Fjalim

Konferencë mbi Arsimin e Lartë në Shqipëri

Ambasada Britanike në Tiranë dhe Këshilli Britanik kanë përkrahur reformën e arsimit të lartë në Shqipëri që nga fillimi i saj.

Konferencë mbi Arsimin e Lartë

Ministre, të nderuar të ftuar, zonja dhe zotërinj.

Ambasada Britanike në Tiranë dhe Këshilli Britanik kanë përkrahur reformën e arsimit të lartë në Shqipëri që nga fillimi i saj. Përmes sigurimit të ekspertizës nga Mbretëria e Bashkuar dhe duke lehtësuar lidhjet midis agjencive të arsimit të lartë shqiptar dhe atyre të Mbretërisë së Bashkuar, ne jemi të lumtur që kemi patur mundësi të mbështesim Ministrinë e Arsimit në përpjekjet e saj për të rivendosur rregull, në tregun kaotik të arsimit të lartë në Shqipëri.

Ne jemi shumë të kënaqur që tani jemi në fazën ku, duke krijuar bazën e nevojshme ligjore për një funksionim më të mirë të këtij sektori në Shqipëri, ne jemi në gjendje të ofrojmë ndihmë në ndërtimin e kapaciteteve të Ministrisë së Arsimit dhe agjencive të saj. Ka qenë një proces që synon rivendosjen e besimit të publikut në sektorin e arsimit dhe në institucionet e saj, përfshirë universitetet.

Higher Education Conference

Higher Education Conference

Procesi i përkrahjes së reformës të arsimit të lartë ka kaluar nëpër disa faza:

Së pari. Ne ishim në gjendje të ndihmonim, të siguronim udhëzuesin e nevojshëm, në mënyrë që ministria të planifikonte hapat drejt rivendosjes së legjitimitetit të sistemit dhe sigurimit të cilësinë së arsimit të lartë. Ishim të lumtur që mundëm të sillnim ekspertizën e cilësisë më të lartë nga Këshilli i Akreditimit të Mbretërisë së Bashkuar. Kjo punë fillestare çoi në masat e marra nga ministria për të mbyllur 18 institucione, të cilët operonin jashtë kritereve të licencimit.

Hapi tjetër ishte marrëveshja ndërmjet qeverisë së Shqipërisë dhe Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë për të kryer bashkërisht akreditimin e të gjitha universiteteve shqiptare, private dhe publike, për të ofruar kështu nivelin e duhur të sigurimit të cilësisë. Ky ishte një hap gjigand në këtë proces. Ne presim të shohim në muajt e ardhshëm përfundimin e këtij procesi i cili gjithashtu do të ndërtojë kapacitetet e Agjencisë Shqiptare të Sigurimit të Cilësisë.

Higher Education Conference

Higher Education Conference

Pas miratimit të ligjit të ri për arsimin e lartë, dy agjenci të reja janë krijuar në bazë të modeleve të Mbretërisë së Bashkuar. Nëpërmjet programeve të shkëmbimit mes vendeve tona, janë sjellë ekspertiza përkatese në fushën e financimit të universiteteve dhe shërbime të tjera të arsimit nga agjencitë kryesore të sektorit të arsimit të lartë të Mbretërisë së Bashkuar. Ne shpresojmë, që përmes këtyre kontakteve, së bashku do të ndajmë jo vetëm njohuritë e strukturave organizative, know-how-in dhe bazën ligjore për të vepruar, por edhe se kështu do të krijojmë lidhje të qendrueshme institucionale që do të sjellin përfitime për të gjithë, përfshirë universitetet.

Kjo konferencë e rëndësishme sot është një tjetër mundësi për të ndarë së bashku ekspertizë ndërmjet, Agjencisë së Statistikave të Arsimit të Lartë të Britanisë së Madhe, agjencisë së sapokrijuar shqiptare për shërbimet e arsimit dhe gjithashtu partnerëve të tjerë europianë. Ne shpresojmë që me punën tuaj të përbashkët do të gjejmë zgjidhje që plotësojnë nevojat e autoriteteve arsimore shqiptare dhe, sigurisht, më e rëndësishmja të ndihmojë për të përmbushur kërkesat e studentëve në Shqipëri të cilët janë, në fund të fundit, ato që me të vërtetë kanë rëndësi.

Ju falenderoj dhe uroj fat për konferencën.

Publikuar 29 September 2016
Përditësuar së fundi 4 October 2016 + show all updates
  1. Added translation

  2. First published.