Lojërat Olimpike Speciale, për herë të 5-të në Shqipëri
Ky aktivitet mbështet përfshirjen sociale të njerëzve me aftësi të kufizuara për të krijuar shanse të barabarta për këtë komunitet.

Special Olympic Games
Ambasadori Britanik në Shqipëri, Z. Nicholas Cannon mori pjesë më 28 tetor në Lojërat Olimpike Speciale të Shqipërisë të cilat u zhvilluan në Universitetin e Sporteve në Tiranë. Lojërat organizohen për herë të pestë nga Fondacioni Vodafone Albania, në partneritet me Shoqatën e Lojrave Olimpike Speciale të Shqipërisë.

Special Olympic Games
330 pjesëmarrës, nga të cilët 32 mësues dhe instruktorë, 18 gjyqtarë dhe 50 vullnetarë zhvilluan lojëra të ndryshme të tilla si basketboll, futboll, atletikë, pingpong dhe bowling. Ekipet vijnë nga qendrat e rehabilitimit dhe shkollat e specializuara të dedikuara për personat me nevoja të veçanta.

Special Olympic Games
Kjo ngjarje është financuar nga Fondacioni Vodafone Albania. Ajo mbështet përfshirjen sociale të njerëzve me aftësi të kufizuara për të krijuar shanse të barabarta për këtë komunitet.

Special Olympic Games
Foto të tjera mund ti shikoni në faqen tonë në Flickr.