Historia e lajmeve botërore

Stërvitje e përbashkët e ushtarake midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë

Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria gëzojnë një angazhim ushtarak në rritje dhe shumë pozitiv.

Kjo u botua nën 2010 to 2015 Conservative and Liberal Democrat coalition government
Joint exercise between UK and Albanian armed forces

Joint exercise between UK and Albanian armed forces

Të martën 17 qershor, Zëvendës Shef i Misionit britanik, Steve Hickling, dhe shefi shqiptar i Mbrojtjes, Gjeneral Major Gjunkshi vizituan stërvitjet e përbashkëta trajnuese të trupave Komando nga 42 marinsat mbretërore britanike dhe Batalionin e Forcave Speciale shqiptare. Ushtrimi është pjesë e stervitjes vjetore “Shqiponja e Zeze”, një stërvitje e përbashkët e forcave të armatosura te Britanisë së Madhe dhe atyre shqiptare.

Në një te nxehtë të madh, Steve Hickling përgëzoi marinsat e Mbretërisë së Bashkuar dhe Forcat Speciale Shqiptare për lidhjet e shkëlqyera mes Forcave të Armatosura shqiptare dhe ato britanike si një shembull praktik të bashkëpunimit dypalësh midis aleatëve të NATO-s. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm shqiptar e konsideroi këtë stërvitje të përbashkët me trupat britanike si të rëndësishme për trajnimin e Forcave Speciale Shqiptare, të cilat kanë ndërmarrë gjatë viteve të fundit misione të suksesshme në Afganistan.

Stërvitja u zhvillua gjatë disa javëve në bazën e Forcave Speciale shqiptare në veri të Tiranës, duke përdorur objekte të ndërtuara posaçërisht si dhe pistat për të simuluar operacionet në mjediset urbane. Marinsat britanike ishin gjithashtu në gjendje të përfitojnë nga trajnimi në peisazhin e thyer dhe të bukur të Shqipërisë, duke ofruar mundësi që po bëhen gjithnjë e më të rralla në zonat e trainimit shpesh të tejmbushura të NATO-s.

Stërvitja e përbashkët “Shqiponja e Zeze” ka përmirësuar ndërveprimin mes forcave shqiptare dhe forcave britanike, dhe ka ndihmuar në çimentimin e miqësise në rritje mes Forcave Speciale Shqiptare dhe Marinsave Britanike. Ushtarakët nga Britania e Madhe dhe Shqipëria komentuan mbi dobinë e stërvitjes në mundësimin e shërbimeve që ndajnë vlera dhe ide për të mirën e përbashkët të të dy palëve. Me shumë mundësi, “Shqiponja e Zeze”do të bëhet një stërvitje e përvitshme.

Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria gëzojnë një angazhim ushtarak në rritje dhe shumë pozitiv, duke përfshirë nismat e shumta dypalëshe të trajnimit, ushtrime vjetore në shkallë të madhe detare dhe te mjeteve amfibe, dhe vizitave të nivelit të lartë ushtarak. Forcat e Mbretërisë së Bashkuar po përfitojnë nga përdorimi i territoreve të shkëlqyera të trajnimit me kolegët e tyre shqiptarë. Forcat e Mbretërisë së Bashkuar janë duke shqyrtuar mundësitë e ardhshme për tu trajnuar së bashku me homologët shqiptarë per një varg aftësish.

Publikuar 25 June 2013