Historia e lajmeve botërore

Filma Britanikë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri

Një film Britanik dhe dhjetë filma të shkurtër për informimin publik u shfaqën në dhjetë vjetorin e IHRFFA

International Human Rights Film Festival. (Image: Academy Of Film & Multimedia Marubi)

International Human Rights Film Festival. (Image: Academy Of Film & Multimedia Marubi)

Më 25 shtator, Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut shfaqi filmin Britanik “Mbretërshat e Sirisë”. Filmi u prezantua nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Z. Nicholas Cannon, i cili vlerësoi festivalin si një mundësi për të vazhduar debatet rreth çështjeve të të drejtave të njeriut. “IHRFFA shërben gjithashtu për të sensibilizuar publikun mbi një sërë çështjesh të të drejtave të njeriut, si edhe për të dëshmuar rreth fuqisë së filmit si medium për të adresuar këto çështje.”, tha zoti Cannon.

International Human Rights Film Festival. (Image: Academy Of Film & Multimedia Marubi)

International Human Rights Film Festival. (Image: Academy Of Film & Multimedia Marubi)

“Mbretërshat e Sirisë” me regji të Yasmin Fedda ndjek jetën e disa grave, refugjate Siriane të emirguara në Jordani, të cilat janë duke punuar për të krijuar dhe kryer versionin e tyre të Euripidit “Gratë e Trojës”, tragjedia gjithmone aktuale greke rreth gjendjes së grave në luftë. Në një moment të kontaktit ndër-kulturor që udhëton në kohë, përvoja e grave siriane është thurur në versionin e tyre të aktrimit.

Përveç filmin te Fedda’s, gjatë festivalit u transmetuan një seri prej dhjetë filmash të shkurtër për informim publik të prodhuara gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe në periudhën e pasluftës. Këto filma merren me tema të ndryshme, nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit 1945 tek arsimimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara. Duke prezantuar filmat, zoti Cannon tha se megjithese këto filma janë te vjetër, parimet dhe idealet qe ata tregojne mbeten të vlefshme.

International Human Rights Film Festival. (Image: Academy Of Film & Multimedia Marubi)

International Human Rights Film Festival. (Image: Academy Of Film & Multimedia Marubi)

Ky vit shënon 10 vjetorin e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut, organizuar në Tiranë nga Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi, eveniment i cili është kthyer gjatë ketyre viteve në ngjarjen e pervitshme kryesore kulturore që fokusohet në të drejtat e njeriut.

Publikuar 28 September 2015