Ngjarje

Deklaratë e përbashkët Ndër-Ministrore e Mbretërisë së Bashkuar në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, 9 dhjetor

Sekretari i Jashtëm William Hague, Kampioni ndërkombëtar i Mbretërisë së Bashkuar Kundër Korrupsionit Ken Clarke dhe Sekretarja e Zhvillimit Ndërkombëtar Justine Greening lëshuan ​​një deklaratë të përbashkët mbi rëndësinë e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit .

Kjo u botua nën 2010 to 2015 Conservative and Liberal Democrat coalition government
UN Anti Corruption logo

Ulja e korrupsionit dhe rritja e transparencës janë jetike për përmirësimin dhe prosperitetin e stabilitetit global. 2013 shënon edhe 10 vjetorin e miratimit të Konventës së Kombeve të Bashkuara Kundër Korrupsionit, një standard që kemi inkurajuar të shkelqejë në të gjithë komunitetin ndërkombëtar.

Sekretari i Jashtëm tha:

Ulja e korrupsionit dhe rritja e transparencës është në qendër të axhendës së kësaj qeverie. Nëpërmjet Presidencës tonë të G8 të këtij viti, Mbretëria e Bashkuar ka siguruar një marrëveshje historike për të promovuar transparencën e taksave, të trajtojë keqpërdorimin e pronësisë dhe marrëveshjeve ligjore nga kompanitë e mëdha, dhe të njoftoi plane për një regjistër në Mbretërinë e Bashkuar të pronarëve të vërtetë të kompanive.

Njoftimi i javës së shkuar nga Transparency International që Mbretëria e Bashkuar ishte përmirësuar në Perceptimet e Indeksit te Korrupsionit ishte një lajm i mirëpritur dhe pasqyron punën e qeverisë kundër korrupsionit si në këtë vend dhe jashtë tij.

Ken Clarke shtoi:

Unë jam krenar që Qeveria ka sjellë Aktin kundër Rryshfetit, një legjislacion pararojë në botë që përcakton një skemë moderne të veprave të korrupsionit në Mbretërinë e Bashkuar dhe jashtë saj, e cila tashmë ka dhënë edhe dënime.

Në cilësinë time si kampion i Antikorrupsionit të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar unë jam gati për të punuar pranë Qeverisë për të evidentuar përpjekjet e bëra nga ata që pastrojnë të ardhurat e korrupsionit nëpërmjet sistemit financiar të Mbretërisë së Bashkuar. Ne tashmë jemi duke ndjekur paratë e vjedhura në vendet e Pranverës Arabe .

Megjithatë, ka akoma për të bërë, në qoftë se duam të forcojmë qëndrimin në vendin tonë dhe të zvogëlojmë korrupsionin jashtë shtetit. Krijimi i Agjencisë Kombëtare kundër Krimit do të vazhdojë të ndihmojë në këtë punë të rëndësishme, siç është përcaktuar në Strategjinë e Krimeve të Rënda dhe të Organizuar që kemi botuar kohët e fundit. Ne duhet të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin ndërkombëtar në lidhje me Aktin tonë të fortë dhe të plotë kundër Rryshfetit.

Sekretarja për Zhvillim Ndërkombëtar Justine Greening shtoi:

Kur korrupsioni ndodh në vëndet në zhvillim, janë njerëzit më të varfër të cilët paguajnë faturën. Ai pengon investimet, përjashton qytetarët nga shërbimet dhe nga mbështetja që u duhet për të zhvilluar ekonominë e tyre dhe për ti dhënë fund varësisë nga ndihmat.

Të vulosim heqjen e korrupsionit, mashtrimit, pastrimit te parave dhe evazionit fiskal është një pjesë jetike e punës sonë. Ne po shqyrtojme shkaqet rrënjësore dhe do të mbështesim njësi Britanike policore të klasit botëror për të sjellë fajtorët para drejtësisë.

Publikuar 9 December 2013