Fjalim

Ditëlindja e Mbretëreshës 2016 në Tiranë

Fjala e Ambasadorit gjatë festimeve me rastin e ditëlindjes së Mbretëreshës

Queen's Birthday Party 2016 in Tirana

Ju falenderoj që e pranuat ftesën time për të festuar ditëlindjen zyrtare të Madhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabetë. Madhëria e Saj është nëntëdhjetë vjeç dhe ka mbretëruar në Mbretërinë e Bashkuar që prej vitit 1952. Monarkia ka qenë qendra e besnikërisë së popullit britanik, si edhe një faktor bashkimi në kohë ndryshimesh të shpeshta sociale dhe ndarjesh politike. Është një institucion i një rëndësie dhe relevance të vazhdueshme. Shërbimi jetëgjatë i Madhërisë së Saj ndaj popullit britanik është një burim admirimi dhe krenarie për të gjithë ne.

Queen's Birthday Party 2016 in Tirana

Queen's Birthday Party 2016 in Tirana

Gjatë vitit të fundit, marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar ka vazhduar të zgjerohet e thellohet. Marrëdhëniet tona diplomatike dhe strategjike mbeten të lidhura ngushtësisht në kuadër të aleancës së NATO-s. Kjo na lejon të përballemi me vetëbesim me sfidat që paraqesin forcat negative në periferi të hapësirës së NATO-s si edhe me rrezikun që vjen nga ekstremizmi i dhunshëm.

Marrëdhënia ushtarake mes dy vendeve tona vazhdon të zgjerohet. Ne kemi kadetë shqiptarë që performojnë me sukses në gjitha institucionet tona kryesore trajnuese. Stërvitjet e përbashkëta ushtarake në Shqipëri rriten si në shkallë ashtu edhe në kompleksitet, në përfitim të forcave të armatosura të të dy vendeve.

Queen's Birthday Party 2016 in Tirana

Queen's Birthday Party 2016 in Tirana

Bashkëpunimi mes agjencive ligjzbatuese shqiptare dhe britanike mbetet i shkëlqyer në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të narkotikëve dhe emigrimit të paligjshëm. Nga ky bashkëpunim i sukseshëm janë shkatërruar rrjete të shumta kriminale nëpër të gjithë Evropën duke mundësuar kështu arrestimin e qindra kriminelëve të rrezikshëm. Ne shpresojmë se finalizimi i reformës në drejtësi do të mundësojë që ky bashkëpunim të zhvillohet më tej. Ne kemi hapur gjithashtu fusha të reja bashkëpunimi me reformën në burgje.

Ekipi ynë i British Council është tejet i angazhuar në mbështetje të Ministrisë së Arsimit në programin e saj ambicioz të reformës në arsimin e lartë, e cila besojmë se është një nga sukseset e padiskutueshme të qeverisë aktuale.

Queen's Birthday Party 2016 in Tirana

Queen's Birthday Party 2016 in Tirana

Kompanitë kryesore britanike në Shqipëri, zënë një vend të rëndësishëm në tregun shqiptar. Ato përfaqësojnë një model modern praktikash biznesi dhe përgjegjshmërie sociale.

Marrëdhënia mes dy vendeve tona është zhvilluar shpejt dhe ka potencial për t’u zhvilluar edhe më shumë gjatë viteve në vazhdim. Jam i bindur se pasuesi im do ta çojë përpara këtë marrëdhënie drejt sukseseve të mëtejshme.

Kjo është hera e pestë dhe e fundit që kam nderin të drejtoj këtë event. Mbas tre javësh do të nisem drejt një detyre të re diplomatike. Ka qenë një privilegj i madh për mua ti shërbej Mbretërisë së Bashkuar në vendin tuaj të bukur dhe magjepsës. Jam i sigurt se do të vazhdoj të ndjek politikën tuaj emocionuese dhe komplekse gjatë viteve në vijim.

Queen's Birthday Party 2016 in Tirana

Queen's Birthday Party 2016 in Tirana

Ndërkombëtarët këtu jetojnë jetë të mbrojtura dhe të rehatshme. Por ne nuk duhet të harrojmë se për shumë shqiptarë jeta është e vështirë, ata përballen me vështirësitë ekonomike, korrupsionin, krimin dhe padrejtësisë. Kjo duhet të na inkurajojë që të punojmë më shumë, për të siguruar që bashkëpunimi ynë dhe ndërhyrjet tona në jetën politike dhe ekonomike shqiptare janë me përfitim të vërtetë për popullin shqiptar.

Unë do të doja të falënderoj të gjithë ju të cilët keni ndihmuar Ambasadën dhe mua personalisht gjatë katër viteve të fundit. Miqtë shqiptarë dhe kolegët e mi diplomatë kanë qenë bujarë në ndarjen e përvojës dhe pikëpamjeve të tyre gjatë diskutimeve të sinqerta. Kam mësuar shumë prej jush, jo vetëm mbi Shqipërinë, por edhe për anët e forta dhe të dobëta të sistemit britanik. Pra, ka qenë një shkëmbim i vërtetë i ideve dhe mendimeve. Kemi punuar së bashku në projekte të rëndësishme për interesat shqiptare dhe britanike, të Europës dhe të aleancës së NATO-s. Kjo ka qenë periudha më e vlefshme dhe përmbushëse e karrierës sime diplomatike. Ju uroj të gjithëve suksese në të ardhmen.

Do të doja të falenderoj sponsorët që e mbështetën këtë event aq bujarisht. Gjithashtu do të doja të falënderoja stafin e kësaj Ambasade të cilët kanë punuar dhe arritur shumë, me të cilët ishte një kënaqësi të punoje. Në fund unë do të doja të falënderoj zëvendësim tim Steve Hickling për besnikërinë dhe mbështetjen e tij, dhe natyrisht gruan time Alice, pa të cilin nuk mund të kisha arritur kaq shumë në karrierën time.

Kam kënaqësinë t’Ju kërkoj të bashkoheni me mua në një dolli për Mbretëreshën.

Publikuar 27 June 2016