Atasheu Ushtarak merr dekoratë nderi në Shqipëri
Atasheu Ushtarak i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Kolonel Philip Osment merr dekoraten “Per merita te shquara” nga Ministria e Mbrojtjes e Shqiperise, pas mbarimit te detyres se tij

Defence Attaché in Albania, Lieutenant Colonel Philip Osment received an award "For Distinguished Services” from the Albanian Ministry of Defence
Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli vleresoi Kolonelin Philip Osment për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe të Mbrojtjes. Ajo tha “Sot jemi mbledhur në këtë ceremoni, për të vlerësuar punën dhe kontributin e shkëlqyer të Kolonelit Philip Osment, për forcimin e bashkëpunimit mes dy Forcave tona të Armatosura, në veçanti nëpërmjet stërvitjeve të përbashkëta, të cilat mendoj se janë të një rëndësie themelore për përmirësimin e ndërveprueshmërisë si aleatë të NATO”.
Më tej, ministrja Kodheli ka shprehur besimin, se nëpërmjet punës së ngushtë mes dy palëve do të mundësohet forcimi dhe zgjerimi i mëtejshëm i marrëdhënieve në fushën e Mbrojtjes mes dy vendeve. Një falënderim të veçantë, ministrja e Mbrojtjes Kodheli i shprehu ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, z. Nicholas Cannon, për angazhimin, përkushtimin dhe interesin e përhershëm në mbështetje të bashkëpunimit ushtarak mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.
Në ceremoni ishin të pranishëm ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, z. Nicholas Cannon, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi.
Gjithashtu, ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, i uroi mirëseardhjen edhe atasheut të ri ushtarak të Mbretërisë së Bashkuar, nënkolonel Richard Perry.