Historia e lajmeve botërore

Marrëdhëniet mes autoriteteve Britanike dhe së ashtuquajturës Dhoma Britanike e Tregtisë

Dhoma Britanike e Tregtisë nuk e kanë tagrin të pasqyrojë pikëpamjet e komunitetit të biznesit britanik

British Embassy Tirana

British Embassy Tirana

Duke konsideruar raportimet mediatike së fundmi, do të ishte e dobishme të sqaronim marrëdhëniet mes autoriteteve britanike dhe së ashtuquajturës Dhoma Britanike e Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri. Ambasada Britanike nuk ka asnjë marrëdhënie formale me Dhomën Britanike të Tregtisë. Kjo e fundit, në fakt është një organizatë private drejtuar nga z. Zenel Hoxha dhe bashkëshortja e tij, znj. Silvana Hoxha. Organizata ka për qëllim t’i ofrojë publikut dhe bizneseve shërbime të ndryshme, për të cilat aplikon tarifa. Shumat që aplikohen janë në diskrecionin e vetë z. Hoxha.

Ndërkohë që stafi i ambasadës Britanike dhe përfaqësues të bizneseve britanike kanë marrë pjesë me raste në aktivitete të mbajtura në mjediset e Dhomës Britanike të Tregtisë, asnjë autoritet britanik nuk është i përfshirë zyrtarisht në këtë organizatë. Po ashtu, në të nuk ka përfshirje domethënëse të kompanive britanike.

Kjo do të thotë se Dhoma Britanike e Tregtisë dhe pronarët e saj nuk e kanë tagrin të pasqyrojnë pikëpamjet e komunitetit të biznesit britanik në lidhje me qeverinë, median apo opinionin publik.

Dhoma Britanike e Tregtisë nuk kas asnjë rol apo ndikim në procesin e aplikimit për viza për në Mbretërinë e Bashkuar.

Testet e gjuhës angleze të administruara nga Dhoma Britanike e Tregtisë nuk kanë mbështetjen e British Council. Ato nuk janë në listën e provimeve të njohura nga Ministria Shqiptare e Arsimit me qëllim ndjekjen e studimeve të mëtejshme në vend. Çdo student apo pjesëtar i publikut që kërkon informacione rreth provimeve të gjuhës angleze për çfarëdo qëllimi është i lutur të kontaktojë zyrën në Tiranë të British Council, të cilët ofrojnë këshillim pa pagesë. Ambasada Britanike përfiton nga kjo mundësi për të theksuar angazhimin e saj për promovimin e ekselencës në arsim në Shqipëri, përmes provimeve transparente, rigoroze dhe finaciarisht të përballueshme. Çdo akuzë për pandershmëri dhe korrupsion në këtë fushë duhet të merren seriozisht dhe të hetohen me kujdes.

Publikuar 12 October 2015