Historia e lajmeve botërore

Festa e Ditëlindjes së Mbretëreshës në Shqipëri

Fjala e Ambasadorit Britanik gjatë festës së Ditëlindjes së Mbretëreshës në Tiranë

Kjo u botua nën 2010 to 2015 Conservative and Liberal Democrat coalition government
Queen Queen's Birthday Party in Tirana

Queen Queen's Birthday Party in Tirana

Ju falënderoj që pranuat ftesën për t’u bashkuar me mua në rezidencën time sonte për të festuar ditëlindjen zyrtare të Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabet. Është një nder i madh dhe kënaqësi për mua dhe gruan time t’ju kemi këtu.

Shkëlqesia e saj mbush tetedhjete e tetë vjeç këtë vit dhe ka mbretëruar si Mbretëresha e Britanisë së Madhe dhe disa vendeve të tjera për gjashtedhjete e dy vjet.

Gjatë vitit të kaluar ne kemi parë debat të konsiderueshëm politik në Mbretërinë e Bashkuar mbi marrëdhëniet e vendit tonë me Bashkimin Evropian dhe mbi marrëdhëniet midis pjesëve të ndryshme të Mbretërisë së Bashkuar. Kjo ka nënvizuar rëndësinë e monarkisë si një fokus të besnikërisë dhe forcë për bashkim kombëtar në kohë të vështira. Kjo është demonstruar nga gëzimi publik për lindjen në qershorin e kaluar te Prince George, stërnip i Madherise se Saj dhe i treti në radhë per Fronin,. Kjo ngjarje e lumtur simbolizon vazhdimësinë e familjes mbretërore ndër shekuj të historisë së vendit tonë.

Marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar vazhdojnë të lulëzojnë dhe të zgjerohen. Politikat tona diplomatike mbeten të lidhura ngushtë në kuadër të aleancës së NATO-s, dhe misionet tona diplomatike punojnë së bashku në Kombet e Bashkuara, OSBE-në, Këshillin e Evropës dhe institucione të tjera për të promovuar kauzën e paqes, të lirisë dhe një sistem ndërkombëtar të bazuar në respektimin e së drejtës ndërkombëtare. Shkëmbimet politike janë rritur gjatë vitit të kaluar, pasi udhëheqja shqiptare mban kontakte me të gjithë spektrin politik në Londër. Tre Ministra britanikë kanë vizituar Shqipërinë këtë vit. Vetëm javën e kaluar, Ministrja shqiptare e Integrimit dhe zëvendësministrja e Punëve të Brendshme kanë qenë në Londër për bisedime shumë të frytshme dhe të dobishme me ministrat britanike dhe zyrtarë të lartë. Javën e ardhshme, Këshilli Evropian do të diskutojë fazën e ardhshme të pranimit te Shqipërisë në BE. Unë jam optimist se këto diskutime do të japin një kontribut të rëndësishëm dhe pozitiv në këtë proces.

Queen Queen's Birthday Party in Tirana

Queen Queen's Birthday Party in Tirana

Marrëdhëniet tona ushtarake janë zgjeruar në vitet e fundit. Në shtator të vitit të kaluar, u zhvillua në Vlorë stërvitja jonë më e madhe e përbashkët ushtarake, “Albanian Lion 13”, me pjesëmarrjen e katër anijeve të mëdha te Marines Mbreterore dhe tre mije marinarë dhe marinsa britanikë, duke punuar në bashkëpunim me kolegët holandezë dhe shqiptarë. Ne presim stervitje të tjera më vonë këtë vit, për të mirën e përbashkët të të dy forcave të armatosura. Këtë vit, për herë të parë zyrtarët shqiptarë do të marrin pjesë në Akademinë e Marinës Mbretërore në Dartmouth, dhe nje zyrtar I Ministrise shqiptare te Mbrojtjes do të ndjekë Kolegjin Mbretëror të Studimeve të Mbrojtjes, qendra jonë e studimit strategjik të nivelit më të lartë.

Bashkëpunimi dypalësh në luftën kundër trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe trafikimit të njerëzve është parë në Londër si një model për vendet e tjera në rajon. Agjencia jonë Kombëtare e Krimit ka bere arrestime të shumta në Britani dhe ka prerë veprimtarinë e grupeve të mëdha të krimit shqiptar dhe britanik me ndihmën e Policisë së Shtetit Shqiptar, Prokurorise së Përgjithshme dhe agjensive te tjera. Unë do të doja të vleresojme dhe respektojme përpjekjet që po ben qeveria shqiptare në reformimin e forcave të policisë dhe luftës kundër trafikut të drogës, dhe vendosmërine e treguar nga Z. Saimir Tahiri dhe kolegët e tij në Ministrinë e Brendshme dhe Policine e Shtetit. Si një ish-oficer policie, une dëshiroj të shpreh solidaritetin tim dhe mbështetjen për punonjësit e policisë te cilet po kryejne operacione të vështira dhe të rrezikshme në zonën e Lazaratit.

Këtë vit, bashkëpunimi ynë bilateral është zgjeruar në fusha të reja të aktivitetit. Organizata britanike Crown Agents është përfshirë në reformën e Shërbimit Doganor Shqiptar, një projekt të rëndësishëm që trajton sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, si dhe do të rrisë të ardhurat e qeverisë për të mbështetur projekte për të mirën e popullit shqiptar. Kolegët tanë ne Keshillin Britanik, janë duke punuar me Ministrinë e Arsimit mbi planet për reformën në sektorin e arsimit të lartë. Krijimi i një fuqie punëtore të arsimuar më mirë, nëpërmjet universiteteve të përmirësuara dhe formimit profesional, është jetik nëse Shqipëria do të kaperceje sfidat e integrimit evropian. Ne po vazhdojme bashkëpunimin tonë me institucionet ligjore dhe gjyqësore shqiptare, dhe jemi të gatshëm për të luajtur pjesën tonë në mbështetje të procesit shumë të nevojshem të reformës gjyqësore dhe reformën e burgjeve.

Kompanitë tona britanike, veçanërisht Vodafone dhe Glaxo Smith Kline, mbeten te suksesshëm në tregun shqiptar. Ata janë modele të teknikave moderne të menaxhimit. Ne shpresojmë se suksesi i tyre do të inkurajojë kompanitë e tjera britanike të bashkohen me ta në tregun shqiptar.

Këtë vit ne kemi parë gjithashtu një interes më të madh në Shqipëri nga vëllezërit tanë të Komonuelthit. Delegacionet nga Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re kanë vizituar për të eksploruar fushat e bashkëpunimit diplomatik dhe ekonomik. Ky është një zhvillim që ne inkurajojmë fuqimisht dhe mbështesim.

Pra, viti i kaluar ka qenë një vit i mirë për marrëdhëniet shqiptaro-britanike. Por ka shumë punë për të bërë, dhe shumë sfida të brendshme dhe ndërkombëtare për t’u përballur. Ambasada ime do të punojë shumë për të siguruar se viti i ardhshëm është edhe më i mirë, dhe se puna jonë kontribuon në më shumë siguri, drejtësi dhe prosperitet për qytetarët e te dy vendeve, Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Publikuar 24 June 2014