtës gjini. Do të bëhet çdo përpjekje për të siguruar që përdoruesit e shërbimit të flasin të njëjtën gjuhë si personi me të cilin po ndajnë një dhomë kur është e mundur. Aty ku ekzistojnë ambiente të përbashkëta, do të ketë qasje në tualete të ndara për secilën gjini.
Strehim Fillestar Bazë
Ky lloj strehimi zakonisht përdoret nga përdorues individualë të shërbimit dhe familje dhe ofrohet me ushqim (d.m.th. ofrohen 3 vakte në ditë). Ekzistojnë ambiente sanitare të ndara për secilën gjini dhe mund të ketë dhoma të përbashkëta që përputhen me rregullat e bashkëjetesës të Zyrës së Brendshme.
Të tjera (përfshirë mjedise të përbashkëta më të mëdha si Sallat e Banimit ose Ish-Bazat Ushtarake)
Mjedise në shkallë të gjerë – të tilla si Wethersfield - ofrojnë strehim të sigurt dhe funksional me shërbime gjithëpërfshirëse të kujdesit shëndetësor në vend për të zvogëluar presionin mbi shërbimet lokale të NHS, mjediset për ushqimin, Transportin për në qytetet e zonës, mbështetje për Mirëqenien dhe një prani të Sigurisë 24/7. Në këto vende do të strehohen vetëm azilkërkues meshkuj, beqarë dhe në moshë madhore të cilët nuk janë të ndaluar.
Rregullat dhe udhëzimet
Për t’ju ndihmuar të sistemoheni në strehimin në të cilin jeni duke qëndruar dhe për të reduktuar në minimum shqetësimet ndaj të tjerëve, ju duhet:
Të bëni:
- Të kini kujdes për shëndetin dhe sigurinë tuaj nga rreziqet dhe t’i trajtoni të gjitha pajisjet me kujdes.
- Të trajtoni me respekt të gjithë banorët dhe personelin e strehimit, pavarësisht nga seksi, gjinia, identiteti gjinor, raca, përkatësia etnike, gjuha, kombësia, feja, paaftësitë, orientimi seksual.
- Të silleni në mënyrë të sjellshme dhe të respektueshme ndaj banorëve të tjerë dhe personelit
- Të raportoni problemet që lidhen me riparimet ose mirëmbajtjen tek Migrant Help sapo t’i vini re ato.
- Nëse ndani dhomat e gjumit, dhomat e ndenjes ose zonat e përbashkëta, mbajini sendet tuaja personale në një vend të sigurt.
- Lëshoni ujin për të pastruar tualetin pas çdo përdorimi, por mos hidhni sende të tilla si peceta për fëmijë ose produkte sanitare.
- Pastroni mjediset e strehimit rregullisht ose, nëse ofrohen shërbime pastrimi, pastroni dyshemetë dhe sipërfaqet për ta bërë këtë detyrë më të lehtë.
- Hapini dritaret rregullisht për të parandaluar shfaqjen e mykut ose lagështirës.
- Sigurohuni që dyert të jenë të kyçura, dhe dritaret të jenë të mbyllura gjatë natës dhe ndërkohë që jeni jashtë.
Mos:
- Bëni shumë zhurmë, veçanërisht ndërmjet orës 23:00 dhe 08:00
- Pini duhan brenda strehimit.
- Gatuani në dhomë (për ata që janë në strehim me ushqim)
- Mbani kafshë shtëpiake ose kafshë në banesë.
- Lejoni vizitorët të qëndrojnë gjatë natës.
- Dëmtoni pronën.
- Merrni ushqim jashtë zonave që janë caktuar për ngrënie në dhomën tuaj (përveç rastit kur strehimi juaj thotë se kjo pranohet)
- Kryeni asnjë ndryshim ose riparim të pronës ose instalimeve elektrike.
- Çaktivizoni alarmet e tymit.
- Mbani ose përdorni ilaçe të paautorizuara në mjedise.
- Shqetësoni banorët e tjerë në mënyrë të qëllimshme.
- Përdorni sjellje ose gjuhë të papërshtatshme ndaj askujt.
- Hapni letrat e personave të tjerë
- Mbingarkoni prizat elektrike dhe sigurohuni që të gjitha pajisjet elektrike të jenë në gjendje të mirë.
- Gatuani në dhomat e gjumit
Shërbimet që mund të prisni të keni në strehim
Artikujt e mëposhtëm duhet t’ju sigurohen brenda strehimit fillestar.
Nëse diçka që është në këto lista nuk ju është dhënë, ose ndonjë artikull nga inventari mungon ose prishet, ju lutemi kontaktoni Migrant Help.
Mjediset e larjes
Një banjo brenda dhomës, ose të paktën mundësi për të përdorur 1 banjo sipas gjinisë për 5 përdorues individualë të shërbimit që përbëhet nga:
- Vaskë dhe/ose dush duke përfshirë një mbulesë të papërshkueshme nga uji nëse është e përshtatshme (p.sh., perde dushi)
- Lavaman
- Tualet
Tavolinë ngrënie
Në strehimet me ngrënie:
- Qasje të paktën për 3 vakte në ditë (vaktin e mëngjesit, drekës dhe darkës), me një zgjedhje të paktën një zgjedhje të nxehtë, një zgjedhje të ftohtë dhe një opsion vegjetarian në çdo vakt së bashku me një shërbim të pijeve
- Ju lutemi vini re se kur përgatitet ushqim për një numër të madh njerëzish, është e vështirë të kënaqen të gjitha shijet dhe preferencat. Nëse dëshironi të jepni komente për ofertën e ushqimit për të ndikuar në krijimin e menyve në vendin e strehimit tuaj, ju lutemi bëjeni këtë nëpërmjet Migrant Help ose informoni personelin që gjendet aty.
- Një shërbim ushqimi për foshnjat dhe fëmijët e vegjël me ushqime të përshtatshme, me ushqime ose vakte shtesë siç kërkohet për të përmbushur nevojat ushqyese të fëmijëve dhe për gratë shtatzëna.
- Opsionet që plotësojnë kërkesat e veçanta dietike, kulturore apo fetare dhe për ushqimet shtesë për përdoruesit e shërbimit për të cilët tre vakte ditore mund të jenë të pamjaftueshme. Ju lutemi vini re se është e nevojshme që të jepni prova nga një Mjek i Përgjithshëm ose një profesionist i kujdesit shëndetësor në të cilat përshkruhen me hollësi çdo kërkesë specifike mjekësore për ushqimin, në mënyrë që ofruesi juaj të mund t’i përshtasë ato në mënyrën e duhur.
- Kur nuk jeni të disponueshëm për shërbimin e planifikuar të drekës (p. sh., për shkak të një pune vullnetare, shkollës, takimeve mjekësore), ju lutemi informoni ofruesin tuaj sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që të bëhen organizimet alternative.
Në strehimet me vetë-shërbim ushqimi:
- Mundësi për të përdorur të paktën 1 kuzhinë për çdo 5 persona duke përfshirë mundësinë për të përdorur:
- Enë gatimi dhe enë kuzhine
- Frigorifer dhe ngrirës, sobë ose furrë dhe pllakë ngrohjeje
- Hapësirë për përgatitjen e ushqimit me banakë pune higjienikë
- Lavaman
- Produkte pastrimi
- Çdo problem që lidhet me çështjet për shëndetin dhe sigurinë duhet të ngrihet me Migrant Help që në rastin e parë në mënyrë që ofruesi juaj të njoftohet dhe të fillojë hetimin.
Dhomat e gjumit
Të gjitha strehimet fillestare:
- Shtretër të përshtatshëm për personat që strehohen (krevate teke ose dopio) dhe krevate për bebe dhe fëmijë të vegjël.
- 1 gardërobë ose formë tjetër për varjen e rrobave për dhomë ose 1 për person të vetëm kur dhoma ndahet nga persona madhorë që nuk kanë lidhje.
- 1 sirtar ose formë tjetër për mbajtjen e rrobave për dhomë ose 1 për person të vetëm kur dhoma ndahet nga persona madhorë që nuk kanë lidhje.
- Perde ose grila të instaluara në dritare.
Zonat e ndenjes dhe zonat e përbashkëta
Në strehimet me ngrënie:
- Mjedise të përshtatshme për ngrënie dhe ndenjëse të buta për të plotësuar kërkesat për numrin e përdoruesve të shërbimit që janë strehuar.
Në strehimet me vetë-shërbim ushqimi:
- Mundësia për të përdorur një tavolinë, 1 karrige ngrënie për person dhe 1 kolltuk për person.
Në të gjitha strehimet fillestare:
- Mundësi e arsyeshme për të përdorur tavolina dhe karrige të rehatshme për aktivitete rekreative
Mjediset
Në të gjitha strehimet fillestare:
- Mundësi e arsyeshme për të pasur ujë të pijshëm të freskët (ju lutemi vini re se uji i rubinetit është i sigurt për t’u pirë në MB dhe nuk ka nevojë që t’ju sigurohet ujë në shishe)
- Mundësi e arsyeshme për të përdorur mjediset e lavanderisë (p. sh., shërbimin e lavanderisë ose lavatriçe)
- Mundësia për të pasur një varëse për tharjen e rrobave (sipas kërkesës)
- Tavolinë për hekurosje dhe hekur për rrobat
- Pajisje për kujdesin e fëmijëve, nëse është e aplikueshme, duke përfshirë krevat për fëmijë dhe karrige të larta dhe pajisje sterilizimi për fëmijët nën moshën 1 vjeçe (si dhe pelena për fëmijë)
- Detektorë tymi dhe për monoksidin e karbonit:
- I gjithë strehimi duhet të ketë alarme për tymin në gjendje pune (në çdo kat që përdoret për banim) dhe një alarm për monoksidin e karbonit (në pronat me lëndë djegëse të ngurtë ose me gaz)
- Televizorët dhe përdorimi i Wi-Fi nuk janë kërkesa kontraktuale, prandaj nuk është e nevojshme të ofrohen, por ofruesi i strehimit duhet t’ju ofrojë disa mjete komunikimi, përveç nëse jeni në strehim me vetëshërbim. Këtu përfshihet përdorimi i telefonit celular ose i kompjuterit, ose karta SIM me internet. Pyesni në recepsion për më shumë informacion.
Ofruesi i strehimit gjithashtu është i detyruar t’ju sigurojë çarçafë të rinj personal kur hyni në banesë.
Peshqir Banje 2 (për person)
Peshqirë Fytyre 2 (për person)
Çarçafë 2 (për person)
Batanije dhe jorgan 2 / 1 (për person)
Peshqirë për Duart 2 (për person)
Peceta Duarsh (vetëm për Strehimin Fillestar me vetë-shërbim)
1 (për person)
Jastëkë dhe Këllëf Jastëku 2 prej secilit (për person)
Mbulesa Jorgani 2 (për person)
Artikuj shtesë
- Artikujt dhe sendet shtesë që merrni në strehimin tuaj, janë përgjegjësia juaj. Ofruesi i strehimit nuk do të pranojë asnjë përgjegjësi për këto artikuj.
- Nuk ju lejohet përdorimi i ngrohësve portativë dhe do ju kërkohet të hidhni çdo material ose objekt të rrezikshëm.
Disa artikuj të zakonshëm të cilët ofruesi i strehimit nuk është i detyruar që t’i sigurojë:
- Një telefon personal (megjithatë pajisje të përbashkëta për të telefonuar duhet të vihen në dispozicion për ju)
- Lidhje interneti me Broadband / Wi-Fi
- Televizor / TV
- Fshesë me korrent (megjithatë një fshesë dhe kacia duhet të vihen në dispozicion për ju)
Nëse ekzistojnë rrethana të jashtëzakonshme të cilat rezultojnë në kosto të konsiderueshme dhe që tejkalojnë nivelet standarde të mbështetjes, ju mund të keni të drejtë për pagesa shtesë. Për më shumë informacion, ju lutemi telefononi Migrant Help.
Shërbime komunale
Gazi, uji dhe energjia elektrike janë të siguruara për ju. Tregoni kujdes për mjedisin dhe mbani në kontroll përdorimin e këtyre shërbimeve. Oficeri i strehimit do t’ju udhëzojë se si t’i përdorni shërbimet utilitare, si për shembull si funksion ngrohja dhe ku ndodhet kutia e shpërndarjes elektrike. Ju nuk duhet të ndryshoni furnizuesin e shërbimeve tuaja.
Certifikata Shëndetësore (HC2)
Pasi të merrni ndihmë në bazë të Seksionit 95, ju keni të drejtë të merrni një certifikatë HC2 (ose për ata që marrin ndihmë në bazë të Seksionin 4, një certifikatë HC1). Ajo mund të përdoret për të siguruar akses në:
- Trajtim dentar nga NHS
- Paruke dhe mbajtëse prej cope nga NHS
- Kontrolle për sytë, syze dhe lente kontakti; ose
- Udhëtim për të marrë trajtim nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit (NHS) nëse jeni referuar nga një mjek (Mjeku i Përgjithshëm ose mjeku i spitalit), mjeku i syve ose dentisti.
Ajo duhet të lëshohet automatikisht kur ju jepet mbështetje në bazë të Seksionit 95 dhe më pas të rinovohet automatikisht çdo 6 muaj. Megjithatë, nëse nuk e merrni certifikatën HC2 brenda 3 javëve nga marrja e letrës suaj për dhënien e ndihmës, ju mund të kontaktoni drejtpërdrejt me NHS për këshilla të mëtejshme në numrin 0300 330 1343. Linjat janë të hapura nga e Hëna deri të Premten, nga ora 08:00 deri në orën 18:00 dhe të Shtunën, nga ora 09:00 deri në orën 15:00. Ky problem duhet të ngrihet edhe me Migrant Help.
Në rast se merrni mbështetje sipas Seksionit 4, ju duhet të plotësoni formularin HC1. Ai mund të merret nga farmacia e zonës ose nëpërmjet faqes së internetit / qendrës së kontaktit të NHS, ku mund të kërkoni ndihmë për plotësimin e formularit HC1. Aplikoni në internet në adresën nhsbsa.nhs.uk. Në rast se keni nevojë për trajtim ose mjekim urgjent, NHSBSA ju këshillon të shënoni me x kutinë e përjashtimit në pjesën e pasme të çdo recete dhe të telefononi linjën e ndihmës nëse farmacia ka refuzuar t’jua japë pa paraqitur prova.
Inspektimet e pronës
Strehimi Fillestar i Pavarur
Inspektimet e pronës kryhen vetëm në strehimin fillestar të pavarur (një banesë që përdoret vetëm nga ju dhe familja juaj) për t’u siguruar që banesa është e përshtatshme dhe e sigurt për ju. Ofruesi i strehimit duhet të inspektojë banesën të paktën një herë në muaj për të identifikuar dhe rregulluar ndonjë defekt.
Ju do të njoftoheni të paktën 5 ditë më parë për datën dhe orën e inspektimeve në mënyrë që të jeni të pranishëm në pronë. Ofruesi do ta inspektojnë pronën edhe në rastin kur ju nuk jeni aty.
Çfarë ndodh gjatë inspektimit?
Inspektori duhet të trokasë gjithmonë në derë dhe të presë që ju të përgjigjeni. Ata nuk duhet të hapin derën pa pritur. Ata nuk duhet të përdorin çelësin e tyre kur jeni në dhomë. Ata do të flasin me ju në lidhje me pronën dhe do të kontrollojnë për ndonjë defekt. Në rast se gjenden defekte, ato do të raportohen për riparim. Duhet të vihet në pah çdo defekt që nuk është i dukshëm për inspektorin.
As ofruesit, dhe as personeli i Zyrës së Brendshme nuk kanë të drejtë të kontrollojnë sendet tuaja personale. Megjithatë, në rast se ju largoheni nga prona dhe lini pas sende personale, ato do të paketohen nga ofruesi juaj dhe do të vendosen në ruajtje afatshkurtër deri në 28 ditë, dhe nëse nuk mblidhen gjatë kësaj kohe, ato do të asgjësohen.
Kush e kryen inspektimin?
Inspektimet e pronave do të kryhen të paktën çdo muaj nga ofruesi i strehimit. Një nga zyrtarët e Home Office [Zyrës së Brendshme] ose këshillit vendor mund të kryejë gjithashtu një inspektim për t’u siguruar se ofruesi i strehimit i përmbush standardet e kërkuara.
Po në rast se banoj në hotel / strehim IA?
Strehimi Fillestar ka disa forma, duke përfshirë strehim me ushqim, hotele dhe bujtina. Këto objekte inspektohen çdo 6 muaj nga Zyra e Brendshme.
Si mund të raportoj një defekt?
Defektet që gjenden në pronë duhet të raportohen te Migrant Help në mënyrë që ato të regjistrohen dhe rregullohen. Ofruesit e strehimit punojnë për të rregulluar defektet brenda afateve kohore të përcaktuara (shihni “Riparimet dhe mirëmbajtja”). Në rast se ju ka ndodhur një defekt, ju nuk duhet të prisni deri në inspektimin e planifikuar për ta raportuar atë.
Në rast se nevojitet punë thelbësore në një afat të shkurtër, ofruesi juaj do t’ju kontaktojë për t’ju treguar se kur do të vijë në pronë. Në rast se nuk keni mundësi të jeni në atë moment, ofruesi mund të përdorë çelësin e tij për të hyrë në pronë.
Vizitorët lejohen në Strehimin Fillestar, por ju lutemi informoni personelin e recepsionit për datën dhe orën e mbërritjes së vizitorëve në mënyrë që të mund t’ju sigurojnë atyre hyrje të shpejtë në mjedise. Ju lutemi vini re gjithashtu se vizitorët nuk lejohen të qëndrojnë në këto mjedise gjatë natës.
Riparimet dhe mirëmbajtja
Ofruesit e strehimit punojnë për të rregulluar çdo defekt brenda afateve kohore të përcaktuara në varësi të llojit të problemit. Tabela më poshtë shpjegon klasifikimet e ndryshme të defekteve, kohët e përgjigjes dhe disa shembuj të defekteve. Në rast se nuk jeni të sigurt për klasifikimin e mirëmbajtjes, ose nëse defekti i raportuar nuk rregullohet brenda periudhës së përcaktuar, ju duhet të kontaktoni Migrant Help.
Informacion shtesë për strehimin
Siguria nga Zjarri
Të gjitha strehimet e përdorura nga ofruesit tanë duhet të pajisen me një alarm tymi. Në rast se në banesë ka zjarr, tymi do të aktivizojë alarmin dhe alarmi do të lëshojë një zhurmë “bip” në mënyrë të vazhdueshme.
Me zbulimin e zjarrit, ju dhe familja juaj duhet:
- Të aktivizoni panelin e kontrollit të alarmit të zjarrit më të afërt
- Të largoheni menjëherë nga mjediset sipas udhëzimeve të përcaktuara nga mjediset dhe të shkoni në pikën e caktuar të takimit
- Të mos përpiqeni të shuani zjarrin
- Të mos ndaloni për të mbledhur sendet personale
- Të largoheni nga ndërtesa nga dalja më e afërt e sigurt
- Të telefononi Shërbimin Zjarrfikës dhe të Shpëtimit në numrin 999 dhe të njoftoni ofruesin tuaj të strehimit
Mos e hiqni baterinë, mbuloni apo ndërhyni tek alarmi i tymit pasi kjo mund të rrezikojë jetën tuaj. Ju lutemi informoni një anëtar të personelit sa më shpejt të jetë e mundur nëse ka ndonjë problem të njohur me alarmin e zjarrit. Gjithashtu, duhet të siguroheni që jeni të njohur me rrugët e evakuimit në pronën ku jetoni. Nëse nuk jeni të sigurt, drejtohuni te një anëtar i personelit të ofruesit.
Nëse banoni në Strehim Fillestar me vetë-shërbim, detektori i tymit do të testohet çdo muaj kur prona të inspektohet. Nëse alarmi fillon të bëjë “bip” me ndërprerje, kjo do të thotë se bateria duhet të zëvendësohet. Kontaktoni Migrant Help dhe kërkoni që bateria të zëvendësohet.
Pastrimi
Është e rëndësishme që ta mbani strehimin tuaj të pastër dhe të rregullt. Disa forma të strehimit fillestar (të tilla si hotelet dhe bujtinat) ofrojnë shërbime javore pastrimi të dhomave të gjumit dhe zonave komunale; megjithatë është përgjegjësia juaj të ruani pastërtinë e mjedisit që ju rrethon. Nëse strehimi nuk mbahet pastër, kjo mund të çojë në shfaqjen e parazitëve dhe të rrezikojë sigurinë e njerëzve. Ju jeni përgjegjës për ruajtjen e standardeve të pastërtisë brenda strehimit tuaj.
Nëse jetoni në një bujtinë ose strehim me vetë-shërbim, ofruesi i strehimit është përgjegjës për pastrimin e rregullt të zonave të përbashkëta, megjithëse edhe ju dhe banorët e tjerë duhet të kujdeseni për këto zona. Për të ndihmuar me këtë, do të sigurohet mundësia për përdorimin e materialeve dhe artikujve të konsumit që janë të përshtatshme për pastrimin e zonave të përbashkëta, duke përfshirë, por jo vetëm, zbardhuesin, pastruesin e dyshemesë, lëngun për larjen e enëve dhe pastruesin e banakut të punës.
Mbledhja e koshave (strehimi me vetë-shërbim)
Mbeturinat duhet të hidhen në koshin e duhur të mbeturinave të përgjithshme ose koshin e riciklimit. Këshilli vendor i zbraz ato rregullisht, prandaj sigurohuni që t’i nxirrni koshat për mbledhje në ditën e duhur.
Flakja e mbeturinave në rrugë apo zona të tjera publike është e paligjshme. Kjo njihet si flakja e mbeturinave. Nëse shpalleni fajtor për flakjen e mbeturinave, ju mund të gjobiteni ose burgoseni.
Udhëtimi
Të gjithë përdoruesit e shërbimit që marrin ndihmë në bazë të Seksionit 98 dhe Seksionit 4, kanë të drejtë të marrin ndihmë për organizimin e udhëtimit me transport, blerjen e biletave të transportit publik ose pagesa njëherëshe për të mbuluar kostot e udhëtimit në rrethana të caktuara. Këtu përfshihet udhëtimi për:
- në Zyrën e Regjistrimit të Lindjeve dhe vdekjeve për të regjistruar lindjen e një fëmije ose vdekjen e një të afërmi.
- takimin me mjekun, dentistin ose spitalin; dhe/ose
- takimin para lindjes ose pas lindjes.
Në përgjithësi, nëse merrni ndihmë në bazë të Seksionit 95, pritet që të mbuloni vetë shpenzimet e udhëtimit duke përdorur ndihmën financiare që ju është ofruar, prandaj nuk do t’ju ofrohet asnjë ndihmë shtesë.
Megjithatë, ju mund të zgjidhni të largoheni nga strehimi i azilit, sepse mund të jetoni me miqtë ose familjen. Nëse ju është dhënë ndihmë financiare vetëm për të mbuluar nevojat tuaja bazë, Zyra e Brendshme mund të mbulojë kostot e arsyeshme të transportit nga strehimi i azilit në adresën e re ku planifikoni të banoni. Duhet të përdorni formularin ASF2 ose procesin e Ndryshimit të Rrethanave të Migrant Help për të aplikuar për një ndihmë të tillë dhe duhet të paraqisni prova të shpenzimeve që lidhen me zhvendosjen në adresën tuaj të re, ku do të jetoni me miqtë ose familjen.
Këto fonde do t’ju ofrohen vetëm kur metoda e udhëtimit dhe kostoja konsiderohen të arsyeshme duke pasur parasysh rrethanat tuaja. Në përgjithësi, qëllimi është të organizohet udhëtimi duke përdorur opsionin më të lirë të transportit publik që është në dispozicion.
Posta
Posta juaj është personale. Konsiderohet vepër penale ndërhyrja në postën e një personi tjetër. Në rast se merrni një postë e cila i drejtohet dikujt që nuk jeton në pronë, ju lutemi t’ia kaloni atë oficerit të strehimit.
Pjesa më e madhe e korrespondencës nga Zyra e Brendshme do të dërgohet me postë, prandaj është e rëndësishme që të pyesni rregullisht personelin e recepsionit në hotel ose të kontrolloni rregullisht kutinë tuaj postare nëse jetoni në strehim të pavarur dhe të informoni Zyrën e Brendshme për çdo ndryshim të adresës.
Lëvizjet në strehim dhe kërkesat për zhvendosje
Juve mund t’ju kërkohet të zhvendoseni herë pas here. Për shembull, nëse zhvendoseni në strehim për shpërndarje, nëse pronari i strehimit dëshiron të rimarrë banesën tuaj, nëse ekzistojnë shqetësime në lidhje me pajtueshmërinë me kërkesat ligjore për shëndetin dhe sigurinë, ose të mundësohet strehimi i një përdoruesi shërbimi me nevoja të veçanta, ose kur në pronë janë të nevojshme punime të rëndësishme për mirëmbajtjen. Zyra e Brendshme dhe ofruesi juaj i strehimit do të sigurohen që nevojat tuaja të vazhdojnë të plotësohen kudo që të strehoheni, por strehimi nuk ofrohet në bazë të zgjedhjes, prandaj nuk është gjithmonë e mundur të garantohet se do të qëndroni në të njëjtën zonë. Në rast se duhet të lëvizni, do t’ju dërgohet një letër ku konfirmohen organizimet që janë bërë. Letra do t’ju dërgohet me email, nëse keni një të tillë, ose me postë. Si rregull i përgjithshëm, ofruesi i shërbimit do t’ju njoftojë 5 ditë përpara, kur është e mundur, por kjo nuk është gjithmonë e mundur kur lëvizja duhet të bëhet me një njoftim të shkurtër (për shembull, kur strehimi me shpërndarje lirohet ose kur ka një shqetësim në lidhje me shëndetin dhe sigurinë në strehimin ku qëndroni aktualisht).
Edhe pse nuk do t’ju jepet një adresë e saktë se ku do të lëvizni paraprakisht, ju do të njoftoheni për vendndodhjen (p.sh., qyteti ose komuna) dhe ofruesi do të organizojë transportin që t’ju çojë në strehimin tuaj. Bagazhi i lejuar është dy bagazhe për person, përveç lodrave dhe artikujve të tjerë për fëmijë, artikujve për kujdesin e foshnjave, pajisjeve mjekësore, karrocave për fëmijë dhe/ose karrocave dhe mjeteve ndihmëse për aftësinë e kufizuar, nëse ka.
Megjithatë, Zyra e Brendshme duhet të shqyrtojë kërkesat për strehim në një vendndodhje specifike. Udhëzime mbi caktimin e strehimit mund të gjenden këtu: Asylum accommodation requests: caseworker guidance. Nëse mendoni se strehimi juaj aktual ose i propozuar është i papërshtatshëm ose nuk i plotëson nevojat tuaja individuale, ju lutemi të paraqisni prova për Migrant Help, i cili do t’i ndajë ato me Zyrën e Brendshme për shqyrtim. Megjithatë, kur nuk ka kufizime për të cilat është rënë dakord, pritet që ju ta pranoni ofertën për strehim ashtu siç ju është bërë.
Seksioni 5 Paratë dhe pagesat e ndihmës
Nëse qëndroni në një strehim ku ofrohet ushqim, ju mund të merrni ende ndihmë financiare javore për të mbuluar shpenzimet bazë që nuk mbulohen nga ofruesi juaj i strehimit, si për shembull veshjet.
Nëse qëndroni në një strehim me vetë-shërbim dhe gatuani vetë ushqimet tuaja, mbështetja juaj financiare javore do të rritet për të mbuluar koston shtesë të ushqimit dhe artikujve të tualetit të cilat do të duhet t’i organizoni vetë.
Nëse vendosni të jetoni me miqtë ose familjen në vend që të qëndroni në akomodimin e Zyrës së Brendshme ndërsa prisni një vendim për kërkesën tuaj për azil, ju gjithashtu mund të keni të drejtë për mbështetje financiare javore për të mbuluar koston e nevojave thelbësore të jetesës. Kjo njihet si mbështetja për “kostot bazike shtesë për jetesën”. Më shumë informacion mbi këtë mund të gjenden: Asylum support.
Ju do të pajiseni me Kartën Aspen pasi t’ju jepet mbështetja në bazë të Seksionit 95, dhe kjo kartë do t’ju postohet në adresën tuaj. Në rast se nuk e merrni kartën pas marrjes së letrës suaj të Grantit sipas Seksionit 95, ju lutemi kontaktoni Migrant Help për t’i njoftuar ata, por jini të sigurtë që çdo ndihmë që ju takon do të kreditohet në kartë, pavarësisht nëse ajo është gati për t’u përdorur, pasi ta keni marrë kartën tuaj. Ju duhet të kontaktoni Migrant Help në rast se keni ndonjë shqetësim apo pyetje në lidhje me nivelin tuaj të ndihmës financiare, ose nëse e humbni kartën tuaj Aspen pasi të jetë lëshuar. Karta juaj Aspen përdor teknologjinë Chip-and-Pin dhe duket si në pamjen më poshtë.
Informacion në lidhje me kartën tuaj Aspen
Ajo nuk është një kartë krediti dhe nuk krijon një llogari bankare. Vetëm Zyra e Brendshme mund të hedhë para në kartën tuaj, prandaj ju nuk mund ta përdorni atë për të marrë pagesa nga të tjerët.
Zyra e Brendshme do t’ju njoftojë për shumën e ndihmës financiare që keni të drejtë të merrni, dhe kjo shumë do të hidhet në kartën tuaj çdo javë. Bilanci juaj do të kalojë nga java në javë. Ju mund të shpenzoni vetëm fondet që janë në dispozicion në kartë. Përpara se të blini diçka, ju duhet të siguroheni se keni fonde të mjaftueshme, përndryshe pagesa mund të refuzohet. Karta duhet të përdoret vetëm nga personi të cilit i është caktuar PIN-i. Është përgjegjësia juaj që të siguroheni që karta të ruhet e sigurt. Nëse familja juaj është duke marrë mbështetje, aplikanti kryesor (personi që ka aplikuar për mbështetje) do të mbajë kartën Aspen për familjen.
Zyra e Brenshme mund të rishikojë përdorimin e kartave për t’u mbrojtur nga mashtrimet dhe për të ndihmuar në mbrojtjen e përdoruesve të shërbimit tonë. Data e skadimit në kartë nuk do të thotë se ajo është data kur do të përfundojë ndihma. Në rast se jeni ende duke marrë mbështetje financiare kur karta skadon ajo do të rinovohet. Ju nuk mund të bëni pagesa pa kontakt, pagesa për telefonin ose internetin ose të përdorni kartën tuaj jashtë vendit. Ju mund të jeni i kufizuar për të përdorur kartën tuaj për të blerë mallra dhe shërbime të caktuara. Ju lutemi kontaktoni Migrant Help nëse keni nevojë për këshillim mbi pagesat shtesë nëse shkoni tek një ofrues i kujdesit shëndetësor.
Ju mund ta përdorni kartën tuaj Aspen për të:
- paguar për transaksionet me pakicë në shumicën e dyqaneve me logon Mastercard deri në vlerën e gjendjes së parave që është në dispozicionin tuaj.
- kontrolluar gjendjen e mbetur të parave tuaja në një ATM, e cila quhet gjithashtu makina e parave.
- tërhequr para nga një makinë parash, deri në vlerën prej 200 £, por kini kujdes pasi disa makina parash ju mbajnë komision për këtë.
- merrni para mbrapsht kur blini diçka në dyqanet që marrin pjesë në programin Mastercard.
Megjithatë, nëse jeni një azilkërkues të cilit i është refuzuar kërkesa dhe jeni duke marrë ndihmë në bazë të Seksionit 4, ju nuk mund të tërhiqni para nga një ATM ose të merrni para mbrapsht nga dyqanet.
Kontaktoni Migrant Help në numrin 0808 8010 503 sa më shpejt të jetë e mundur nëse:
- pagesa që prisni nuk është marrë, ose merrni një shumë të gabuar.
- karta juaj humbet, dëmtohet ose vidhet (për ta anuluar atë dhe për të marrë një kartë zëvendësuese)
Pagesa ekstra
Në rast se mendoni se keni të drejtë për ndonjë pagesë shtesë, kontaktoni Migrant Help në numrin 0808 8010 503. Informacioni më poshtë shpjegon disa nga rastet kur ju mund të kualifikoheni:
Shtatzënia
Në rast se jeni shtatzënë dhe merrni ndihmë në bazë të Seksionit 4, 95 ose 98 të Ligjit për Imigracionin dhe Azilin 1999, mund të keni të drejtë për një pagesë të njëhershme të lindjes për të ndihmuar në mbulimin e kostove të lindjes së foshnjës së re.
Ju duhet të bëni një kërkesë me shkrim për këtë grant ndërmjet 8 javëve para lindjes së foshnjës tuaj dhe 6 javë pas lindjes. Për të aplikuar përpara se foshnja juaj të lindë, ju duhet t’i siguroni Migrant Help një vërtetim mjekësor zyrtar për datën e pritshme të lindjes, si p.sh. certifikatën origjinale MATB1 ose prova të tjera mjekësore për shtatzëninë.
Ju gjithashtu mund të aplikoni nëse fëmija juaj ka lindur jashtë Mbretërisë së Bashkuar dhe fëmija juaj është më pak se 3 muajsh ose në raste të tjera të jashtëzakonshme. Ju duhet të siguroni prova të besueshme për moshën e fëmijës, të cilat zakonisht vërtetohen nga certifikata e plotë origjinale e lindjes së foshnjës.
Ju gjithashtu keni të drejtë të merrni pagesa shtesë javore gjatë shtatzënisë. Kjo njihet si Pagesa e Shtatzënisë, e cila jepet për të blerë ushqime të shëndetshme shtesë. Për Pagesat e Shtatzënisë mund të aplikohet me shkrim nëpërmjet Migrant Help në çdo kohë përpara se fëmija të lindë. Ju duhet të paraqisni dokumente mjekësore të cilat konfirmojnë shtatzëninë, si për shembull certifikata origjinale MATB1, një letër nga Mamia në Komunitet ose një letër nga Mjeku i Përgjithshëm.
Pasi fëmija të lindë, mund të aplikoni për një pagesë shtesë javore përveç pagesave tuaja të zakonshme deri në ditëlindjen e tyre të parë, si dhe për një pagesë javore të posaçme për çdo fëmijë tjetër të moshës 1 deri në 4 vjeç nëse jetoni në një strehim të shpërndarë ose me vetë-shërbim. Për t’u kualifikuar për këtë financim, ju duhet të siguroni origjinalin e certifikatës së plotë të lindjes dhe dëshminë mjekësore që konfirmon lindjen e fëmijës suaj, dhe këtë duhet ta bëni brenda 6 javësh nga lindja. Ju duhet të aplikoni nëpërmjet Migrant Help
Për më shumë informacion mbi pagesat shtesë për nënat dhe fëmijët e vegjël, ju lutemi vizitoni adresën Asylum support: What you’ll get.
Rrethana të jashtëzakonshme
Nëse ekzistojnë rrethana të jashtëzakonshme të cilat rezultojnë në kosto të konsiderueshme dhe që tejkalojnë nivelet standarde të mbështetjes, ju mund të keni të drejtë për pagesa shtesë (kjo njihet si pagesë në bazë të Seksionit 96. Për shembull, nëse duhet të udhëtoni në distanca të gjata për takime mjekësore (për këtë duhet të aplikohet përpara udhëtimit) ose nëse keni një gjendje shëndetësore që kërkon një dietë të veçantë. Ju lutemi kontaktoni Migrant Help dhe plotësoni formularin ASF2 - application for additional asylum support: form ASF2.
Nëse dëshironi të largoheni nga strehimi i Zyrës së Brendshme për të jetuar me miqtë ose familjen dhe keni aplikuar për ndihmë financiare në bazë të Seksionit 95, Zyra e Brendshme mund të mbulojë kostot e udhëtimit për në adresën tuaj të re, me kusht që këto kosto të jenë të arsyeshme dhe të përdorni transportin publik më të lirë (kur është e mundur). Ju lutemi kontaktoni Migrant Help dhe plotësoni një formular të Ndryshimit të Rrethanave (CoC) Change of Circumstances (CoC) form. Për të kërkuar një ndihmë të tillë, ju duhet të paraqisni prova për kostot që lidhen me udhëtimin drejt adresës suaj të re ku do të jetoni me miqtë ose familjen.
Seksioni 6 Lëvizja pas vendimit në lidhje me kërkesën për azil
Pasi të jetë marrë një vendim në lidhje me kërkesën tuaj për azil (përfshirë ankimet), normalisht ju nuk do të keni më të drejtë për mbështetje nga Zyra e Brendshme. Në këtë rast, ju do të njoftoheni se mbështetja juaj financiare do të ndërpritet dhe se duhet të largoheni nga strehimi (fillestar ose me shpërndarje).
Ajo që duhet të bëni më tej do të varet nga fakti nëse kërkesa juaj për azil ka qenë e suksesshme. Migrant Help do t’ju kontaktojë menjëherë pasi të keni marrë vendimin dhe do t’ju ofrojë këshillim për hapat e ardhshëm. Ju gjithashtu mund të kontaktoni Ekipin për të Pastrehët të Autoritetit Vendor për këshilla të mëtejshme.
Pasi të merrni vendimin që është marrë ndaj jush, ju keni të paktën 28 ditë kohë për të dalë nga strehimi nëse ju është dhënë Leja e Qëndrimit (LTR) dhe 21 ditë nëse keni marrë një vendim negativ. Para se të largoheni nga strehimi, ju lutemi sigurohuni që të gjitha sendet tuaja personale të jenë të paketuara, strehimi të jetë i pastër dhe i rregullt dhe të mos lini sende personale. Çdo send që mbetet pasi të largoheni do të ruhet për 28 ditë para se të hidhet.
Kërkesat e suksesshme
Në rast se ju jepet leje për të qëndruar në MB - statusi i refugjatit, leje diskrecionale ose mbrojtje humanitare, atëherë ju keni të drejtë të punoni, të kërkoni përfitimet bazë, dhe të kërkoni strehim privat (edhe pse mund të keni të drejtë për përfitimin e strehimit social) dhe të merrni mbështetje për ta bërë këtë në të njëjtën mënyrë si banorët e tjerë të Mbretërisë së Bashkuar. Ju do të merrni një Vizë Elektronike (E-Visa), të cilën mund ta përdorni për të treguar se kualifikoheni për këtë të drejtë.
E drejta juaj e ndihmës për azilin skadon 28 ditë pas datës që keni marrë letrën e dhënies së ndihmës. Ju do të merrni një letër për ndërprerjen e ndihmës për azil, në të cilën konfirmohet data e saktë se kur do të përfundojë mbështetja juaj për azil. Është e rëndësishme që të filloni të planifikoni hapat e ardhshëm sapo të merrni letrën tuaj, pasi mund të duhet pak kohë për ta marrë veten nga momenti i ndërprerjes së mbështetjes për azil. Zyra e Brendshme nuk do të jetë në gjendje ta zgjasë mbështetjen tuaj përtej datës së përfundimit të mbështetjes.
Ne u ofrojmë mbështetje të gjithë individëve për të ecur përpara nëpërmjet Migrant Help ose organizatës partnere me të. Migrant Help ofron këshilla që hartohen për t’ju ndihmuar të integroheni në Mbretërinë e Bashkuar.
Nëse nuk keni një dokument identiteti, Zyra e Brendshme do të krijojë një llogari UKVI për ju, kjo llogari UKVI do t’ju mundësojë të keni akses në vizën tuaj elektronike dhe të përdorni shërbimin “shiko dhe provo” për të ndarë informacion në lidhje me shërbimin e imigracionit, për shembull, me pronarët për të vërtetuar të drejtën tuaj për të marrë banesë me qira. Kjo llogari do të krijohet brenda 14 ditëve nga marrja e një vendimi pozitiv.
Ne do t’ju caktojmë një numër të ri reference, e cila njihet si Numri i Klientit UKVI, të cilin mund ta përdorni së bashku me datën tuaj të lindjes për t’u identifikuar dhe për t’u regjistruar në eVisa. Ju gjithashtu duhet të keni akses në emailin ose telefonin tuaj për të hyrë në llogari.
Përfaqësuesi juaj ligjor ose një person përgjegjës në moshë madhore mund ta marrë këtë njoftim në emrin tuaj, por kjo mund të zgjidhet duke përdorur procesin e rikuperimit të llogarisë në internet. Për ta bërë këtë, duhet të telefononi Qendrën e Zgjidhjes së Problemeve të UKVI-së ose të përdorni shërbimin Përditësoni të dhënat e llogarisë suaj në faqen e internetit të Vizave dhe Imigracionit të Mbretërisë së Bashkuar.
Nëse keni probleme me konfigurimin ose aksesin në eVisa, mund të merrni ndihmë nëpërmjet Migrant Help, Advice NI, Citizens Advice Scotland dhe Uells Refugee Council. Informacion i plotë mund të gjendet këtu në faqen e GOV.UK: eVisa: community support for vulnerable people.
Në letrën e ndërprerjes do të përfshihet data kur mbështetja juaj do të përfundojë, gjithashtu do të përfshihet një kopje e të dhënave të llogarisë tuaj UKVI.
Është e rëndësishme të filloni planifikimin e zhvendosjes suaj pasi të keni marrë vendimin për azilin, për të maksimizuar kohën që keni në dispozicion për të bërë përgatitjet për zhvendosje, pavarësisht se kur janë lëshuar të dhënat e llogarisë suaj UKVI ose letra e përfundimit. Do të keni mundësi të përdorni disa shërbime kryesore përpara se të merrni të dhënat e llogarisë suaj UKVI/eVisa, dhe në letrën e vendimit do të shpjegohen veprimet e rëndësishme që duhet të ndërmerrni pas marrjes së vendimit në lidhje me strehimin, aplikimet për Kreditin Universal dhe hapjen e një llogarie bankare.
Ju mund të përdorni Kartën e Regjistrimit të Aplikimit (ARC) së bashku me letrën e vendimit për azil për të filluar një aplikim për Kreditin Universal.
Zyrtarët e Ndërlidhjes së Lëvizjes së Azilit (AMLO) ofrojnë mbështetje në disa qendra strehimi të azilit. Nëse ka AMLO që punojnë në strehimin tuaj, mund t’ju ofrohet një takim.
- AMLO-të takohen me përdoruesit e shërbimit në hotele ose strehime të tjera dhe ndonjëherë ofrojnë mbështetje në mënyrë virtuale me telefon.
- AMLO-të i ndihmojnë njerëzit kanë marrë leje qëndrimi që së fundi të largohen nga strehimi i azilit dhe i referojnë ata te shërbime që do t’i ndihmojnë në fazën tjetër të jetës së tyre. Ata do të diskutojnë planet tuaja të zhvendosjes dhe do t’ju referojnë te shërbimet që mund t’ju ndihmojnë. Nëse ka probleme, siç janë dokumentet e humbura, zyrtarët e AMLO-s i përshkallëzojnë këto çështje për t’i zgjidhur shpejt ato.
- Ata sigurohen që të keni të gjitha dokumentet e nevojshme, siç është letra e vendimit për azil, të dhënat e profilit të vizës elektronike dhe letra e ndërprerjes. Zyrtarët e AMLO-s do t’ju ndihmojnë gjithashtu të përfitoni nga skema e përfitimeve në Mbretërinë e Bashkuar, siç është Krediti Universal.
- AMLO-të nuk ofrojnë këshilla për strehim dhe nuk ju sigurojnë strehim. Roli i tyre është të heqin pengesat që mund t’ju pengojnë të merrni mbështetje dhe t’ju referojnë tek shërbimet e duhura, jo t’ju ofrojnë drejtpërdrejt strehim.
- AMLO sigurohet që ju të keni dokumentet dhe udhëzimet që ju nevojiten për të vazhduar pa probleme.
Gjetja e një pune ose kërkimi i përfitimeve
Ju duhet të kërkoni punë dhe/ose të kërkoni përfitime. Jobcentre Plus është shërbim qeveritar i cili trajton këto çështje. Migrant Help mund t’ju mbështesë në lidhje me këtë dhe do t’ju kontaktojë për t’ju ndihmuar të caktoni takim e parë me Jobcentre Plus. Është e rëndësishme që ta bëni këtë sa më shpejt të jetë e mundur.
Gjetja e strehimit alternativ
Ju duhet ta gjeni vetë strehimin tuaj. Ai mund të jetë strehim me qira, strehim si pjesë e paketës së punës, bujtinë, banesë, ose shtëpi e përbashkët të cilën e paguani vetë. Përveç Migrant Help, departamenti i strehimit i këshillit tuaj vendor mund të ofrojë këshillim dhe ndihmë. Megjithatë, ju lutemi kini parasysh se ndoshta ju duhet ta gjeni vetë strehimin tuaj dhe mund të prisni që të strehoheni nga Autoriteti Vendor vetëm nëse keni nevoja të tjera, për shembull nëse jeni veçanërisht vulnerabël ose keni fëmijë.
Hapja e llogarisë bankare
Ju duhet të hapni një llogari bankare (nëse nuk e keni tashmë një të tillë) në mënyrë që të merrni çdo përfitim që ju paguhet dhe të paguani qiranë nëse është e nevojshme. Banka të ndryshme kërkojnë informacione të ndryshme për të hapur një llogari, por të gjitha duan të shohin prova të identitetit tuaj, siç është eVisa.
Kërkesa të pasuksesshme
Nëse nuk keni fëmijë në familjen tuaj, e drejta juaj për mbështetje për azil do të ndërpritet pas 21 ditësh. Ju do të merrni një letër ku tregohet data e saktë se kur duhet të largoheni nga strehimi juaj. Në të ju këshilloheni se si të aplikoni për mbështetje të mëtejshme në rast se jeni duke ndërmarrë hapa për t’u larguar nga Mbretëria e Bashkuar, por nuk besoni se mund të niseni brenda 21 ditëve. Kjo formë e mbështetjes njihet si “mbështetje në bazë të seksionit 4” dhe gjithashtu mund të jetë në dispozicion në disa rrethana të tjera, të cilat do t’ju shpjegohen në letrën që do të merrni. Ju gjithashtu mund të merrni këshilla nga Migrant Help në lidhje me Mbështetjen sipas Seksionit 4.
Nëse në familjen tuaj keni fëmijë nën moshën 18 vjeç në kohën kur kërkesa dhe çdo ankim që keni bërë ju është refuzuar, ndihma për azil nuk do të ndërpritet automatikisht.
Në rast se kërkesa juaj (përfshirë ankimet) është refuzuar, nga ju pritet që të ndërmerrni hapat e nevojshëm për t’u larguar nga Mbretëria e Bashkuar. Zyra e Brendshme ofron shërbimin e kthimit vullnetar, i cili mund t’ju ndihmojë të bëni organizimet e nevojshme. Për më shumë informacion në lidhje me këtë ju mund të vizitoni ose telefononi Shërbimin e Kthimit Vullnetar: 0300 004 0202.
Migrant Help do t’ju kontaktojë menjëherë pasi të merret një vendim për ju dhe do t’ju këshillojë mbi hapat e ardhshëm, përfshirë informacion dhe përfitimet që ofron Shërbimi për Kthimin Vullnetar.
Në rast se keni nevojë për më shumë informacion në lidhje me procesin e aplikimit për azil, shërbimet mbështetëse që janë në dispozicion ose informacion mbi të drejtat dhe përgjegjësitë ndërkohë që jeni në Mbretërinë e Bashkuar, ai mund të gjendet këtu: Information booklet for asylum applications.
Seksioni 7 Kontakte të dobishme
Kontakte për raste emergjente:
Shërbimet e Urgjencës (Shërbimi Zjarrfikës / Policia/Ambulanca): 999
Policia Raste Jo-Emergjente: 101
NHS Raste Jo-Emergjente: 111
National Grid Gas [Rrjeti Kombëtar i Gazit]:
Anglia, Skocia dhe Uellsi: 0800 111 999
Irlanda e Veriut: 0800 002 001
Migrant Help:
Webchat në adresën Migrant Help Web Chat
Ngrini një Problem nëpërmjet faqes së tyre të internetit
Linja e ndihmës pa pagesë në numrin 0808 8010503.
Home Office [Zyra e Brendshme]
Informacion në lidhje me kërkesën për azil dhe mbështetje për azil
Asylum Support Appeals
Ankimet kundër Mbështetjes për Azil
Gjeni një këshillues juridik:
Shërbimi për Kthimin Vullnetar:
Telefon: 0300 004 0202
Organizatat bamirëse:
Refugee Council Këshilli për Refugjatët
Asylum Support Appeals Project Projekti për Ankimin për Mbështetjen për Azil
Childline (Ofron këshillim dhe mbështetje konfidenciale pa pagesë për personat nën 18 vjeç)
Telefon pa pagesë: 0800 1111