Mbështetja për shëndetin fizik dhe mendor për azilkërkuesit (accessible)
Përditësuar 16 Prill 2026
Kujt i drejtohet?
Ky dokument i drejtohet azilkërkuesve, të cilët kanë shqetësime në lidhje me shëndetin e tyre fizik ose mendor.
Çfarë kujdesi shëndetësor mund të përfitoj?
“National Health Service” (Shërbimi Shëndetësor Kombëtar, NHS) është shërbimi i kujdesit shëndetësor i financuar nga shteti, të cilin e përfiton kushdo që jeton në Mbretërinë e Bashkuar, pa qenë të detyruar të paguajnë koston e plotë të shërbimit. Ju gëzoni të drejtën të shkoni te një mjek i përgjithshëm (GP) dhe të merrni kujdes spitalor falas të ofruar nga NHS. Gjithashtu, ju mund të përfitoni edhe mjekim falas ose me kosto të ulët. Informacion i mëtejshëm disponohet në faqen: NHS entitlements: Të drejtat për shërbime të NHS: Udhëzime shëndetësore për imigrantët - GOV.UK.
A ndikon mbështetja për kujdes shëndetësor në kërkesën time për azil?
Kërkesa juaj nuk do të ndikohet negativisht nga asnjë sëmundje apo trajtim shëndetësor që merrni.
Roli i “Home Office” (Ministria e Brendshme)
“Home Office” ofron mbështetje për azilkërkuesit sa i takon çështjeve që lidhen me procedurat e azilit. Problemet shëndetësore që i parashtroni pranë “Home Office” mund të merren në konsideratë gjatë përpunimit të kërkesave për azil dhe gjatë vlerësimit të nevojave për akomodim. “Home Office” nuk ofron mbështetje për shëndetin fizik ose mendor.
Roli i organizatës “Migrant Help”
“Migrant Help” ofron mbështetje për çështjet që lidhen me akomodimin dhe ndihmën financiare -
Asylum advice and guidance - Migrant Help (migranthelpuk.org) (hapur 24/7/365): 0808 8010 503.
Shërbime shtesë
Më poshtë gjendet një listë me shërbime të tjera, që ofrohen nga organizatat joqeveritare, të cilat ofrojnë informacion dhe mbështetje për azilkërkuesit. Ju mund të kërkoni një interpret për t’ju ndihmuar që të aksesoni shërbimet. Kontaktoni organizatat e mëposhtme për informacione të mëtejshme.
The Refugee Council (Këshilli i Refugjatëve)
Refugee Council merret me personat azilkërkues në Mbretërinë e Bashkuar. “Refugee Council” https://www.refugeecouncil.org.uk/ ofron këshillim, si dhe mbështetje terapeutike dhe praktike për t’i ndihmuar personat me transferimin. Stafi i tij është i specializuar në punën me fëmijët që mbërrijnë të pashoqëruar në Mbretërinë e Bashkuar. Nëse jeni nën 18 vjeç, telefononi linjën për fëmijët e pashoqëruar në numrin 0808 175 3499 (E hënë – E premte, ora 08:30-17:30).
Telefononi falas linjën telefonike informuese në numrin 0808 196 7272 (E hënë – E enjte, ora 09:30-12:30.)
“My View” – Shërbimi për fëmijët
Shërbimi i terapisë për fëmijët i “My View” ofron një vend të sigurt dhe të mbrojtur për të vegjlit, që ata të marrin mbështetje për mirëqenien përmes bisedave, punëve krijuese individuale ose mbështetjes terapeutike në grup. Shërbimi ofrohen në disa zona të vendit. Vizitoni faqen tonë të internetit për informacione të mëtejshme: https://www.refugeecouncil.org.uk/get-support/services/my-view-childrens-therapy/
Barnardo’s
Barnardo’s mbështet fëmijët, të rinjtë dhe familjet, përfshirë ata që kërkojnë strehim në Mbretërinë e Bashkuar. Shërbimet e tyre përfshijnë:
- Ubuntu Project (Projekti Ubuntu) (Hertfordshire, Skoci, Irlanda e Veriut): Ndërton kapacitete komunitare duke lidhur organizatat që mbështesin fëmijët, të rinjtë dhe familjet e sapoardhura.
- Independent Child Trafficking Guardianship Service (Shërbimi i Pavarur i Kujdestarisë për Trafikimin e Fëmijëve) (ICTG) (zona të zgjedhura në Angli dhe në të gjithë Uellsin): Ofron mbështetje të specializuar për fëmijët që janë viktima të skllavërisë moderne ose trafikimit, përfshirë fëmijët azilkërkues.
- Welcome Service (Shërbimi i Mirëseardhjes) (Skoci): Ofron mbështetje familjare për familjet azilkërkuese.
- Refugee Support Service (Shërbimi i Mbështetjes së Refugjatëve) (Irlanda e Veriut): Lidh familjet refugjate dhe azilkërkuese me shërbimet lokale.
- Independent Guardian Service (Shërbimi i Pavarur i Kujdestarisë) (IGS) (Irlanda e Veriut): Mbështet fëmijët e pashoqëruar azilkërkues.
- Supported Accommodation Service (Shërbimi i Akomodimit të Mbështetur) (Irlanda e Veriut): Ofron akomodim dhe mbështetje të përshtatur për fëmijët dhe të rinjtë e pashoqëruar të moshës 16-21 vjeç.
British Red Cross (Kryqi i Kuq Britanik)
British Red Cross ofron ndihmë në rastet emergjente, mbështetje të individualizuar të drejtpërdrejtë, mbështetje sociale dhe asistencë për ribashkimin e familjeve. “British Red Cross” nuk mundëson konsulencë në lidhje me imigracionin. “British Red Cross” ofron shërbime në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Për informacione të mëtejshme kontaktoni zyrën tuaj lokale: https://www.redcross.org.uk/get-help/get-help-as a-refugee/contact-your-local-refugee-service
“Every Mind Matters” - Vetmia
NHS ofron këshilla dhe sugjerime praktike për të zvogëluar ndjesinë e vetmisë dhe ju jep të dhënat e kontaktit për organizatat mbështetëse. Faqja e internetit: https://www.nhs.uk/every-mind-matters/lifes-challenges/loneliness
Shërbime të tjera
Linjat e ndihmës për rastet e abuzimit në familje
Angli
Linja kombëtare falas për refugjatët, e cila ofron ndihmë për rastet e abuzimit në familje - e disponueshme 24 orë; 0808 2000 247. Shërbimi i bisedave të drejtpërdrejta, E hënë - E premte, ora 15:00 - 22:00.
Uells
Linja e ndihmës “Live Fear Free” (Jeto pa frikë); 0808 80 10 800
Skoci
Linja e ndihmës për rastet e abuzimit në familje dhe martesat e detyruara në Skoci; 0800 027 1234
Irlanda e Veriut
Ndihmë për gratë në Irlandën e Veriut; 0808 802 1414
Burrat
Linja e këshillimit për burrat; 0808 8010327
Galop (LGBTQI)
https://galop.org.uk/ Telefononi në numrin 0800 999 5428
Shërbimi i reagimit emergjent
Telefononi në numrin 999 ose 112 nëse një person është në gjendje të rëndë ose i plagosur dhe në rrezik për jetën.
Telefononi në numrin 111 për mbështetje mjekësore kur personat nuk janë në rrezik për jetën.
Linjat e ndihmës për parandalimin e vetëvrasjes
Papyrus - Parandalimi i vetëvrasjes së të rinjve
https://www.papyrus-uk.org/ Telefononi në numrin 0800 068 41 41
Samaritans
https://www.samaritans.org/ Telefononi në numrin 116 123
Freedom from Torture
Me qendra në Londër, Birmingham, Newcastle, Manchester dhe Glasgow, organizata mbështet të mbijetuarit e torturës me vendqëndrim në Mbretërinë e Bashkuar me:
Terapi: mbështetje individuale dhe në grup për trajtimin e çrregullimit të stresit post-traumatik (PTSD), depresionit dhe ankthit. * Aktivitete mirëqenieje: art, muzikë, kopshtari, futboll dhe gatim. * Mbështetje shëndetësore: vlerësime dhe menaxhim dhimbjeje, duke përfshirë fizioterapinë. • Raporte mjekoligjore për kërkesat për azil: https://www.freedomfromtorture.org/help-for survivors/medico-legal-reports * Mbështetje ligjore dhe praktike: ndihmë me avokatët, proceset e azilit, çështjet e paraburgimit, strehimin, arsimin, financat dhe kujdesin social.
Numri i kontaktit: 020 7697 7777
Faqja e internetit: www.freedomfromtorture.org/contact-us
Fondacioni “Helen Bamber”
Fondacioni “Helen Bamber” është një organizatë bamirëse klinike e specializuar dhe në mbrojtje të të drejtave të njeriut, që merret me të mbijetuarit e trafikimit, torturës dhe formave të tjera të trajtimit mizor ekstrem nga njerëzit.
Ekipi shumëdisiplinor dhe klinik ofron kujdes të integruar për të mbijetuarit, që përfshin sa më poshtë:
- Dokumentim mjeko-ligjor të lëndimeve fizike dhe psikologjike;
- Kujdes terapeutik të specializuar, të bazuar në prova;
- Shërbim mjekësor këshillimor;
- Programin kundër trafikimit;
- Strehim dhe këshilla për mirëqenien;
- Konsulencë për mbrojtje ligjore;
- Shërbime dhe aktivitete për integrimin në komunitet.
Faqja e internetit: www.helenbamber.org/refer
Micro Rainbow
Organizata “Micro Rainbow” mbështet refugjatët dhe azilkërkuesit, pjesë të komunitetit LGBTQI në Mbretërinë e Bashkuar. Qasja holistike e “Micro Rainbow” drejt integrimit bazohet në tri shtylla: strehimi i sigurt, gjithëpërfshirja sociale dhe mbështetja për punësimin. Këto programe jo vetëm që garantojnë siguri për përfituesit, por gjithashtu u mundësojnë atyre që të jetojnë një jetë të realizuar dhe të pavarur. Programet ofrojnë:
- Strehim të sigurt dhe këshillim për strehimin.
- Aktivitete për gjithëpërfshirje sociale dhe evente për komunitetin.
- Mbështetje për tranzicionin dhe punësimin, për të ndihmuar refugjatët e komunitetit LGBTQI me tranzicionin drejt një jete të pavarur.
Faqja e internetit: microrainbow.org Numri i linjës telefonike të ndihmës: 0800 358 5851
Shërbimet në Irlandën e Veriut
Refugjatët dhe azilkërkuesit mund të gjejnë këtu këshilla dhe mbështetje, duke përfshirë kujdesin shëndetësor, strehimin, punësimin dhe aksesin në arsim. Faqja e internetit: https://www.nidirect.gov.uk/articles/asylum-seekers-and-refugees-help-and-advice.
Doctors of the World
Organizata “Doctors of the World” mundëson informacione dhe mbështetje praktike për azilkërkuesit, në mënyrë që të regjistrohen pranë një mjeku të përgjithshëm dhe për personat që u janë ndërprerë shërbimet e NHS-së sipas Rregulloreve për Tarifimin të NHS-së (NHS Charging Regulations). Organizata dispnon një linjë këshillimi, shërbime informuese dhe programe avokimi.
Numri i telefonit: 0808 164 7686
Scottish Refugee Council (Këshilli i Refugjatëve në Skoci, SRC) (shërbimet ofrohen vetëm në Skoci)
- Shërbimi për të drejtat e familjeve: për familjet me fëmijë, duke përfshirë gratë shtatzëna dhe prindërit e vetëm. Email: families@scottishrefugeecouncil.org.uk
- Shërbimi për personat në skamje: Ky shërbim asiston azilkërkuesit që kanë marrë statusin ARE (Shterimi i të drejtave për ankim). Email: destitution@scottishrefugeecouncil.org.uk
- Shërbimi i integrimit të refugjatëve: mbështet refugjatët e ardhur rishtas, të cilët gëzojnë leje qëndrimi.
https://www.scottishrefugeecouncil.org.uk/direct-support/
Linja falas e ndihmës: 080 8196 7274 - informacion dhe këshillim për çështjet e refugjatëve dhe të azilit. (E hënë – E premte, ora 09:00 – 17:00).
Welsh Refugee Council (Këshilli i Refugjatëve në Uells, WRC) (shërbimet ofrohen vetëm në Uells)
Ofron këshilla, mbështetje, avokim dhe referim për ndihmë për refugjatët dhe azilkërkuesit që jetojnë në Uells.
Linja e ndihmës: 0808 196 7273
Faqja e internetit: wrc.wales
Shërbimet përfshijnë:
- Wales Sanctuary Service (Shërbimi i Strehimit në Uells): Mbështetje me navigimin në sistemin e azilit.
- Mbështetja për Ukrainën: Ndihmë për aksesin në strehim, shërbime dhe arsim.
- Shërbimi i mbështetjes “Move On”: Asistencë për refugjatët e njohur rishtas për strehimin, të drejtat, punësimin dhe shërbimet bankare.
- Mbështetja për vizat elektronike (eVisa): Ndihmë për kalimin nga dokumentet BRP/viza në vizën elektronike dixhitale.
- Arsimi dhe punësueshmëria: Udhëzime mbi arsimin dhe rrugët e punës në Mbretërinë e Bashkuar.
- Single Advice Fund (Fondi i Unifikuar I Këshillimit): Mbështetje për çështjet e strehimit, borxhet, diskriminimin, punësimin dhe përfitimet sociale.
- Strehimi dhe mungesa e strehimit: Këshilla, udhëzime dhe seminare informuese për strehimin.
- Play Project (Projekti i lojërave): Hapësira të sigurta lojërash për familjet që kërkojnë strehim në Cardiff.
- Sanctuary Coalition Cymru (Koalicioni për Strehimin Cymru): Rrjet organizatash dhe ekspertësh të përvojave reale, që mbështesin personat që kërkojnë strehim në Uells.
Organizata “Conversation Over Borders”
Ofron mentorim falas online në anglisht dhe mbështetje dixhitale për azilkërkuesit dhe refugjatët në Mbretërinë e Bashkuar. Shërbimet përfshijnë mentorim individual në anglisht, klasa online në grup dhe akses në pajisje dhe karta SIM për të reduktuar përjashtimin dixhital. Organizata gjithashtu mundëson grupe të rregullta online për mbështetje nga bashkëmoshatarët, duke përfshirë:
- Grup javor mbështetës nga bashkëmoshatarët që flasin persisht
- Grup javor mbështetës nga bashkëmoshatarët pjesë e komunitetit LGBTQ+
- Grup javor mbështetës nga bashkëmoshatarët për të rinjtë (mosha 16–21 vjeç)
Numri 111 i NHS-së për mbështetje në rastet e krizave të shëndetit mendor
NHS-ja ofron akses në shërbime të disponueshme 24 orë në ditë, 7 ditë të javës për mbështetje në rastet e krizave të shëndetit mendor nëpërmjet një linje telefonike të vetme.
https://www.nhs.uk/nhs-services/mental-health-services/where-to-get-urgent-help-for-mental-health/
Refugee Action
“Refugee Action” mbështet refugjatët dhe personat azilkërkues në vendndodhje të ndryshme në të gjithë Anglinë. Faqja e internetit: https://www.refugee-action.org.uk/our-services/help-and-advice/
- Asylum Crisis (Projekti për azilkërkuesit në vështirësi) (Londër, Manchester, West Midlands, Bradford (vetëm për familjet)): Ndihmon azilkërkuesit që kanë nevojë për akomodim ose mbështetje financiare, apo të cilëve mbështetja i’u është refuzuar ose ka përfunduar.
- Projekti BRAVE (Bradford): Një program i specializuar i bazuar në përvojë, për integrimin dhe mirëqenien për azilkërkuesit, me fokus të veçantë te familjet.
- Wellbeing Program (Programi i mirëqenies): Ofrohet në bashkëpunim me organizatën bamirëse “Solace”, duke kombinuar terapinë individuale për refugjatët dhe azilkërkuesit që vuajnë nga simptoma të traumës dhe seancat javore në grup për qëllime mirëqenieje për ata persona që kanë më pak nevojë për ndihmë ose ata që kanë nevojë për ndihmë shtesë krahas mbështetjes individuale.
- National Immigration Advice service (Shërbimi kombëtar i këshillimit për emigracionin, NIAS): Ofron këshillim në nivelin OISC 3 për çështjet e emigracionit dhe mbështetje për çështjet për azilkërkuesit vulnerabël dhe emigrantët që përdorin shërbimet e projektit “Asylum Crisis” në Londër, Birmingham, Manchester dhe Bradford. Pranohen gjithashtu dhe referimet direkte nga Bradford.