Fjalim

Ditëlindja e Mbretëreshës në Tiranë

Fjala e Ambasadorit gjatë festimeve me rastin e ditëlindjes së Mbretëreshës

Ditëlindja e Mbretëreshës në Tiranë

Ju falenderoj që pranuat ftesën për të m’u bashkuar në rezidencën time sonte në festimin e ditëlindjes zyrtare të Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elisabet. Është një nder i madh dhe kënaqësi për mua dhe gruan time t’ju kemi këtu.

Shkëlqesia e saj mbush tetëdhjetë e nëntë vjeç këtë vit dhe ka mbretëruar si Mbretëresha e Britanisë së Madhe dhe disa vendeve të tjera për gjashtëdhjetë e tre vjet. Mbretëria jonë mbetet një fokus besnikërie dhe forcë vazhdimësie e bashkimi kombëtar në kohëra që ndryshojnë shpejt. Kohët e fundit në vendin tim ka patur shumë debat rreth marrëdhënieve mes Mbretërisë së Bashkuar dhe institucioneve të Bashkimit Evropian dhe marrëdhënieve mes pjesëve të ndryshme në Mbretërinë e Bashkuar. Rëndësia e rolit të Monarkisë, gjithsesi mbetet e padiskutueshme.

Queen's Birthday Party 2015 in Tirana

Queen's Birthday Party 2015 in Tirana

Marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar vazhdojnë të lulëzojnë dhe zgjerohen. Kjo theksohet edhe nga tre vizita të nivelit të lartë në Londër në fund të vitit dymijë e katërmbëdhjetë. Presidenti i Republikës kreu një vizitë të rëndësishme, duke u takuar me përfaqësues të qeverisë, familjes Mbretërore dhe rretheve financiare e tregtare. Zonja Mimi Kodheli, Ministrja e Mbrojtjes vizitoi Londrën dhe disa reparte ushtarake për të diskutuar me Sekretarin Britanik të Mbrojtjes në lidhje me bashkëpunim më të zgjeruar ushtarak . Zoti Saimir Tahiri, Ministër i Brendshëm, së bashku më kolegë të tij mbajtën diskutime të rëndësishme me Sekretaren e Brendshme, zonjën Theresa May dhe me zyrtarë të lartë të sigurisë dhe institucioneve ligjzbatuese. Këto vizita hapën fusha të reja bashkëpunimi si rajonal ashtu edhe dypalësh.

Politikat tona diplomatike mbeten të lidhura ngushtë në kuadër të aleancës së NATO-s, dhe misionet tona diplomatike punojnë së bashku në Kombet e Bashkuara, OSBE-në, Këshillin e Evropës dhe institucione të tjera për të promovuar paqen, lirinë dhe një sistem ndërkombëtar të bazuar në respektimin e së drejtës ndërkombëtare. Ne kemi një objektiv të përbashkët që është luftimi i forcave të ekstremizmit fetar në Lindjen e Mesme. Në këtë kontekst, dua të ripërsëris vlerësimin e qeverisë sime për Shqipërinë, e cila bujarisht u dhuroi municione forcave irakene dhe forcave të qeverisë rajonale kurde.

Queen's Birthday Party 2015 in Tirana

Queen's Birthday Party 2015 in Tirana

Marrëdhëniet tona ushtarake vazhdojnë të zgjerohen. Stërvitja “Albanian Lion 14” që u organizua verën e shkuar ishte më komplekse se vitet e mëparshme. Pati një pjesëmarrje të lartë të Forcave Ushtarake Shqiptare që nga faza e ideimit dhe planifikimit deri në zbarkimin e forcave tokësore, ajrore dhe detare shqiptare e britanike në një skenar sfidues. Për herë të parë, ne kemi kadetë shqiptarë që po trajnohen në tre akademitë tona: Ushtri, Marinë dhe Forcat Ajore.

Verën e shkuar, procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian hyri në një fazë të re kur Shtetet Anëtare vendosën njëzëri t’i jepnin Shqipërisë statusin e vendit kandidat. Qeveria e re në Londër, e formuar muajin e shkuar ka përsëritur mbështetjen e saj për zgjerimin e Bashkimit Evropian, përmes një procesi strikt, por të drejtë kushtëzimi. Ka ende shumë sfida përpara në këtë proces, por ekziston mundësia për shpejtimin e tij me anë të reformave të brendshme të theksuara nga Komisioni Evropian.

Unë jam i bindur se çelësi për procesin e anëtarësimit është reforma radikale dhe e plotë e gjyqësorit. Korrupsioni në gjyqësor pengon rrugën e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe krijon një mjedis në të cilin akoma më shumë korrupsion dhe krim i organizuar lulëzojnë. Korrupsioni në gjyqësor i shkurajon investimet e huaja dhe sipërmarrjen e brendshme. Krijon probleme sociale që prekin jetën e përditshme të qytetarëve. Prandaj, ne shpresojmë fort që të gjitha forcat politike dhe institucionale të mbështesin programin e reformës në drejtësi dhe të ndihmojnë në përfundimin e suksesshëm të saj. Nëse kjo arrihet, do të jetë një reformë transformuese për Shqipërinë.

Queen's Birthday Party 2015 in Tirana

Queen's Birthday Party 2015 in Tirana

Bashkëpunimi dypalësh në luftën kundër trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe trafikimit të njerëzve është parë në Londër si një model për vendet e tjera në rajon. Agjencia jonë Kombëtare e Krimit ka bërë arrestime të shumta në Britani dhe ka prerë veprimtarinë e grupeve të mëdha të krimit shqiptar dhe britanik me ndihmën e Policisë së Shtetit Shqiptar, Prokurorisë së Përgjithshme dhe agjensive të tjera. Bashkëpunimi mes Policisë Shqiptare dhe forcave të tjera të rendit është i rëndësishëm për ne në luftën kundër trafikimit të narkotikëve e qenieve njerëzore dhe krimit të organizuar. Nje organizate britanike dha një kontribut të madh në uljen e kontrabandës, evazionit të taksave në dogana dhe korrupsionit në shërbimin doganor. Ekspertët tanë janë duke bashkëpunuar mirë edhe në lidhje me reformën në burgje.

Një tjetër fushë bashkëpunimi që është zgjeruar gjatë vitit të fundit është mbështetja që Britania po jep në lidhje me reforëm ambicioze të arsimit në Shqipëri. Jam i kënaqur që British Council dhe agjensitë e arsimit nga Mbretëria e Bashkuar ishin në gjendje të jepnin kontributin e tyre për këtë reformë të nevojshme prej kohësh. Unë besoj se reforma në arsim, vëçanërisht në atë të lartë dhe profesional mund t’i sjellin vendit përfitime ekonomike dhe sociale. Kjo është një mundësi për ta mobilizuar rininë dinamike dhe ambicioze shqiptare në interes të zhvillimit kombëtar. Shpresoj se do të mund ta zgjerojmë më tej bashkëpunimin tonë në këtë fushë edhe gjatë vitit të ardhshëm.

Kompania më e madhe britanike në tregun shqiptar, ka bërë hapa të rëndësishme këtë vit. Në fushën tregtare, ata prezantuan shërbimin e transfertës së parave që ka ndikime të mëdha sociale për më të varfrit në komunitet. Sa i përket rolit të tyre të përgjegjësisë sociale - me të cilin kam nderin të jem i lidhur- ata kanë prezantuar, ndër projektet e tjera, Komisariatin Dixhital që mbështet punën e policisë kundër krimit dhe prishjes së rendit.

Për të përfunduar me një shënim historik, kohët e fundit Shqipëria ka qenë aktive në promovimin e marrëdhënieve të mira me vendet e rajonit, me të cilat marrëdhëniet kanë qenë të vështira në të kaluarën. Z. Rama ka thënë se ai është frymëzuar nga historia e pajtimit mes Francës dhe Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore. Ka një shembull më të vjetër. Sot është 200 vjetori i Betejës së Waterloo, në të cilën një koalicion i vendeve të udhëhequra nga Britania luftuan kundër Perandorisë Franceze. Që nga ajo ditë, Franca dhe Britania kanë qenë të bashkuar me një angazhim të përbashkët ndaj vlerave liberale dhe demokratike dhe kanë luftuar si aleatë të fortë kundër shtypjes dhe tiranisë.

Unë jam i kënaqur këtë vit kemi mes nesh bandën e Nottinghamshire të Inxhinierëve Mbretërorë. Unë do të doja ti jepja një mirëseardhje të ngrohtë komunitetit britanik të cilët na janë bashkuar sonte, dhe natyrisht të falënderoj kompanitë që kanë sponsorizuar aq bujarisht këtë ngjarje, këtë vit, sikurse në vitet e mëparshme. Unë do të doja tju ftoja të bashkoheni me mua në një dolli për Madhërinë e Saj, Mbretëreshën.

Publikuar 9 July 2015
Përditësuar së fundi 9 July 2015 + show all updates
  1. Added translation

  2. Added translation