Historia e lajmeve botërore

Ambasada Britanike organizon Ditën Përkujtimore 2016

Shërbimi përkujton sakrificën e të gjithë atyre që humbën jetën gjatë luftërave dhe konflikteve.

British Embassy Tirana observes Remembrance Day 2016

British Embassy Tirana observes Remembrance Day 2016

Më 13 nëntor 2016, Ambasada Britanike në Tiranë organizoi shërbimin e saj të përvitshëm të Ditës së Përkujtimit të Luftës pranë pranë Memorialit të Dëshmorëve Britanikë dhe Komonuelthit. Ambasadori i Madhërisë së Saj, Duncan Norman, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe Shefi i Mbrojtjes Gjeneral Major Jeronim Bazo vendosën kurora në Memorialin e Luftës.

British Embassy Tirana observes Remembrance Day 2016

British Embassy Tirana observes Remembrance Day 2016

Shërbimi u ndoq nga përfaqësues të qeverisë shqiptare, trupi diplomatik dhe te tjerë. Të gjithë pjesëmarrësit mbajtën dy minuta heshtje në nderim të atyre që ranë në luftë. Të ftuarit mbanin lulëkuqet përkujtimore, një simbol i njohur i Ditës së Përkujtimit. Këto lulëkuqe çelën nëpër fushëbetejat më të zymta të Flandrës në Luftën e Parë Botërore.

British Embassy Tirana observes Remembrance Day 2016

British Embassy Tirana observes Remembrance Day 2016

Dita e Përkujtimit i kushtohet personelit të Komonuelthit Britanik dhe atij Aleat, të cilët humbën jetën e tyre gjatë dy luftërave botërore të shekullit të 20 si dhe konflikteve të mëvonshme. Kjo datë shënon fundin zyrtar të Luftës së Parë Botërore në orën 11 të ditës së 11 të muajit të 11-të në vitin 1918.

British Embassy Tirana observes Remembrance Day 2016

British Embassy Tirana observes Remembrance Day 2016

Të tjera foto mund të shikoni në faqen tonë në flickr

Publikuar 15 November 2016