Historia e lajmeve botërore

Luani Shqiptar 2013: Një fuqi mbresëlënëse Britanike

Stërvitja e tretë vjetore solli një rritje domethënëse si në qëllimet e dislokimit dhe në bashkëveprimin me forcat ushtarake Shqiptare

Kjo u botua nën 2010 to 2015 Conservative and Liberal Democrat coalition government
“Albanian Lion 13” - a Royal Marines Commando and a RAF Mk3 Merlin helicopter in Kuçova.

“Albanian Lion 13” - a Royal Marines Commando and a RAF Mk3 Merlin helicopter in Kuçova.

Stërvitja Luani Shqiptar 2013 u zhvillua në jug të Shqipërisë prej 28 Gushtit deri më 2 Shtator të 2013. Në këtë stërvitje u dislokua një numër i konsiderueshëm forcash në përbërje të Grupit Operacional të Reagimit, në stërvitje përkrah forcave Shqiptare, në një operacion i cili kulmoi me një evakuim të civilëve ku u përfshi edhe personeli i Ambasadës. U përdorën gjerësisht mundësitë që ofron diplomacia publike. Luani Shqiptar 2013 ishte stërvitja e tretë vjetore e rradhës në Shqipëri duke filluar nga 2011, dhe solli një rritje domethënëse si në qëllimet e dislokimit, në bashkëveprimin me forcat ushtarake Shqiptare, ministritë si edhe me publikun, falë mundësive mediatike.

Luani Shqiptar 13 dislokoi pjesën më të madhe të forcave të Grupit Operacional të Reagimit në jugun e Shqipërisë, përfshi këtu edhe dy anijet më të mëdha të Grupit, (HMS Bulwark dhe HMS Illustrous), dy anije mbështetësë (RFA Mounts Bay dhe RFA Lyme Bay) dhe një traget i kategorisë roll on/roll off – me mjete ushtarake në bord – MV Hurst Point. Grupi Operacional i Reagimit qëndroi në gjirin e Vlorës ndërsa përgatitej të zbarkonte në tokë Batalionin 4/2 të Marinsave Mbretërorë. Pesë anijet mbajnë rreth 1200 personel, së bashku me 1000 të tjerë që përfshijnë Batalionin 4/2 të Komandove Mbretërorë, një grup rikonjicioni prej 30 vetësh, artileri nga Regjimenti 2/9 Komando, Forca Xheniere nga Regjimenti 2/4 Komando dhe Shtabi i Forcave të Bashkuara i përbërë nga elementë drejtues të Grupit Operacional të Reagimit dhe Brigadës së 3-të Komando. Në kulmin e stërvitjes Grupi Operacional i Reagimit zbarkoi 800 vetë në tokë. Forcat Ajrore Mbretërore mbështetën operacionet me dy avione reaktivë të tipit Hawk, tre helikopterë Merlin dhe tre helikopterë Lynx. Në tërësi dislokimi mobilizoi rreth 3000 vetë, ushtarakë aktivë dhe elementë mbështetës.
Stërvitja ishtë sfiduese në etapat e saj; hyrja në zonën stërvitore më 28 Gusht, dislokimi i skuadrave të rikonjicion/zbulimit para kësaj periudhe; Marinsat Mbretërorë ndërrmorën një sulm ndaj forcave “armike” në Ishullin e Sazanit duke izoluar ndërkohë forca të tjera “armike” në gadishullin e Karaburunit, izolim i cili vijoi me asgjësimin e tyre më 29 Gusht, dhe më pas duke ndërmarrë operacione bonifikimi dhe sigurie në gjirin e Vlorës me qëllim lundrimin e sigurtë të anijeve pranë bregut dhe zbarkimin e trupave të motorizuara për vazhdimin e operacionit në thellësi të tokës. Këto operacione u finalizuan në një operacion evakuimi në të cilin u përfshi edhe Ambasada, në Kuçovë dhe në Vlorë, një sulm mbi një bazë logjistike “armike” në Himarë, si edhe një ngarkim taktik i pajisjeve në anije para datës 3 Shtator.

Royal Marines Landing Craft Utility (LCU) MK10 engaged in demonstrations – DV Day “Albanian Lion 13”

Royal Marines Landing Craft Utility (LCU) MK10 engaged in demonstrations – DV Day “Albanian Lion 13”

Ndërsa Stërvitja Luani Shqiptar u zhvillua prej nga 28 Gushti deri më 2 Shtator, elemetë të Grupit Operacional hynë më herët në teatrin stërvitor, duke përfshirë ardhjen e dy avionëve reaktivë të tipit Hawk të Squadronit të 100 të Forcave Ajrore Mbretërore. Avionët sollën një dimension të ri tek stërvitja në krahasim me vitet e kaluara dhe simuluan mbështetjen ajrore të avionëve gjuajtës-bombardues Tornado ndaj Grupit Operacional të Reagimit. Kontakti paraprak i Skuadronit të 100 me Ambasadën, mundësoi përdorimin me sukses të aspektit të tyre publik, duke filluar me një konferencë të përbashkët për shtyp me në sfond fluturimin e tyre spektakolar të mbërritjes më 23 Gusht, konferencë gjatë së cilës mbajtën fjalën Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura Shqiptare Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, Ambasadori Britanik Nicholas Cannon si edhe Koloneli Kevin Oliver, Zv/Komandanti i Brigadës së tretë të Marinsave Mbretërorë.

”Albanian Lion 13” - HMA Nicholas Cannon and the Albanian CHOD MG Xhemal Gjunkshi await the arrival of the RAF 100 Squadron Hawks at Rinas, Tirana.

”Albanian Lion 13” - HMA Nicholas Cannon and the Albanian CHOD MG Xhemal Gjunkshi await the arrival of the RAF 100 Squadron Hawks at Rinas, Tirana.

Fjalimet prekën marrëdhëniet midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes, integrimin në NATO, si edhe një brifing mbi Stërvitjen. Evenimenti u mbulua gjerësisht nga mediat. Më datë 27 Gusht Komandanti i Forcave Ajrore të Republikës së Shqipërisë, Gjeneral Frederik Beltoja, një ish pilot avionësh Mig – pilotoi një nga avionët Hawk gjatë një dite stërvitore mbi gjirin e Vlorës.

“Albanian Lion 13”- an Albanian Air Forces Cougar AS532 and a BAE Systems Hawk of the 100 Squadron RAF at Rinas, Tirana.

“Albanian Lion 13”- an Albanian Air Forces Cougar AS532 and a BAE Systems Hawk of the 100 Squadron RAF at Rinas, Tirana.

Më 29 Gusht Ambasadori Britanik, së bashku me Gjeneral Gjunkshin dhe Gjeneralë të tjerë të Forcave të Armatosura Shqiptare, vizituan ishullin e Sazanit për të parë nga afër momente stërvitore të luftimit të Komandove Mbretërorë. Personeli i Batalionit 4/2 Komando shpjegoi rolet përkatëse, dhe vizita vijoi me një tjetër konferencë për shtyp në prani të medias.

Gjeneral Major Ed Davis, Komandati i trupave anfibe Britanike, vizitoi Tiranën më 30 Gusht 2013. Ai pati takime me: Kryeministrin Sali Berisha, Ministrin e Mbrojtjes Arben Imami dhe Shefin e FASH Gjeneral Major Xhemal Gjunkshin , Zonjen Mimi Kodheli, Ministre e zgjedhur e Mbrojtjes në qeverinë e re.

“Albanian Lion 13” - HMA Nicholas Cannon is received by Royal Marines upon his arrival in Kuçova during a NEO Exercise.

“Albanian Lion 13” - HMA Nicholas Cannon is received by Royal Marines upon his arrival in Kuçova during a NEO Exercise.

Operacionet u finalizuan më datën 2 shtator, me stërvitjen mbi evakuimin e civilëve ku mori pjesë edhe Ambasada, stërvitje në të cilën u vu në zbatim Plani i Menaxhimit të Krizave dhe u angazhuan njerëzit në terren. 12 punonjës të ambasadës dhe të Këshillit Britanik fluturuan nga Farka për në Kuçovë në bordin e një prej helikopterëve të ri Cougar të Forcave Ajrore të Republikës së Shqipërisë. Në Kuçovë stafi instaloi pajisjet fushore dhe proçedoi, së bashku me Marinsat Mbretërorë , 58 refugjatë. Një pjesë e personelit përmbushi role në Programin e Lehtësimit të Krizës, duke proçeduar të evakuarit ndërsa të tjerë u angazhuan në rolin e qytetarëve Britanikë në kushtet e një gjendje të rënduar. Në aeroportin e Kuçovës, një grup i Marinsave siguroi zonën nga ndërhyrjet e një grupi “armik”, duke mundësuar punën e personelit të ambasadës në realizimin me sukses të evakuimit. Në bazën detare të Pashalimanit, të evakuarit u proçeduan dhe u transportuan në rrugë detare drejt anijeve luftarake më të mëdha në gjirin e Vlorës, HMS Illustrious dhe HMS Bulwark.

“Albanian Lion 13” - UK local Embassy Staff involved in a non-combatant evacuation operation (NEO) in Kuçova.

“Albanian Lion 13” - UK local Embassy Staff involved in a non-combatant evacuation operation (NEO) in Kuçova.

Mbasi operacionet u finalizuan, dita e vizitorëve të shquar në bordin e anijeve të Grupit Operacional mbylli evenimentet. Presidenti Nishani u ftua në helikoptermbajtësen HMS Illustrious, në një drekë ceremoniale, në shoqërimin e Ministrit të Mbrojtjes në largim Arben Imami, Ministren e re të zgjedhur të Mbrojtjes Zonjën Mimi Kodheli, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FASH, GjeneraL Gjunkshin, Ministrin e Forcave të Sigurisë së Kosovës Agim Çeku dhe Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Kadri Kastratin.

“Albanian Lion 13”- DV Day, VIP Guests on board HMS Illustrious.

“Albanian Lion 13”- DV Day, VIP Guests including the President of the Republic of Albania Bujar Nishani, on board HMS Illustrious.

Një konferencë për shtyp u mbajt në kuvertën e anijes, përgjatë së cilës Presidenti Nishani, Ministri Imami dhe Gjenerali Davis mbajtën fjalën e rastit. Në nder të të ftuarve u dha një demostrim i kapaciteteve detare të Grupit Operacional të Reagimit, si edhe atyre ajrore, fluturimi i dy avionëve reaktivë Hawk, helikopterëve Merlin dhe Lynx. Mbas largimit të Presidentit, të ftuarit e tjerë u ngjitën në bordin e anijes komandë HMS Bulwark për një vizitë në ambientet e saj si edhe një brifing mbi kapacitetet Grupit Operacional të Reagimit.

Albanian Lion 13” – DV Day, Royal Navy Guard of Honour on board HMS Illustrious.

Albanian Lion 13” – DV Day, Royal Navy Guard of Honour on board HMS Illustrious.

Fjala e Presidentit të Republikës së Shqipërisë gjatë vizitës në stërvitjen Luani Shqiptar 2013”.

Fjala e Ambasadorit Britanik SH.T.Z Nicholas CANNON në Konferencën për shtyp mbi hapjen e Stërvitjes “Luani Shqiptar 2013”

Fjala e Kolonel Kevin Oliver – Zv/Komandanti i Brigadës së 3-të Komando të Royal Marines gjatë konferencës për shtyp “Luani Shqiptar 2013”

Publikuar 11 September 2013