Ambasada Britanike inicion një dokumentar mbi sistemin e drejtësisë shqiptare
Dokumentari vështron se si Britania e Madhe është duke ndihmuar institucionet shqiptare për të përmirësuar sistemin e drejtësisë në vënd.

Ambasada Britanike në Tiranë ka qenë forca lëvizëse prapa një dokumentari që do të shfaqet në nje televizion shqiptar në lidhje me reformën në drejtësi. Dokumentari fokusohet në mënyrën se si Britania e Madhe ka punuar me institucionet shqiptare për të identifikuar problemet në sistemin e drejtësisë dhe përmirësimin e tyre për të përmbushur standardet evropiane dhe të japë përfitime për qytetarët shqiptarë.
Dokumentari, i cili u prodhua në bashkëpunim me Fondacionin Slyn, formon një pjesë të prioritetit të vazhdueshëm të ambasadës për të ndihmuar Shqipërinë të bëjë progres përsa i përket sigurisë, demokracisë dhe reformave të stabilitetit, veçanërisht rreth sundimit të ligjit.
Dokumentari u shfaq për here të parë ditën e martë, 23 prill, 2013 në Albanian Screen TV.