Historia e lajmeve botërore

Rritja e ndërgjegjësimit në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Ambasadori Britanik në Shqipëri iu drejtua një forumi të hapur të organizuar në Universitetin e Durrësit

Nicholas Cannon, British Ambassador to Albania

Nicholas Cannon, British Ambassador to Albania

Ambasadori Britanik në Shqipëri, Z. Nicholas Cannon iu drejtua një forumi të hapur me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, të organizuar në Universitetin e Durrësit. Duke folur para studentëve, ambasadori Cannon tha se trafikimi është një fenomen i ndjeshëm që ndikon jo vetëm individët e prekur dhe familjeve e tyre, por edhe në shoqërinë si një e tërë.

Trafikimi i qenieve njerëzore përfshin një seri institucionesh dhe shtetesh dhe kjo është arsyeja pse koordinimi ndërmjet institucioneve si dhe bashkëpunimi ndërkombëtar janë mënyrat kryesore për ta luftuar atë, së bashku me informimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit, e cila është edhe arsyeja pse ne jemi mbledhur këtu. Të dy qeveritë tona bashkëpunojnë ngushtë për të luftuar këtë fenomen. Në një nivel më formal, vitin e kaluar, Ministri Tahiri dhe Sekretarja e Brendshme Theresa May nënshkruan një memorandum bashkëpunimi në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, tha ambasadori Cannon.

  Duke komentuar një artikull që është shfaqur në “The Guardian” i cili shkruan se fëmijët shqiptarë janë grupi i dytë më i madh i fëmijëve të trafikuar në Britani, zoti Cannon tha se shifrat janë aktualisht duke u hetuar nga autoritetet britanike. “Artikulli ka cituar shifrat nga një OJQ dhe autoritetet në Britani janë duke hetuar nëse këto shifra janë të vërteta apo jo. Ka një rritje të numrit të miturve të pashoqëruar që vijnë në Britani, por ata janë kryesisht djem të moshës midis 15-18 vjeç dhe jo 3 siç sugjeron artikulli. Megjithatë, siç mund të konfirmojë edhe Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, sipas legjislacionit shqiptar braktisja e fëmijëve përbën vepër penale “.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi tetorin si muajin anti-trafikim, gjatë të cilit do organizohen një seri evenimentesh për të rritur ndërgjegjësimin ndaj këtij fenomeni.

Publikuar 29 October 2015