Historia e lajmeve botërore

Dita Përkujtimore 2015 në Shqipëri

Ambasada Britanike organizoi Shërbimin e përvitshëm Përkujtimor pranë Memorialit të Dëshmorëve Britanikë dhe Komonuelthit, në Tiranë.

Remembrance Day service 2015 in Albania

Remembrance Day service 2015 in Albania

 Remembrance Day service 2015 in Albania

Remembrance Day service 2015 in Albania

Ambasada Britanike në Tiranë mbajti Shërbimin e përvitshëm të Përkujtimit pranë varrezave te Luftës të Komonuelth-it. Ambasadori Britanik, zoti Nicholas Cannon dhe atasheu i Mbrojtjes Lt Kolonel Richard Parry vendosën kurora në memorialin e luftës. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani dhe Shefi i Mbrojtjes Gjeneral Major Jeronim Bazo gjithashtu iu bashkuan ambasadorit në vendosjen e kurorave.

 Remembrance Day service 2015 in Albania

Remembrance Day service 2015 in Albania

Shërbimi u ndoq nga përfaqësues të qeverisë shqiptare dhe asaj të trupit diplomatik. Të gjithë pjesëmarrësit mbajten dy minuta heshtje në nderim të atyre që ranë në luftë. Te pranishmit mbanin lulekuqen përkujtimore, një emblemë e njohur e Ditës së Përkujtimit. Këto lulekuqe çelën nëpër disa nga fushëbetejat më të këqija të Luftës së Parë Botërore; ngjyra e tyre e kuqe u bë një simbol për gjakun e derdhur në luftë.

 Remembrance Day service 2015 in Albania

Remembrance Day service 2015 in Albania

Dita e Përkujtimit përkujton personelin Britanik dhe te Komonuelthit që humbën jetën e tyre gjatë dy luftërave botërore të shekullit të 20 si dhe në konfliktet e mëvonshme. Kjo datë shënon fundin zyrtar të Luftës së Parë Botërore në orën 11 të ditës së 11-të të muajit të 11-të në vitin 1918.

 Remembrance Day service 2015 in Albania

Remembrance Day service 2015 in Albania

Foto të tjera mund ti shikoni në faqen tonë në Flickr

Publikuar 9 November 2015