Historia e lajmeve botërore

Forum publik konsultues mbi reformën e gjyqësorit në Shqipëri

Korrupsioni në gjyqësor është identifikuar si pengesa numër një për pranimin e mundshëm të Shqipërisë në BE

Public consultation forum on the judicial reform in Albania

Public consultation forum on the judicial reform in Albania

Ambasadori Britanik, Z. Nicholas Cannon mori pjesë në një forum publik konsultues mbi reformën e gjyqësorit në Shqipëri. Forumi u organizua nga një grup ekspertësh të nivelit të lartë të komisionit parlamentar ad hoc për reformën në drejtësi. Z. Rainer Deville, Shef i Misionit EURALIUS dha një pasqyrë të procesit të reformës dhe të grupit të punës. Prof. Sokol Sadushi, bashkë-kryetar i grupit të punes, foli për sfidat dhe problemet në lidhje me ndryshimet kushtetuese, ndërsa prof. Aurela Anastasi prezantoi gjetjet kryesore në lidhje me gjykatën kushtetuese. Duke folur në forum, ambasadori Cannon nënvizoi disa nga arsyet pse reforma gjyqësore është e nevojshme.

Z. Cannon tha:

Korrupsioni në gjyqësor e bën të vështirë luftimin e praktikave korruptive në fusha të tjera të qeverisë ose shoqerisë. Sado efikase të jenë hetimet e policëve ose prokuroreve, përpjekjet e tyre nuk mund të arrijne rezultatet e duhura nëse vetë gjykatat janë të pandershme. Gjyqtarët e korruptuar dhe të paparashikueshem ia vështiresojnë punën investitorëve të huaj dhe sipërmarresve vendas pasi ata pengojnë investimet dhe hapjen e vendeve të punes për te cilat vendi ka kaq shume nevojë.

Public consultation forum on the judicial reform in Albania

Public consultation forum on the judicial reform in Albania

Ambasadori Cannon pastaj shpjegoi se korrupsioni në gjyqësor është identifikuar si pengesa numër një për pranimin e mundshëm të Shqipërisë në BE.

Eshtë e rëndësishme që kjo reformë të ndërtohet me konsesusin më të gjërë të mundshëm të opinionit politik dhe mbeshtetjes institucionale. Prandaj unë shpresoj që partitë e opozitës të sjellin ekspertizen e tyre ligjore në ketë proces. Eshtë e rëndësishme për Shqipërinë dhe Shqipërinë në Europë që ky proces të shkojë mirë.

tha Z. Cannon.

Diskutime të rëndësishme u mbajten mes pjesëmarrësve në forumin mbi reformën gjyqësore.

Lexo fjalimi e plote.

Publikuar 26 June 2015