Ngjarje

Ekuipazhi i guximshëm i Halifax-it të Luftës së Dytë Botërore u varros me një ceremoninë dinjitoze në Shqipëri

Shtatë anëtarëve të skuadronit RAF 148 të Forcave Ajorore Mbrëtërore, iu është dhënë lamtumira e fundit pothuajse 75 vjet pasi u vranë në Luftën e Dytë Botërore.

The 7 crewmen, Family copyright, all rights reserved

The 7 crewmen, Family copyright, all rights reserved

Shtatë anëtarëve të ekuipazhit të skuadrës RAF 148 (të posaçme), të cilët ishin në bord të avionit RAF Halifax JP244, iu është dhënë lamtumira e fundit pothuajse 75 vjet pasi u vranë duke kryer një mision furnizimi mbi Shqipërinë. Një shërbim varrimi për të nderuar anëtarët e ekuipazhit u mbajt më herët sot (e mërkurë 24 tetor) tek Varrezave të Luftës së Commonwealth-it në Parkut e Tiranës në Shqipëri, ku morën pjesë Ambasadori i Madhërisë së Saj, Shkëlqesia e tij Z. Duncan Norman MBE, si dhe personalitete te ndryshme.

Members of the RAF Queen’s Colour Squadron prepare to carry the coffin, Crown Copyright, all rights reserved

Members of the RAF Queen’s Colour Squadron prepare to carry the coffin, Crown Copyright, all rights reserved

The coffin passes the Albanian Guard of Honour, Crown Copyright, all rights reserved

The coffin passes the Albanian Guard of Honour, Crown Copyright, all rights reserved

Ky shërbim, i organizuar nga MOD’s Joint Casualty and Compassionate Centre (JCCC), pjesë e Shërbimeve të Biznesit të Mbrojtjes, u krye nga pastori (Lejtnant i Fluturimit) Jonathan Stewart Station Chaplain RAFC Cranwell dhe i mbështetur nga anëtarët e The Color Squadron RAF të Mbretëreshës.

Tracey Bowers, JCCC tha:

Ishte një privilegj që sot të organizohej ky shërbim dhe të reflektohej mbi trimërinë e këtyre 7 të rinjve. Të gjithë u vranë duke kryer një mision mbështetës të anëtarëve të ekzekutivit të operacioneve speciale, ekuipazhi ishte me prejardhje të ndryshme, por fluturoi së bashku si një ekip profesionishtësh me një qëllim të përbashkët.

Sot respektojmë angazhimin e tyre ndaj detyrës dhe bashkohemi me familjet e tyre në nderimin e sakrificës së tyre.

The Queen’s Colour Squadron prepare to raise the coffin, Crown Copyright, all rights reserved

The Queen’s Colour Squadron prepare to raise the coffin, Crown Copyright, all rights reserved

Atasheu i Mbrojtjes, nënkolonel Edward Melotte, MBE tha:

Ceremonia sot jo vetëm që nderon familjet por demonstron një marrëdhënie të vazhdueshme dhe gjithnjë e më të fuqishme dypalëshe midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Forcave të Armatosura Shqiptare.

Lt Col Edward Melotte, MBE, Defence Attaché, conducts a reading during the service, Crown Copyright, all rights reserved

Lt Col Edward Melotte, MBE, Defence Attaché, conducts a reading during the service, Crown Copyright, all rights reserved

7 anëtarët e ekuipazhit që u kujtuan ishin:

Zyrtari i fluturimit Edwin John Stubley Pilot RAFVR Lindur më 11 qershor 1921 në Bromley, Kent Rregjistruar më 8 janar 1942, Komisionuar më 11 qershor 1943, Trajnuar si pilot në Kanada, Profesioni para shërbimit: Mirëmbajtja.

Rreshter Charles Mabbs RAFVR Navigator Lindur më 21 korrik 1913 në Liverpul Regjistruar më 23 maj 194i2, i martuar me Helena Maud Hughes më 25 qershor 1938, dy vajza Angela dhe Kath, Profesioni para shërbimit: farmacist.

Rreshter Alfred Coote RAFVR Inxhinier Lindur më 20 dhjetor 1905 në Battersea, Londër Rregjistruar më 30 prill 1943, u martua me Lilian Catherine më 25 qershor 1931, Profesioni para regjistrimit, Shofer HGV.

Rreshteri i fluturimit John Thompson RAF Gunner Lindur më 18 shtator 1921 në Matlock, Derbyshire Rregjistruar ne 4 Maj 1939, Martuar Ruby Joyce më 17 qershor 1944, Profesioni para regjistrimit: Hekurudhat.

Rreshteri i fluturimit Ernest Logan Brown RAFVR Despatcher / Bomber Lindur më 18 dhjetor 1916 në Edinburg. Rregjistruar më 6 nëntor 1941, Më parë shërbeu me Rojet Grenadier, Profesioni para regjistrimit: Polic.

Rreshteri i fluturimit Austin Donnelly RAFVR Gunner Lindur më 27 shkurt 1920 në St Helens, Lancashire Rregjistruar më 16 dhjetor 1939, Profesioni para regjistrimit: Transportuesi i Xhamit.

Rreshter Richard Charles Knee Operatori Wireless RAFVR Lindur më 1 dhjetor 1922 në Ranchi, Indi Regjistruar më 15 janar 1941, Profesioni para regjistrimit: Zyrtar.

Vajza e rreshterit Charles Mabbs, Kath Gammie e cili udhëtoi me vajzën e saj Fiona Fisher në ceremoni, tha:

Ishte një ceremoni shumë emocionuese dhe mendova se do të kishte qenë kaq e rëndesishme për nënën time, e cila vdiq duke mos ditur kurrë se çfarë ndodhi me bashkëshortin e saj të dashur. Ajo kaloi vite duke u përpjekur për ta gjetur, dhe tani më në fund gjetem prehje.

Flight Sergeant Thompson’s nephew, Brian Webster, reads during the service, Crown Copyright, all rights reserved

Flight Sergeant Thompson’s nephew, Brian Webster, reads during the service, Crown Copyright, all rights reserved

Nipi i rreshterit të fluturimit John Thompson, Brian Webster, tha:

Ceremonia sot është pjesa e fundit e kësaj historie të mahnitshme, nga gjetja e mbetjeve te aeroplanit deri në varrimin e ekuipazhit, ndihemi të përulur dhe jemi mirënjohës për të gjithë të interesuarit.

Në mëngjesin e 29 tetorit 1944, Halifax JP 244, RAF 148 (detyra të veçanta) , motoja e të cilit ishte ‘Trusty’, u nis nga Brindisi, Itali, në orën 7.5 e mëngjesit për të kryer një mision për furnizime me kodin e quajtur “Operacionet Tinker” drejt Ekzekutivit te Operacioneve Speciale në Shqipëri. Disa kohë më vonë të gjitha komunikimet me to humbën. Libri i regjistrimit të operacioneve speciale vuri në dukje: ‘Asgjë më tej nuk u dëgjua nga ky avion dhe duhet të konsiderohet i humbur. Është parë duke hedhur ngarkesën e tij mbi objektiv.

Mbetjet e identifikuara pozitivisht nga një Halifax u gjetën së fundi pas zjarreve të ndodhura në Shqipëri. Hulumtimet e mëvonshme nga dega e historisë ajrore e JCCC konkluduan se këto ishin nga Halifax JP 244.

Pastori Jonathan Stewart tha:

Është një privilegj i vërtetë për mua që të përfshihem, në këtë lamtumirë të fundit që po i japim pjesëtarëve të këtij ekuipazhi të RAF që ndërmorën një mision kaq të rëndësishëm për të sjellë lirinë që ne të gjithë e shijojmë sot. Edhe pse kanë kaluar shumë vite, ky është një moment i vështirë për të gjithë të interesuarit.

Eleni Kakkava, mbikëqyrësi rajonal i CWGC Greqia dhe Ballkani tha:

Komisioni i Varreve të Luftës së Komonuelthit është i nderuar të përkujtojë në emër ata pilotë të skuadronit 148 të cilët fluturuan dhe vdiqën së bashku më 29 tetor 1944, në Memorialin e Forcave Ajrore të Maltës. Sot jemi thellësisht të emocionuar që të mund ti japim lamturinen e fundit pjesëtarëve te ekuipazhit të Halifax JP244 në Varrezat e Parkut të Tiranës duke shënuar varrin e tyre me një gur CWGC.

Ne kujtojmë sakrificën e tyre dhe atë të të gjithë atyre që shërbyen dhe do të kujdesen për varret e tyre dhe kujtimin e tyre me përkushtim, përgjithmonë.

Publikuar 24 October 2018