Dita Perkujtimore për Dëshmorët, 2014
Ambasada Britanike në Tiranë do të mbajë një shërbim përkujtimor pranë memorialit Britanik dhe Komonuelthit, në parkun e Tiranës.

Remembrance Sunday Service in Albania
Ambasada Britanike në Tiranë do të mbajë një shërbim përkujtimor ditën e dielë, 9 Nëntor 2014, në orën 10:45 pranë memorialit Britanik dhe Komonuelthit. Ambasada Britanike fton qytetarët Britanikë, Komonuelthit dhe Irlandez për t’u bashkuar në Aktin e saj të Kujtimit dhe Përkushtim për ata që kryen sakrificën e fundit.
Lulekuqet (Poppies) - mbahen në javët para dhe pas 11 nëntorit në shenjë përkujtimi dhe mund të merren pranë Ambasadës Britanike në Tiranë ose gjatë ditës së shërbimit përkujtimor. Ato janë prodhuar nga Legjioni Mbretëror Britanik si dhe Shoqata e Mbretërisë së Bashkuar e Veteranëve.