Fjalim

Fjala e Ambasadorit Britanik Nicholas Cannon mbi zgjerimin e BE-së

Anëtarësimi i vendeve anëtare të reja ndihmon për të promovuar sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin në të gjithë Evropën, duke u bazuar në një themel të fortë të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe civile dhe respekt për ligjin.

Kjo u botua nën 2010 to 2015 Conservative and Liberal Democrat coalition government
Nicholas Cannon OBE

Ju jam mirënjohës për ftesën nga Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare për të folur me ju sot. Shpresoj në këtë fjalim të sjell qasjen britanike për zgjerimin e Bashkimit Evropian, natyrisht me referencë të veçantë për Shqipërinë, dhe qasjen e qeverisë britanike për Bashkimin Evropian më gjerësisht.

Zgjerimi është një nga arritjet më të mëdha të BE-së. Ne gjithashtu besojmë se kjo është në interesin kombëtar britanik. Anëtarësimi i vendeve anëtare të reja ndihmon për të promovuar sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin në të gjithë Evropën, duke u bazuar në një themel të fortë të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe civile dhe respekt për ligjin. Bashkimi Evropian, së bashku me NATO-n, e ka provuar veten të jetë një instrument i paqes dhe pajtimit që ka ndihmuar per te përhapur dhe çimentuar demokracinë dhe sundimin e ligjit në të gjithë kontinentin tonë. Ai ka ndihmuar që konfliktet e armatosur në mes të anëtarëve të BE te jene te pamendueshme.

Në të njëjtën kohë, Tregu i Perbashket i zgjeruar, një tjetër histori kyçe suksesi e BE-së, ka hapur prosperitet dhe mundësi për qindra miliona njerëz. Një qasje e jashtme dhe një angazhim i vazhdueshëm për zgjerimin duhet të shihet nga të gjitha vendet anëtare të BE si shenja të fuqisë dhe energjise. Anëtarësimi në BE është dhe duhet të mbetet i hapur për çdo vend evropian që deshiron të antaresohet dhe qe plotëson kriteret rigoroze të pranimit. Pranimi i Kroacisë në korrik 2013 do të demonstrojë edhe më tej rëndësinë e vazhdueshme të BE-së dhe fuqinë transformuese të zgjerimit, pavarësisht krizës ekonomike.

Traktatet e BE-së janë të qarta se çdo shtet evropian që respekton vlerat e Unionit dhe është i angazhuar për promovimin e tyre mund të aplikojë për anëtarësim. BE e ka bërë të qartë se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor mund të bashkohen kur ato plotësojnë kriteret, një angazhim qe Qeveria Britanike mbështet fuqishëm, së bashku me anëtarësimin e Islandës dhe Turqisë. Çdo vend duhet të bëjë përparim në bazë të meritave të veta. Eshtë po ashtu shumë e rëndësishme që ne të vazhdojmë me misionin e zgjerimit duke mbetur te hapur për të gjitha ato vende evropiane që ndajnë vlerat dhe interesat tona. Moldavia, Bjellorusia dhe Ukraina janë kombe evropiane e ardhmja e të cilëve qendron Evropa. E njëjta gjë është e vërtetë për tri republikat kaukaziane, në qoftë se është rruga që ata dëshirojnë të marrin. BE-ja duhet të sigurojë se ka një ofertë bindëse: është në dorën tonë për të promovuar demokracinë dhe për ti inkurajuar ata për të përqafuar lirinë plotësisht.

Përfitimet e zgjerimit për Bashkimin Evropian mund të përshkruhet si një kombinim i tre faktorëve kryesorë: politik, duke pasur parasysh fuqinë e procesit të pranimit per të nxitur reforma; ekonomike, pasi përfitimet e reformave politike ndihmojnë në krijimin e një tregu të madh dhe më të begatë, ndikimi kolektiv ekonomik i te cilit mund të ndihmojë në formulimin e rendit ekonomik botëror qe ndryshon shpejt; dhe sigurinë, jo vetëm në aspektin e sigurisë butë, se shtetet me funksionim më të mirë zvogëlojë hapësirën për krimin e organizuar dhe korrupsionin, por edhe për sa i përket sigurisë vështirë, dhe shpenzimet e mundshme qe neve kursejme nese stabiliteti përhapet në pjesë më perpara të paqëndrueshme të kontinentit tonë.

Së pari, reforma politike. Nëse ne krahasojmë historinë e Evropës në njëzet vjet që nga rënia e Murit të Berlinit me njëzet vjet pas Traktatit të Versajës, ekziston një dallim i qartë. Në periudhën më të hershme, demokracitë e brishta të reja u rrëzuan nën tendosje tensione politike të brendshme, diktaturë dhe pushtim, por në njëzet vitet e sapo kaluara, ne kemi parë demokracinë, sundimin e ligjit dhe të të drejtave të njeriut te hedhin rrënjë në gjithnjë e më shumë vende në kontinentin tonë. Në këtë ndryshim ne mund të shohim avantazhin qe ka sjellë zgjerimi i Bashkimit Evropian.

Perspektiva e anëtarësimit në BE, e kombinuar me aplikimin e kushtëzimit politik në procesin e pranimit, ka qenë katalizator për ndryshimet substanciale në sundimin e ligjit dhe çështjeve të qeverisjes, jetike për funksionimin e suksesshëm të BE-së që u zhvilluan në dymbëdhjetë vendet e raundit te pestë dhe të gjashtë të zgjerimit. Ndërkohë që procesi nuk është ende i plotë në të gjitha vendet, procesi i pranimit ka provuar veten të jetë nxitje e mirë për një vend për të ndërmarrë reforma të gjera. Për shembull, Kroacia qe tani eshte gati për të hyrë në BE është shumë e ndryshme nga ajo e më shumë se dhjetë viteve më parë. Mundesia e anëtarësimit në BE dha shtysën për të nxitur reforma të gjera të cilat kanë sjellë institucionet e qëndrueshme të një shteti të Bashkimit Europian.

Së dyti, përfitimet ekonomike të zgjerimit janë të rëndësishme. Reformat strukturore ekonomike për të përmbushur standardet e BE-së rezultojne në prosperitet më të madh i cili jep përfitime edhe per vendin kandidat edhe për anëtarët ekzistues të BE-së, si edhe janë thelbësore për krijimin e një ekonomie funksionale të tregut dhe për të lejuar që vendi të përballoje sfidat e Tregut te Perbashket. Procesi i anëtarësimit, madje edhe para se shtetet të bashkohen me BE, kërkon reforma që përmirësojnë mjedisin e biznesit, duke I bërë investimet më të lehtë dhe më fitimprurës.

Midis dymije e katres dhe dymije e shtates, zgjerimi i BE e perhapi tregun e perbashket evropian deri në njeqind e kater milione konsumatorë shtesë, dhe tani përfaqëson një treg prej mbi pesëqind milionë njerëz. Nga disa vlerësime vendet e BE aktualisht tregtojne dy herë me shumë me njëri-tjetrin se sa në mungesë të tregut te perbashket. Tregtia britanike me Evropën Qendrore dhe Lindore vazhdon të rritet. Sigurisht, eksportet britanike në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore janë trefishuar pothuajse gjatë dhjetë viteve të fundit, duke arritur në rreth katermbedhjete miliarde pound në vitin dymije e njembedhjete (në krahasim me pese miliarde pound eksporte ne vitin dy mije e nje). Tregtia ne rritje me Evropën që nga viti nje mije e nenteqind e tetedhjete ka shtuar më shumë se tremije e treqind pound në vit të ardhura neto të familjes mesatare britanike.

Së treti, zgjerimi lejon vendosjen e sigurisë dhe stabilitetit në të gjithë Evropën. Zgjerimi I vitit dymije e kater një ishte nje investim strategjik kundër rrezikut të kthimit në një Evropë të ndarë. Konfliktet e viteve nentedhjete në Ballkanin Perëndimor treguan koston shumë të lartë njerëzore dhe financiare për BE të një rajoni pa stabilitetit në pragun tonë. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, Forca e Bashkimit Evropian ka vepruar si një pengesë e suksesshme kundër një kthimi në dhunë pasi ajo zevendesoi Forcën e Stabilizimit të NATO-s në vitin dymije e kater.

Zgjerimi është gjithashtu një mjet efektiv për trajtimin e çështjeve të buta të sigurisë për afate të gjatë. Shtete mire-funksionale do të zvogëlojnë hapësirën për krimin e organizuar. Krimi ndërkufitar, terrorizmi, emigracioni i paligjshëm, siguria e energjisë dhe çështjet e mjedisit trajtohen në BE, si edhe në nivel kombëtar, dhe axhenda e zgjerimit na lejon për të trajtuar çështje të tilla transnacionale më me sukses.

Bilanci midis këtyre tre faktorëve (transformimi politik, prosperiteti dhe siguria) ndryshon midis vendeve kandidate. Prandaj është e rëndësishme që procesi i zgjerimit mbetet elastik mjaftueshem që të merret me dallimet në balancen dhe fokusin midis vendeve të zgjerimit. Disa shtete anëtare tani nuk janë të gatshëm për të mbështetur zgjerimin e mëtejshëm dhe argumentojnë se ekziston një kufi për kapacitetin e BE-së për të thithur anëtarë të rinj. Qeveria Britanike nuk pajtohet fuqishëm me këtë qëndrim, duke besuar se rreziqet për sigurinë tonë kolektive dhe prosperitetin do të jenë më te medhenj në qoftë se ne u përplasim derën ne fytyre vendeve evropiane që janë të gatshëm të angazhohen në procesin e pranimit. Kushtet rigoroze dhe një qasje e rreptë ndaj kushtëzimit do të mbeten thelbësore për përgatitjen e shteteve të reja anëtare për detyrimet që sjell anëtarësimi, dhe për të siguruar anëtarët ekzistues që elementet thelbësore të anëtarësimit në BE nuk janë kompromentuar.

Sigurisht, zgjerimi i mëtejshëm do të ndryshojë BE- në, ashtu si çdo raund i mëparshëm i zgjerimit ka bërë. BE-ja tashmë e larmishme do të bëhet edhe më shumë e tille: deri kur të antaresohen te gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, BE do te ketë më shumë se tridhjetë vende në të, popujt e të cilëve bëjnë dhe do të duan gjëra të ndryshme nga BE. Ne duhet të njohim dhe të përqafojmë atë diversitet.

Procesi i zgjerimit vazhdon të evoloje nga mësimet pas çdo raundi të pranimit. Në fazat e hershme të procesit te pranimit te Evropës Qendrore dhe Lindore, dëshira politike e zgjerimit ishte prioritet nga shumë permbi nevojën për gadishmëri teknike. Në vitet e fundit, ka pasur një theks në rritje nga shtetet anëtare dhe Komisioni për kushtëzim strikt dhe nevojën për të përmbushur kushtet teknike. Në mënyrë që të ruhet kapaciteti i BE-së për integrimin e anëtarëve të rinj, procesi duhet të jetë i fuqishem dhe i besueshem, me kushtëzime te ashpra nga fillimi në fund.

Kroacia ka përballur këtë arsye negociatat më kërkuese deri tani. Forcimi i sundimit të ligjit dhe qeverisjes demokratike është thelbësor për procesin e zgjerimit. Pas zgjerimit të gjashtë me Rumaninë dhe Bullgarinë në vitin dymije e shtate, procesi i pranimit është përmirësuar për të siguruar fokus më të madh në sundimin e ligjit, me forcimin e kushtëzimit për kriteret kyçe politike siç janë sundimi i ligjit, anti- korrupsioni, reforma gjyqësore dhe administrative.

Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mbeten qendrore për procesin e zgjerimit. Mosmarrveshjet bilaterale nuk mund të lejohen të dëmtojnë këto parime kyçe ose të ndërhyjnë ne procesin e zgjerimit, duke penguar pranimin ose duke u bërë pjesë e procesit të pranimit. Në një kohë kur BE-ja ballafaqohet me sfida të mëdha, përqëndrimi i vazhdueshëm tek zgjerimi mbetet një investim thelbësor për sigurinë dhe prosperitetin e Evropës.

Pra, kjo është arsyeja pse ne mendojmë se zgjerimi është mirë për Bashkimin Evropian. Por, pse është i mirë për Shqipërinë? Shqipëria që nga viti nentedhjete e nje, ka përjetuar një proces të reformës politike, institucionale, ligjore, sociale dhe ekonomike dhe transformimin që ende nuk është i plotë, me objektivin për të sjellë vendin në rrjedhat evropiane. Në teori nuk ka asnjë arsye pse një proces i tillë reformash te mos arrihet ndonjë ndikim të jashtëm. Por në praktikë mundesia e anëtarësimit në Bashkimin Evropian ofron një nxitje për të ecur përpara ne kete process me shpejtë dhe me efikas. Ai siguron një fokus rreth të cilit mund të ndërtohet mbështetja publike për transformim. Ai gjithashtu ofron burime institucionale dhe financiare të Komisionit Evropian dhe të Shteteve Anëtare në mbështetje të procesit. Pra, qëllimi i anëtarësimit në BE nuk është vetëm një simbol emocional e riintegrimit të vendit në familjen evropiane. Ai është gjithashtu një mekanizëm praktik për përmirësimin e jetës së popullit shqiptar.

Por procesi i anëtarësimit është i gjatë, i komplikuar dhe plot zhargon ligjor, për shkak se Bashkimi Europian është një konstrukt shume ligjor. Pra, është e lehtë për klasën politike, median dhe publikun ta humbin fokusin nga objektivat e procesit dhe atë cfarë do të thotë për vendin. Për fat të keq, disa nga institucionet e Bashkimit Europian sigurojnë hapesira të shumta për disa njerez pompoze dhe patronizues, shumë prej të cilëve kanë vizituar Shqipërinë apo kane dhënë intervista në media per të ndarë retorikën e tyre të lodhshme me ne. Imazhet më pak të preferuara nga une, janë ato të “detyrave të shtëpisë” ose “provimeve” per Shqiperine. Kjo pjesërisht sepse unë mendoj se ky nuk eshte një qëndrim i përshtatshëm ndaj një demokracie dhe aleati të NATO-s. Gjithashtu kjo vjen pjesërisht për shkak se mbaj mend se kur bëja detyrat e shtëpisë në shkollë, unë gjithmonë i lija në minutën e fundit, bëja sa më pak të ishte e mundur, dhe i harroja pasi i kisha dorëzuar. Nuk do te doja nga parlamenti shqiptar të marrë këtë qasje ndaj kërkesave të BE-së, edhe pse të jem i sinqertë ndonjehere unë mendoj se ata keshtu bëjnë.

Kjo na çon tek çështja shumë e diskutuar e “tre ligjeve”, që do të thotë ligjet për Gjykatën e Lartë dhe Shërbimin Civil dhe reformën e propozuar të procedurës parlamentare. Këto janë portretizuar ndonjëherë si qendrore në një farë mënyre për vazhdimin e procesit te pranimit të Shqipërisë. Eshte e qartë se në terma të substancës së tyre ata nuk janë. Ndërsa strukturat e Gjykatës së Lartë dhe të Shërbimit Civil kanë nevojë për përmirësime, ato janë tashmë funksionale me një nivel të arsyeshëm efikasiteti. Parlamenti duket se nuk ka vështirësi në kryerjen e debate të krahasueshme me ato të Shteteve Anëtare të BE, edhe në qoftë se ka vend për përmirësim. Në vend të kësaj, të tre ligjet janë një test lakmusi i aftësisë së klasës politike shqiptare për të vënë mënjanë debatet politike partiake në interes më të gjerë të procesit të anëtarësimit të vendit, duke votuar ligje per të cilat ata i premtuan Komisionit Evropian se do ti trajtonin. Deri më tani kjo nuk ka qenë e mundur. Unë e kuptoj arsyetimin e atyre të cilët e kanë patur të pamundur për të votuar për këtë legjislacion. Por unë shpresoj se rrethanat do të krijohen në të ardhmen e afërt, në të cilën ky legjislacion mund të kaloje dhe procesi te rifilloje.

Një prej ligjeve që u miratua vitin e kaluar ishte Kodi Zgjedhor. Ne jemi duke parë zbatimit të këtij ligji testuar në praktikë. Është me rëndësi jetike që të gjithë të përfshirë në këtë proces, qoftë ekspertët teknik ose partitë politike, të bëjnë gjithçka që munden për të parë se ky proces është plotësisht i lirë dhe i ndershem, dhe te perceptohet edhe nga të gjithë të përfshirët si i lirë dhe i ndershem. Nese zgjedhjet në Qershor mbahen në rrethanat më të mira, kjo do t’i japë një shtysë të re dhe pozitive procesit te pranimit të Shqipërisë. Anasjelltas, zgjedhjet që perceptohen nga Shtetet Anëtare, si të dyshimta do ta kthejne procesin prapa në vite.

Unë do të doja të bëj dy sugjerime në lidhje me procesin zgjedhor. Në çdo demokraci, ka pretekste apo paqartësi në sistem. Në mënyrë të pashmangshme partitë politike i shfrytëzojnë ato në kufi absolut me shpresën e avantazhit politik. Kjo gjithmonë çon në armiqesi midis partive politike. Shpesh duket keq tek publiku, dhe mund të jetë joetike në parim. Por nese qëndron brenda ligjit, nuk i ben te pavlefshme zgjedhjet demokratike. Nga ana tjetër, kemi mashtrimin e paster zgjedhor. Një individ i cili qëllimisht kryen mashtrime me zgjedhjet është një kriminel. Një individ i cili organizon përmbysje të vullnetit demokratik të popullit përmes mashtrimeve zgjedhore është një tradhtar i vendit të tij. Kaq e thjeshtë është. Por është e rëndësishme për ti mbajtur këto dy fenomene të ndara në çdo diskutim mbi zgjedhjet. Akuzat per mashtrim, apo insinuatate se masa te caktuara prishin zgjedhjet, janë të lehta për tu bërë, por te vështira për tu provuar apo përgënjeshtruar. Edhe në nxehtesine e debatit të partive politike për zgjedhje me rezultat shume te ngushte, është e rëndësishme që të mos dëmtohet procesi zgjedhor në sytë e elektoratit apo të komunitetit ndërkombëtar. Mashtrimet duhet të denoncohen patjeter në qoftë se zbulohen, por akuzat per mashtrim nuk duhet të jenë rutinë e retorikës së zgjedhjeve.

Sugjerimi i dytë është rëndësia e pjesëmarrjes. Të gjithë, partitë politike, shoqëria civile apo miqtë ndërkombëtarë të Shqipërisë, duhet të inkurajojnë pjesëmarrjen me të gjerë te mundshme në zgjedhje si një tregues i entuziazmit demokratik të popullit shqiptar. Ndonjëherë votuesit janë udhëhequr të besojnë se të gjithë kandidatët e partive janë të pa vlerë, ose se sistemi nuk reflekton në mënyrë të drejtë votën e tyre, ose se votimi nuk mund të ndryshojë jetën e tyre në një mënyrë konkrete. Kjo është e gabuar. Do të ketë një oferte të gjerë kandidatësh në zgjedhjet e qershorit: nga partite me përvojë ne qeverisje, nga partitë e reja, nga partitë e vogla, me programe dhe objektiva shumë specifike. Edhe në qoftë se një votues mendon se ato janë të gjitha të këqija, duhet të jetë dikush që është më pak i keq se të tjerët. Edhe në qoftë se sistemi në vetvete nuk eshte perfekt dhe ka anomali, një pjesëmarrje të fortë do ti tejkalonte keto. Dhe në çdo demokraci zgjedhjet ndikojnë në jetën tonë dhe të familjeve tona. Njeriu që qëndron në shtëpi gjatë zgjedhjeve nga një zhgënjim i gabuar nga sistemi, ka të njëjtin efekt në të ardhmen e vendit të tij sa njeriu i cili është shumë i dehur për të gjetur rrugën tek qendra e votimit, dmth zero. Një dallim midis Britanisë dhe Shqipërisë është se në vendin tim paraardhësit e mi luftuan për të drejtën e votës. Por në Shqipëri, ka ende njerëz që rrezikuan jetën e tyre për të drejtën e votës. Pra, është e rëndësishme që të gjithë ta përdorin këtë të drejte, që ne të gjithë ti inkurajojmë ata ta bëjnë këtë, dhe të gjithë te bëjmë sa mundemi gjate përgatitjes së zgjedhjeve për të bërë të mundur që ata të bëjnë kështu.

Natyrisht mund të duket e çuditshme qe une flas për zgjerimin e BE dhe mbështetjen e Britanisë për këtë, pasi media ka raportuar qëndrimin e Britanise ndaj BE-së dhe politikat e qeverisë sime ndaj tij. Disa njerëz më thonë se duket sikur Shqipëria po troket në derën e përparme të shtëpisë evropiane ndërsa Mbretëria e Bashkuar po përpiqet të dale jashte nga dritarja e pasme. Më lejoni shkurtimisht të sqaroj se cili është qëndrimi ynë. Në fjalimin e tij ne njezet e tre Janar, David Cameron, Kryeministri ynë, tregoi një vizion për një Bashkim Evropian më konkurrues, me i adaptueshëm dhe fleksibël.

Ai është i shqetësuar nga sfidat e krizës se eurozonës dhe ndryshimet qe ajo po nxit në Evropë, konkurrenca Evropiane ne një ekonomi botërore te transformuar, dhe hendeku mes institucioneve të Bashkimit Evropian dhe popujve të Europës.

Ai dëshiron të shohë një debat të hapur midis partnerëve evropianë se çfarë ndryshimesh do të përmirësojnë BE-ne, do te mbeshtesin biznesin dhe punësimin. Ai gjithashtu e ka bërë të qartë se ai mendon se është koha që populli britanik të thotë fjalën e tij për anëtarësimin e Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian, përmes procesit të referendumit. Ai propozon pesë parime për reforma për të tejkaluar këto sfida: Konkurrenca: një përpjekje serioze për të thelluar tregun e perbashket, të zvogëlojë burokracinë, të hape tregtinë dhe te reformoje institucionet e BE-së; Fleksibilitet: te përqafohet diversiteti i BE-së, në vend se te ngulet kembe qe një masë i përshtatet të gjithëve. Ai ka ofruar disa ide fillestare se cfarë do të thotë kjo. Pushteti duhet të jetë në gjendje të rrjedhe përsëri në Shtetet Anëtare: ne duhet të shqyrtojmë se çfarë duhet të bëjë BE-ja dhe çfare duhet të ndalojë së bëri; Përgjegjshmëri demokratike: duhet të jetë një rol më të madh për parlamentet kombëtare; dhe Ndershmëri: ndryshimet e sjella nga kriza e eurozonës nuk duhet të minojnë integritetin e Tregut te Perbashket.

Qeveria britanike është e angazhuar për të ndihmuar në formësimin e të ardhmes së një Bashkimi Europian të hapur, fleksibël dhe të adaptueshëm, për të arritur jo vetëm një marrëveshje me të mirë për Britaninë, por një marrëveshje me te mirë edhe për Evropën. Ne mbetemi të angazhuar plotësisht në procesin e zgjerimit. Ne mendojmë se kjo është në interes të vendit tonë. Kjo është në interes të miqve tanë shqiptarë dhe aleatëve. Dhe kjo është në interes të Evropës si një e tërë.

Faleminderit për vëmendjen.

Publikuar 21 February 2013