Historia e lajmeve botërore

Ambasada Britanike konfirmon mbështetjen e saj të vazhdueshme për arsimin e lartë në Shqipëri

Ambasadori Cannon thotë se zyrtarët shqiptarë mund të nxjerrin mësime interesante nga përvoja e reformës universitare në Britaninë e Madhe

British Embassy confirms its continuous support to higher education in Albania

British Embassy confirms its continuous support to higher education in Albania

Ambasadori Britanik në Shqipëri, Nicholas Cannon foli gjatë një konference dy-ditore mbi financimin e arsimit të lartë. Ministri shqiptar i Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, dhe ekspertët Britanik dhe Shqiptar në fushën e arsimit kanë marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Këshilli Britanik. Konferenca synoi sjelljen e modelit Britanik në çështjet që lidhen me financimin e institucioneve të arsimit të lartë.

Ambasadori Cannon vuri në dukje se gjatë kohës së qëndrimit të tij ai ka kuptuar se sa shumë e vlerësojnë arsimin familjet Shqiptare. Ai ishte gjithashtu i kënaqur që Agjencia Britanike për Sigurimin e Cilësisë ka qenë në gjendje për të ndihmuar Ministrinë e Arsimit në kuadër të ligjit të ri për arsimin e lartë në Shqipëri. “Ne sigurisht që nuk po përpiqemi për të imponuar një “model Britanik “në sektorin universitar shqiptar. Por ne besojmë se ekspertiza dhe përvoja jonë mund të jetë me vlerë në procesin e reformës. Reforma universitare në Mbretërinë e Bashkuar ka qenë një proces i vështirë, me shumë suksese dhe disa dështime: ne besojmë se zyrtarët e arsimit shqiptar dhe akademikët mund të marrin mësime interesante nga të dy rastet “, - tha ambasadori Cannon.

Ministri i Arsimit, Lindita Nikolla, tha se skema e re e financimit do të sigurojë që financimi shkon në ato institucione që tregojnë cilësi më të lartë, duke siguruar kështu edukim më të mirë për nxënësit shqiptarë.

Britania, nëpërmjet ambasadës së saj në Tiranë dhe Këshilli Britanik mbështesin reformën e arsimit të lartë në Shqipëri, për një sërë arsyesh, të tilla si përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe për të ndihmuar që vendi të rrisë potencialin e vet të konsiderueshëm ekonomik. Për më tepër, ekspertët Britanik duke punuar së bashku me kolegët e tyre Shqiptarë do të mësojnë gjëra, që mund të përdoren edhe në vende të tjera, përfshirë këtu edhe vetë Britaninë.

Fjala e plotë e Ambasadorit Britanik në Shqipëri

Publikuar 26 April 2016