Rinia sfidon dhunën kundër grave dhe vajzave
Mirëpresim propozime që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit dhe trajtimin e çështjes së dhunës kundër grave. Afati perfundimtar 31 janar 2018.

British Embassy Tirana
Ambasada Britanike në Tiranë mbështet barazinë gjinore, diversitetin dhe të drejtat e njeriut. Për të mbështetur punën tonë në këto fusha, mirëpresim propozimet për të konceptuar dhe zbatuar projekte që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit dhe trajtimin e çështjes së dhunës kundër grave.
Për një aplikim të suksesshëm:
- Hartimi i një fushate që synon ndërgjegjësimin dhe / ose ndihmon në parandalimin e dhunës ndaj grave në Shqipëri. Propozimi duhet të synojë të ndryshojë qëndrimet dhe / ose sjelljen e individëve, komuniteteve dhe institucioneve ndaj dhunës kundër grave.
- Zbatimi i fushatës brenda afatit: Fushata e suksesshme duhet të fillojë ose të përfundojë më 8 mars në përkujtim të Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Aplikuesit duhet të sigurohen që projekti të hartohet dhe të zbatohet sipas afatit kohor të propozuar
- Për t’u konsideruar, aplikantët duhet të jenë nga mosha 18-25 vjeç, dhe të përfshijnë një larmi disiplinash dhe shtrirjeje gjeografike. Propozimet nuk janë të kufizuara vetëm në fushën krijuese. Përveç kësaj, aplikimet mund të dorëzohen nga individë ose grupe.
- Aplikantët ose ekipet e interesuara duhet të dorëzojnë një propozim projekti tek Ambasada Britanike në Tiranë. Propozimet përzgjidhen dhe miratohen nga Bordi i Programeve të Ambasadës Britanike. Aplikuesit do të njoftohen më 5 shkurt 2018.
Afati: 31 janar 2018
Aplikimet e përfunduara ose pyetjet duhet të dërgohen tek: british.embassytirana@fco.gov.uk
Totali i fondeve në dispozicion është £3000 ose shuma e barazvlefshme ne lekë
Shkarko aplikimin: