Historia e lajmeve botërore

Ndryshime në proçedurat e aplikimit për vizë në Shqipëri

Teleperformance Ltd, ka marrë tashmë përsipër Qendrën e Aplikimit për Vizë në Tiranë

Kjo u botua nën 2010 to 2015 Conservative and Liberal Democrat coalition government
Changes in visa application procedures

Changes in visa application procedures

Partneri i ri tregtar i për Vizat dhe Emigracionin e Mbretërisë se Bashkuar, Teleperformance Ltd, ka marrë tashmë përsipër Qendrën e Aplikimit për Vizë në Tiranë. Adresa e re e Qendrës së Aplikimit për Vizë ështe:

Qendra e Aplikimit për Vizë e Mbretërisë së Bashkuar

Qendra Tregtare Europiane (ETC)
kati i 12
Bulevardi Bajram Curri
Tiranë
Shqipëri

Gjithashtu kemi kryer disa ndryshime në shërbimet për viza që ofrojmë :

  • Qendra e Aplikimit për Vizë do të jetë e hapur nga e Hëna në të Premte, nga ora 08:30 deri në orën 16:00

  • Tarifa e Përdoruesit. Për përdorimin e Qendrës së Aplikimit për Vizë në Tiranë do të ketë një pagesë prej 59.00 pound. Kjo është një pagesë shtesë përveç tarifës së Vizës dhe do të jetë e pagueshme në Euro sipas kursit të Kembimit Valutor Konsullor. Kjo pagesë mbulon shpenzimet e ofruara nga shërbimi i ri i aplikimit. Aplikantët duhet të regjistrohen në faqen e internetit të Teleperformancës pasi të kenë prenotuar një takim, dhe të kene paguar tarifën e caktuar që lidhet me takimin, si edhe çdo shërbim tjetër shtesë që kërkohet. Një regjistrim paraprak me Teleperformancën do të mundësojë gjithashtu një proçedim të shpejtë të aplikimit tuaj.

  • Shërbimet shtesë të vlefshme në Tiranë janë si më poshtë. Pagesa e tyre behet ne Euro sipas kursit konsullor:

    • Shërbimi Premium Lounge – 90 Pound – Ky shërbim përfshin akses të menjëhershëm në sportelin premium të Teleperformance, ku një agjent do verifikojë dokumentat e paraqitura, si dhe do marrë të gjithë informacionin tuaj biometrik në një vend të vetëm. Do ju ofrohen pije të ngrohta dhe të ftohta dhe do të keni një asistent personal gjatë zhvillimit të procesit. Do keni mundësi edhe për fotokopje falas (sasi e kufizuar), printime nga adresa e emailit si dhe akeses në kompjuter.

    • Shërbimi Viza Prioritare – 100 Pound – ju mundëson që aplikimi juaj për vizë të vendoset i pari në radhë nga Zyra e Vizës dhe Emigracionit të Mbretërisë së Bashkuar, duke përfituar një vendim brenda 3-5 ditë pune.

    • Shërbimi i kthimit me postë - 8.00 Pound – ju mundëson të merrni vendimin me anë të një korrieri në adresën e përcaktuar nga ju, në vend që të ktheheni për ta marrë në Qendrën e Aplikimit për Vizë.

Informacione të mëtejshme mbi të gjitha shërbimet, duke përfshirë edhe kriteret e duhura mund të gjenden në faqen e internetit të Teleperformancës, pasi të jeni regjistruar.

Nese ju nevojitet informacion i mëtejshem mbi Shërbimet e Vizës së Mbretërisë të Bashkuar, ju lutem vizitoni www.gov.uk/visas-immigration

Që nga 1 prilli 2014 klientët për Vizë të Mbretërisë së Bashkuar do kenë mundësinë të përdorin shërbimin tonë të ri ndërkombëtar të pyetjeve/kërkesave për të marrë informacion mbi procesin e aplikimit për vizë. Do të ofrohen shërbimet e mëposhtme:

  • Shërbimi i kontaktit me email : Një formular në internet do mundësojë klientët të bëjnë një kërkesë me email.
  • Webchat / Bisedë direkte në internet: klientët mund të kenë akses në një webchat, në kohe reale / direkt me një agjent, kundrejt një pagese prej £4 për një seancë.
  • Shërbimi i kontaktit me telefon: të flisni me një këshillues do ju kushtojë £1.37 plus koston e telefonatës. Kostot e telefonates variojne nga tipi i telefonatës, tarifat e klientit dhe pagesat e vendit nga ku telefononi.

Shërbimi ofrohet nga Hinduja Global Solutions (HGS) e cila punon në bashkëpunim me Zyrën e Vizave dhe të Emigracionit të Mbretërisë së Bashkuar, për të ofruar këtë shërbim pyetjeje / kërkese për njerëzit që aplikojnë për vizë.

Publikuar 6 March 2014
Përditësuar së fundi 3 April 2014 + show all updates
  1. Updated info.

  2. Added translation

  3. Added translation