Historia e lajmeve botërore

Fjalimi i Lartmadhërisë së Tij Princit të Wales-it në konferencën ndërfetare në Kosovë

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Lartmadhëria e Tij Princi i Wales-it mbajti fjalim në konferencën ndërfetare në qytetin historik të Prizrenit.

HRH The Prince of Wales

HRH The Prince of Wales at Interfaith Conference in Kosovo

Zonja dhe zotërinj,

Kam kënaqësinë të jem me ju, edhe pse shumë shkurt në fund të vizitës këtu në Prizren dhe në të vërtetë në Kosovë. Shumë shpesh në jetën time ndodh që të arrijë nëpër konferenca sikur kjo, duke u përpjekur të kuptoj se ku keni qenë gjatë kohës sa nuk isha i pranishëm. Prandaj më falni sepse nuk e di saktësisht se çfarë keni diskutuar gjatë takimit tuaj sot. Por ishte kënaqësi ta gjejë shefin e Europa Nostra këtu, sepse u takuam disa javë më parë në Angli, kur për habinë time, më dhanë këtë çmim shumë të madh nga Europa Nostra.

Një nga pasionet e mia të mëdha për aq kohë ka qenë rigjenerimi i udhëhequr nga trashëgimia. Kur erdha në këtë vend për herë të parë në vitin 1999, vendi ishte në kulmin e të gjitha vështirësive të tmerrshme dhe tmerreve që ky vend i gjorë i kishte duruar.E kam vërejtur se kam vizituar kaq shumë pjesë të ndryshme të botës të cilat kanë pësuar shkatërrim të pamasë, dhunë dhe mizori të panevojshme. Lëre më shkatërrim të qëllimshëm të thesareve të çdo komuniteti. Reliktet e tyre më të shenjta dhe historike.Të gjitha gjërat që në fakt ndihmojnë në përcaktimin e komuniteteve të tëra, për t’ia dhënë ndjenjën e përkatësisë dhe të kuptimit, të cilat na duhen aq shumë si qenie njerëzore. Pa rrënjë dhe pa atë ndjenjën e kuptimit dhe përkatësisë, ne jemi të humbur. Nuk e dimë se ku të fillojmë, nuk e dimë si ta interpretojmë botën rreth nesh, pa historinë tonë. Në të njëjtën kohë, siç thashë para pak ditëve në Beograd, nuk mund t’ia lejojmë vetes që të bëhemi robër të asaj historie. Duhet të sigurohemi se jemi titullar të saj dhe të mos zhytemi plotësisht në të. Kam shpenzuar shumë kohë duke u përpjekur të gjejë mënyra për të sjellë përsëri në jetë gjërat që janë shkatërruar apo braktisur dhe kam zbuluar personalisht, nëpërmjet përvojës, se rigjenerimi i udhëhequr nga trashëgimia është jashtëzakonisht efektiv. Ai mund ta ringjallë aktivitetin ekonomik. Kjo mund ta ndihmojë ringjalljen e aspiratës në zonat ku ka privim dhe mungesë të shpresës. Për shembull, në një ish-zonë minerare të qymyrit në Skocinë jugperëndimore, ku kam qenë shumë thellë i përfshirë. Gradualisht shohim ndryshime në një zonë ku njerëzit janë të papunë për tre breza. Pak nga pak mund të filloni të rindërtoni aftësitë, vetëbesimin dhe vetërespektin. Harrojmë shpesh se vetërespekti dhe vetëbesimi zhduken lehtë dhe shpejtë.Rikthimi i tyre në fakt paraqet themelin kryesor. Jam shumë i kënaqur që pata këtë mundësi sot për ta vizituar xhaminë, katedralen ortodokse dhe katedralen katolike dhe t’i dëgjojë historitë e tyre.Dhe përsëri, ajo që unë dëgjova sot, këtu dhe në Prishtinë, në shumë mënyra ma copëtoi zemrën.

Dëgjova në mëngjes disa familje që kanë humbur të dashurit e tyre - personat e pagjetur. E di se ky vend ka shumë të tillë. Më pyetën nëse unë mund t’iu ndihmoja, do të doja të isha në gjendje të bëjë më shumë. Më duket se në gjithë botën ka aq shumë vdekje dhe shkatërrim të panevojshëm. Këtë e shohim gjatë gjithë kohës në Lindjen e Mesme.Ta copëton zemrën kryekëput. Është krejtësisht e pakuptimtë. Por tani kemi mundësinë ideale që t’i rindërtojmë urat.Vetëm se kësaj here duhet të sigurohemi se mbeten në vend. E pata thënë gjatë një mbrëmje në Beograd se mund ta kuptoj vetëm pak atë që njerëzit e kanë kaluar nëpër zona sikur kjo, vetëm pak. M’u kujtua vrasja e xhaxhait tim të madh Lordit Mountbatten, mbi 40 vite më parë. Më kujtohet në atë kohë ndjenja e zemërimit të thellë si reagim i menjëhershëm, por pastaj shumë shpejt e kuptova se hakmarrja nuk është gjë. Është në të vërtetë pajtimi dhe falja. Nëse ka një gjë që ne mund të mësojmë nga ky tmerr, është se është vetëm me anë të pajtimit dhe faljes mund të nisë fillimi i ri. E kuptoj agoninë e rëndë, përvojat e tmerrshme, dhimbjen, por me qëllim të rimëkëmbjes së vendeve të cilat kanë kaluar tmerrin e tillë, duhet të ndërtohet një themel i ri. Lutem që ata njerëz të guximshëm që kalojnë urën në anën tjetër të fitojnë në fund.

Kaloj shumë kohë duke vizituar komunitetet e ndryshme etnike dhe fetare në Mbretërinë e Bashkuar.Shkova për ta vizituar një qendër të njohur të quajtur Qendra e Shën Gjonit në një pjesë të Londrës të quajtur Southall. Ata e kanë krijuar një grup të mrekullueshëm ndërfetar në mesin e myslimanëve, hindusëve, sikëve dhe të krishterëve. Grupi ndërtoi këto marrëdhënie personale gjatë një periudhe prej vitesh, kur Londra u godit nga një seri trazirash disa vite më parë, ata më thanë se i gjithë komuniteti i sikëve doli dhe qëndroi përballë xhamive dhe tempujve dhe pengoi dëmtimin e atyre vendeve të shenjta nga trazirat. Ishte një shembull i mrekullueshëm i aktivitetit, mirëkuptimit dhe solidaritetit ndërfetar. Prandaj unë lutem që, si rezultat i takimeve si ky dhe përmes gjithë punës së mrekullueshme që po bëhet nga kaq shumë njerëz të guximshëm, Kosova do të ketë një të ardhme me të vërtetë të veçantë. Jam shumë krenar për vendin tim, Mbretëria e Bashkuar, që luajti një pjesë të vogël në rilindjen e Kosovës. Ju faleminderit.

Publikuar 19 March 2016