Njoftimi shtypi

Ministrat Britanike dhe Shqiptarë nënshkruajnë Marrëveshjen e Transferimit të Burgosurve

Ministri shqiptar i Drejtësisë Eduard Halimi dhe ministrit britanik Burgjeve Jeremy Wright nënshkruan një marrëveshje për qytetarët shqiptarë të burgosur në Britani të Madhe për të përfunduar dënimin e tyre me burgim në Shqipëri.

Kjo u botua nën 2010 to 2015 Conservative and Liberal Democrat coalition government
UK and Albanian Ministers sign Prisoner Transfer Agreement

UK and Albanian Ministers sign Prisoner Transfer Agreement

Ministri Shqiptar i Drejtësisë Eduard Halimi dhe Ministri Britanik i Burgjeve Jeremy Wright nënshkruan sot një marrëveshje për qytetarët Shqiptarë të burgosur në Britanine e Madhe për të përfunduar dënimin e tyre me burgim në Shqipëri.

Marrëveshja e transferimit te detyrueshëm te te burgosurve do të lejojë që qeveria Britanike të transferojë shtetasit legjitime Shqiptarë, nga burgjet e Mbretërisë se Bashkuar për në vendin e tyre, për të kryer pjesën tjetër të dënimit. Gjithashtu, të burgosurit Britanik në Shqipëri do të transferohen në burgjet e Mbretërisë se Bashkuar.

Në të dy rastet i burgosuri do të kryeje dënimin e vendosur nga gjykata. Por transferimi në një burg në vendin e tyre do të rrise mirëqenien e të burgosurve dhe riintegrimin eventual në shoqëri, si për shembull duke lejuar nje kontakt më të madh me familjen e tyre.

Ky është marrëveshja e parë dypalëshe e Mbretërisë së Bashkuar per transferimin e te burgosurve e cila ofron nje transferim te detyrueshëm jashtë Bashkimit Europian, si dhe një zhvillim shumë pozitiv në marrëdhëniet midis Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë. Ne presim që transferimet e para te ndodhin brenda këtij viti.

Jeremy Wright tha:

Unë jam i kënaqur që sot, se bashku me homologun tim Shqiptar, mundëm të nënshkruajme kete marrëveshje per transferim e te burgosurve. Bashkëpunimi i autoriteteve Shqiptare ka qenë vendimtar per tu siguruar qe këto negociata të rezultonin te frytshme. Qeveria Britanike dëshiron qe më shumë të burgosur të shteteve te huaj të vuajnë dënimet në vendin e tyre.

Publikuar 15 January 2013