Skip to main content
Guidance

Rikthimi në Shqipëri (accessible)

Updated 15 September 2026

Mbështetje për Shtetasit Shqiptarë të Kthyer nga Mbretëria e Bashkuar

Nëse jeni shtetas shqiptar që është kthyer ose do të ktheheni në Shqipëri nga Mbretëria e Bashkuar, Medaille Trust ofron mbështetje të personalizuar për t’ju ndihmuar të rindërtoni jetën tuaj.

Si të aksesoni mbështetjen

  • Kontaktoni Medaille Trust përmes telefonit, email-it ose nëpërmjet faqes sonë të internetit.
  • Mund të lidheni me ne para kthimit tuaj ose brenda 3 muajve pas kthimit.
  • Mbështetja do të jetë e disponueshme deri në 12 muaj.

Si mund t’ju ndihmojë Medaille Trust

Medaille Trust është i angazhuar për t’ju ndihmuar të ri-integroni me sukses në Shqipëri.

Ne punojmë ngushtë me një rrjet organizatash të shoqërisë civile shqiptare për të ofruar mbështetje të përshtatur sipas nevojave tuaja individuale.

Ne ofrojmë një program mbështetjeje 12-mujore i fokusuar në:

  • Gjetjen e punës
  • Arsimin ose trajnimin profesional
  • Zhvillimin personal dhe aspiratat e së ardhmes

Mund të ofrojmë gjithashtu asistencë të menjëhershme (brenda 5 ditëve pas kthimit tuaj në Shqipëri), duke përfshirë:

  • Mbështetje në aeroport gjatë mbërritjes
  • Akomodim afatshkurtër
  • Transport drejt një adrese në vend
  • Kujdes gjatë mbërritjes dhe pako ushqimore
  • Ndihmë e vogël financiare për nevoja të menjëhershme

Lista e mbështetjes

Ekipi ynë do të punojë me ju për të kuptuar llojin e mbështetjes që ju nevojitet—qoftë për të filluar një biznes, për t’u ribashkuar me familjen, apo për të planifikuar udhëtimin drejt një vendi tjetër.

Qëllimi ynë është të sigurojmë kthimin tuaj të sigurt dhe t’ju ndihmojmë të ndërtoni një të ardhme pozitive.

  • Ndihmë për akses në tregun e punës
  • Financim dhe mbështetje për hapjen e një biznesi
  • Ndihmë për akses në trajnim profesional ose arsim të mëtejshëm
  • Asistencë për mundësi migrimi ligjor drejt një vendi të tretë
  • Mbështetje për dokumentacionin brenda vendit
  • Orientim drejt shërbimeve lokale
  • Mbështetje për shëndetin mendor
  • Ndihmë për gjetjen dhe ribashkimin me familjen

Telefon: (+355) 69 44 56 042

Orari zyrtar: 09:00 - 17:00 GMT +1 Hënë - Premte

Email: albania@medaille-trust.org.uk

Faqja e internetit: www.medaille-trust.org.uk