Historia e lajmeve botërore

Forumi mbi trafikimin e qenieve njerëzore

Z. Nicholas Cannon iu drejtua një forumi me qëllim për të rritur ndërgjegjësimin mbi çështje në lidhje me trafikimin e qenieve njerëzore.

Trafficking of human beings forum

Trafficking of human beings forum

Ambasadori Britanik në Shqipëri, Z. Nicholas Cannon iu drejtua një forumi ditën e hënë me qëllim për të rritur ndërgjegjësimin mes studentëve të Universitetit të Shkodrës, mbi çështje në lidhje me trafikimin e qenieve njerëzore. Forumi mblodhi së bashku disa institucione që punojnë për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore. Duke iu drejtuar pjesëmarrësve, zoti Cannon theksoi aspektet problematike dhe penale të trafikimit të qenieve njerëzore dhe se si ky fenomen ndikon në Britani dhe Shqipëri.

Zoti Cannon tha

Trafikimi i qënieve njerëzore është veçanërisht një krim i urryer. Ata të cilët e organizojnë, bëhen pjesë e tij dhe përfitojnë prej tij, meritojnë dënime të rënda. Por ky krim paraqet dhe forma të tjera shfrytëzimi;

Shumë shqiptarë, në mënyrë të veçantë gra kanë ardhur në Mbretërinë e Bashkuar duke kërkuar azil si viktima të trafikut të qënieve njerëzore. Në disa raste pretendimet e tyre janë të vërteta dhe këto gra kanë vuajtur shumë. Por në shumë raste, ndoshta në pjesën më të madhe të tyre, ato përbëjnë pretendime të rreme.

Trafficking of human beings forum

Trafficking of human beings forum

Ambasadori Britanik shtoi se ky problem mund të trajtohet vetëm nëpërmjet bashkëpunimit ndërmjet institucioneve që punojnë me zbatimin e ligjit, arsimin, shoqëritë civile dhe grupeve fetare.

Forumi kishte për qëllim të rriste ndërgjegjësimin mes studentëve dhe stafit akademik mbi fenomenin e trafikimit, dinamikat dhe pasojat e saj, por edhe për rolin që studentët dhe profesorët mund të luajë për të parandaluar atë

Publikuar 19 May 2015