Fjalim

Partneritet për Qeveri Të hapur

Fjala e Ambasadorit Britanik Nicholas Cannon në konferencëm mbi Partneritetin për Qeveri Të hapur, organizuar në Tiranë

Kjo u botua nën 2010 to 2015 Conservative and Liberal Democrat coalition government
Partneritet për Qeveri Të hapur

Faleminderit për mundësinë për të thëne disa fjalë në këtë konferencë mbi Partneritetin për Qeveri Të hapur, organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim. Partneriteti për Qeveri Të hapur është një iniciativë ndaj të cilës Qeveria Britanike, dhe në veçanti Kryeministri ynë Zoti David Cameron, është i angazhuar fort. Natyrisht asnjë qeveri nuk mund të jetë totalisht e hapur dhe transparente në operacionet e saj. Kjo për shkak se duhen marrë parasysh cështje të sigurisë kombëtare, sigurisë publike, dhe stabilitetit të tregjeve financiare. Eshtë edhe cështja e privacisë së individit në mardhëniet e tyre me qeverinë. Duhet të ketë një fushë konfidenciale në të cilën qeveria mund të konsiderojë cfarë politikash të ndërmarrë dhe ku zyrtarët të mund të ofrojnë këshilla pa u bërë publikë.

Open Government Partnership conference

Open Government Partnership conference

Megjithatë, mbi këtë bazë tepër të ngushtë shumë qeveri, përfshirë edhe atë të Mbretërisë së Bashkuar në kohë më të hershme, kanë ndërtuar një aparat shumë të madh me informacion nën kontroll. Informacioni është parë si një pronë e Shtetit dhe institucioneve, sesa si një pronë e gjthë qytetarëve. Institucione qeveritare marrin vendime me dyer të mbyllura, që prekin si individët ashtu edhe publikun e gjërë. Statistikat manipulohen për avantazhe politike. Qytetaret e kanë te pamundur të gjejnë informacion të rëndësishëm për shkollat, spitalet dhe ministritë të cilat mbahen me taksat e tyre. Pronarët e vërtetë të kompanive të ndryshme fshehen prapa rrjetesh kompanish të tjera.

Asnje qeveri nuk është totalisht e imunizuar nga praktika te tilla. Këto praktika janë negative për bërjen e politikave qeveritare dhe negative për shoqërinë. Ato prodhojnë mbulesën prapa të cilës mund të fshehen të korruptuarit apo të paaftët. Ato inkurajojnë pakënaqësi tek qytetarët taksapagues ndaj politikanëve, zyrtarëve qeveritare dhe bisnesmenëve. Ato ngrejnë pengesa midis individëve dhe të votuarve, duke minuar kështu respektin për vlerat demokratike. Por objektivi I transparencës më të zgjeruar nuk është vetëm urgjencë morale. Ajo e bën qeverinë dhe shoqërinë më eficente. Një qeveri që publikon detaje të llogarive dhe politikave të saj në fakt është duke rekrutuar nje grup amator auditesh pa pagese, pra publiku, për të shqyrtuar punën e saj për të nxitur rritjen e ndershmërisë dhe eficensës. Një qeveri që është në dijeni se kush është pronari i cilës tokë dhe cilat janë kompanitë që mbledhin më mirë taksat në mënyrë të drejtë dhe me rezultat.

Bindja mbi rëndësinë e transparencës dhe nxitja për një qeveri maksimalisht të hapur qëndron pas Partneritetit për Qeveri Të hapur, për të cilin të dyja qeveritë, Britanike dhe Shqiptare kanë marrë angazhim. Partneriteti për Qeveri Të hapur prodhon një forum publik për qeveritë për të marrë angazhime specifike sipas rrethanave të vendit të vet. Në samitin e kalur për këtë Partneritet në Londer në 31 Tetor, ndjekur edhe nga Ministrja shqiptare për Inovacion dhe Administrate Publike Zj Milena Harito, të dyja qeveritë Britanike dhe Shqiptare ndërmorën disa angazhime mjaft sfiduese.

Qeveria Britanike mori angazhim që të ndërtojë disa mekanizma që do të zbulojnë pronarët e vërtete të kompanive britanike. Meqënëse ka mbi dy milione kompani në regjistrin britanik, dhe meqënëse fshehja e pronarve të vërtetë është një art i vërtetë i avokatëve, kjo do të jetë një detyrë shumë e madhe. Ndërsa për Shqipërinë qeveria e re ka marrë angazhim, po citoj “Përmirësimin e rekrutimit në administratën publike nëpërmjet një procesi më transparent, më eficent dhe bazuar në meritë. Përsëri kjo ka qënë një fushë që Shqipëria nuk e ka gjetur të lehtë në të kaluarën.

Partneriteti për Qeveri Të hapur është një mjet i rëndësishëm për axhendën e transparencës në mënyra të ndryshme. Ajo inkurajon angazhime qeveritare publike të verifikueshme përpara një audience ndërkombëtare. Ajo ndihmon qeveritë të ndajnë praktikat më të mira mbi transparencën, në vecanti duke perdorur teknologjite e reja. Dhe ajo që ka lidhje direkte me këtë konference sot, është se ajo inkurajon lidhje midis qeverive dhe shoqërisë civile për të punuar së bashku për të bërë qeverinë më transparent, por edhe për të gjetur mekanizma për ta përdorur këtë transparencë në shërbim të interest publik. Pra kjo konferencë është vecanërisht me vlerë dhe unë ju uroj suksese.

Publikuar 9 December 2013