Fjalim

Duke festuar ditëlindjen e Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabet, në Tiranë

Fjala e ambasadorit britanik Nicholas Cannon në nder të ditëlindjes së Madhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabet

Kjo u botua nën 2010 to 2015 Conservative and Liberal Democrat coalition government
British Ambassador with spouse and the President of the Republic of Albania with spouse

Ju falenderoj që pranuat ftesën për të festuar së bashku ditlindjen e Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth. Këtë vit Madhëria e Saj mbush tetëdhjetë e shtatë vjec dhe e ka vënë veten në shërbim të popullit britanik për një kohë më të gjatë sesa mosha ime. Madhëria e Saj është edhe Kryetare e Shtetit për pesëmbëdhjetë vende të tjera përvec Mbretërisë së Bashkuar, është edhe Kryetare e Commonwealth-it prej pesëdhjetë e katër shtete antarë, dhe Guvernatorë Supreme e Kishës së Anglisë. Ajo i ka ndërmarrë këto përgjegjesi të mëdha në kohë të mira e në kohë të keqija, e frymëzuar nga idealet e patriotizmit, shërbimit ndaj njerëzve dhe përkushtimit ndaj detyrës.

Ditëlindja e Madhërise së Saj normalisht festohet në mes të Qershorit. Për shkak të zhvillimeve aktuale në Shqipëri, ne morëm miratimin nga Pallati Mbretëror për ta festuar tre javë më përpara. Kjo na bëri të mundur të siguronim një mot tipik anglez për të na kujtuar të gjithëve Londrën.

Celebrating the birthday of Her Majesty Queen Elizabeth in Tirana

Celebrating the birthday of Her Majesty Queen Elizabeth in Tirana

Që nga rënia e komunizmit, Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar gëzojne mardhënie bashkëpunuese dhe miqesore. Këto janë forcuar edhe më shumë nga antarësimi i Shqipërisë në NATO, dhe nga pjesmarrja e forcave ushtarake te dy vendeve tona në operacione kundër terrorizmit dhe ekstremizmit. Gjatë vitit të kaluar, mardhëniet ushtarake bilaterale jane bërë edhe më të forta, nga një seri stërvitjesh bilaterale tokësore dhe detare. Stërvitja “Luani Shqiptar” në Nëntorin e kaluar, e cila u vizitua nga vetë Presidenti, ishte stërvitja më e madhe detare Britanike në Adriatik në 20 vitet e fundit.

Vitin e fundit ne kemi punuar shumë për të përmirësuar bashkëpunimin në fushen e drejtësise, me projekte praktike me Ministrine e Drejtësisë, Gjykatën e Lartë, Shkollen e Magjistraturës, Dhomen e Avokatise, Drejtorinë e Burgjeve dhe Shërbimin e Provës. Operacionet e përbashkëta midis shërbimeve britanike të zbatimit të ligjit dhe Policisë Shqiptare, Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm dhe organizatave të tjera të sigurisë, kanë bërë të mundur që neve të arrestojmë një numër kriminelësh në Britani dhe Shqipëri, në luftë kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës. Forcimi i mëtejshëm i shtetit ligjor në Shqipëri, jo vetëm do të mbrojë sigurinë e publikut në Shqipëri dhe jashtë, por do të rritë besimin tek ekonomia dhe do të shpejtojë udhëtimin e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Celebrating the birthday of Her Majesty Queen Elizabeth in Tirana

Celebrating the birthday of Her Majesty Queen Elizabeth in Tirana

Në fushën diplomatike, politika jonë e jashtme mbetet e vendosur ngushtë mbi vlerat e përbashkëta të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe ekonomisë së lirë. Ne bashkëpunojmë efektivisht në organizma ndërkombetarë si Kombet e Bashkuara, OSBE dhe Këshilli i Europës me objektivin për të promovuar paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjërë. Ndërsa komuniteti i biznesit britanik në Shqipëri është më i vogël nga sa dëshirojmë, ne po shohim një interes britanik në rritje për tregun shqiptar, të frymëzuar nga suksesi i investitorit tonë kryesor, Vodafone. Në fushën kulturore, ne organizuam një ekspozite arti “Made in Britain” tek Galeria e Arteve, dhe ekipi i Keshillit Britanik vazhdon të punojë shumë me Ministrinë e Arsimit dhe universitetet në mbështetje të mesimit të anglishtes dhe testimit të saj.

Pavarsisht nga problemet ekonomike të Europës dhe debatit të brëndshëm në Britani mbi mardhëniet tona me institucionet e Bashkimit Europian, qeveria Britanike mbetet e angazhuar ndaj zgjerimit të BE-se me vendet e Ballkanit Perëndimor. Fushata e zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri zyrtarisht fillon nesër, por përshtypja ime është se ajo ka filluar që kur unë mbërrita në këtë vend vitin e kaluar. Zgjedhjet pa dyshim do të jenë një garë interesante e cila do të ndiqet nga afër nga diplomatët, media dhe elektorati. Por ato do të jenë edhe një mundësi për të treguar vlerat demokratike të vendit dhe për ta cuar Shqipërinë përpara në fazën tjetër të procesit të integrimit në BE. Qeveria Britanike do të kontribojë pozitivisht në këtë proces.

Publikuar 23 May 2013