Historia e lajmeve botërore

Ambasada Britanike në Kosovë mbështetë publikimin e raportit vjetor për krime lufte

Fjalimi i Ambasadorit Britanik Ruairí O’Connell me rastin e publikimit të raportit ‘‘Gjykimet për krimet e luftës – çka më tutje?’, mbështetur nga Ambasada Britanike

British Embassy in Kosovo supports the publication of annual report on war crimes

I nderuar z. Blakaj, I nderuar Ministër Tahiri, I nderuar z. Peci, E nderuara znj. Hajdari, E nderuara znj. Dominik, Të nderuar përfaqësues të Institucioneve,

Sot botohet raporti vjetor i Fondit për të Drejtën Humanitare ‘Gjykimet për krime lufte.Cka më tutje?’ Për mua personalisht ka qenë gjithmonë e vështirë të flas në tryezat e organizuara nga Fondi për të Drejtën Humanitare për shkak të temës së ndjeshme.

Vërtetë nuk është e lehtë të flasësh për luftën, për krimet e luftës, për mungesën e drejtësisë, për këtë drejtësi të vonuar dhe mbi të gjitha për dhimbjet dhe pasojat e krijuara. Këto nuk tejkalohen lehtë; nuk harrohen kurrë;. Është e vështirë për dikë, si une, që nuk e ka përjuetuar luftën, të bashkëndjej, dhë të përjetoj ato që kanë përjetuar qytetarët e Kosovës. Mirëpo, unë e kuptoj, aq sa është e mundshme, dhe e respektoj dhimbjen tuaj.

Njëzet e katër (24) marsi nuk është vetëm njëzet (20) vjetori i ndërhyrjes së NATO-së por gjithashtu është edhe Dita Ndërkombëtare për të Drejtën e së Vërtetës në lidhje me shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut dhe për dinjitetin e viktimave. Dua të theksoj se ne nderojmë kujtimin e atyre që kushtuan jetën për të mbrojtur të drejtat themelore qytetare, për këdo, dhe kudo qofshin në botë.

Ne të gjithe jemi dëshmitar, se familjarët e të vrarëve, përfshirë dymbëdhjetë mijë civil, kërkojnë drejtësi; familjarët e një mijë e gjashtë qind të zhdukurve kërkojnë të dinë për fatin e të tyre; viktimat e dhunës seksuale kërojnë drejtësi.

Mbretëria e Bashkuar ka qenë me Kosovën në kohët më të vështira. Ne intervenuam si pjesë e NATO-së për të mbrojtur qytetarët e këtij vendi. E kam thënë por po e përsëris sërish se asgje dhe askush nuk mund ta shlyej këtë kapitull të historisë së Kosovës.

Mirëpo, matësi më i mirë i pjekurisë së shoqërisë është reagimi dhe përgjigja e tyre në trajtimin e kësaj çështje. Në këtë drejtim, Kosova miratoi Ligjin për Dhomat e Specializuara. Ky veprim tregoi përkushtimin për të adresuar krimet e mundshme të kryera në territorin e saj në të kaluarën. Kjo Gjykatë nuk e ndryshon historinë, imazhin dhe motivin e luftës në Kosovë. Përkundrazi, tregon gatishmëri për tupërgjigjur në cdo dyshim të mundshëm.

Kosovarët njihen për BESËN e tyre. Ju e dhatë fjalën për këtë proces. E di qe është e vështirë. Por është e rëndësishme për dy arsye. E para, secila viktimë meriton drejtësi. E dyta, të gjithë duan sundim të ligjit por edhe sundimi i ligjit duhet të jetë për të gjithë. Nuk mund të jetë vetëm për disa viktima ose vetëm për disa krime. Është o gjithë o për askend.

Në anën tjetër, që nga ekzistimi i misioneve ndërkombëtare të cilat kanë patur të gjitha kompetencat për krimet e luftës, për herë të parë, viti që lëm pas karakterizohet me marrjen e kompetencave për krime lufte nga gjyqësori kosovar. Më vjen mirë që ne kemi pasur mundësinë si Qeveri Britanike të mbështesim reformat në sferën e drejtësisë. Por është herët për vlerësime pozitive apo negative.

Mirëpo duhet të theksojmë sfidat me të cilat ballafaqohet sistemi gjyqësor momentalisht. E para, nuk ka numër të mjaftueshëm të prokurorëve që merren me këto lëndë. Me këtë rast, kurajojmë Këshillin Prokurorial të fuqizoj këtë Prokurori me prokuror të pastër, të ndershëm dhe me avancime apo rekrutime meritokratike dhe transparente.

E dyta, nuk ka trajnime të specializuara dhe nuk ka gjyqtarë, prokuror dhe staf mbështetës të specializuar për trajtimin e këtyre lëndëve të ndjeshme. E treta, ashtu siç tregojnë të gjeturat e raportit, përkthimet e vendimeve gjyqësore nga gjuha angleze në gjuhën shqipe përmbajnë mjaft gabime terminologjike. Kjo krijon konfuzion dhe paqartësi. Këto lëndë kanë rëndësi të vecantë. Unë pres që Këshilli Gjyqësor, Këshilli Prokurorial, dhe specifikisht Akademia e Drejtësisë të kenë vision të qartë dhe afatgjatë për të i adresuar këto sfida.

Është shumë e rëndësishme të kuptohet, që edhe pse Gjykata Speciale është shumë e rëndësishme, nuk guxon të përdoret si arsyetim për askend, as në Kosovë e as në Serbi, për mos hetim, mos ndjekje apo mos ngritje të aktakuzave për këto raste.

Ne të gjithë duam të shohim rezultate. Ne në Britani duam të bëhemi kontributdhënës në këtë drejtim. Interesi Britanik është që ky rajon të zhvillohet dhe të kalon plagët e së kaluarës. Kështu të kontribuojë në një të ardhme të ndritur për qytetarët e saj. Por, kjo e ardhme ka nevojë të ndërtohet mbi të vërtetën dhe të drejtën, pavarësisht se sa e dhimbshme mund të jetë.

Fatkeqësisht, Kosova nuk është vendi as i parë e as i fundit që ballafaqohet me këto sfida. Shembujt e shumtë në Evrope mund të jenë udhëheqës në rrugën tuaj të adresimit të këtyre sfidave dhe të pajtimit. Por gjithashtu Kosova mund të bëhet fener i shpresës dhe një shembull i mirë i këtij rrugetimi.

Faleminderit.

Publikuar 26 March 2018