Historia e lajmeve botërore

Familja shqiptare i kthen unazën të afërmve të rreshterit Britanik

Familja Britanike mëson më në fund se çfarë i ndodhi të afermit të tyre, shtatë dekada më parë në Shqipëri

Kjo u botua nën 2010 to 2015 Conservative and Liberal Democrat coalition government
Xhemil Cala handing over the ring

Xhemil Çala handing over the ring (photo credit: MoD)

Një unazë martese që i përkiste rreshterit të rënë Britanik te fluturimit, John Thompson më në fund iu kthye motrës së tij shtatëdhjetë vjet me vonë. Unaza i është dorëzuar Dorothy Webster, motrës së Thompson-it, nga Xhemil Çala, i biri i personit që e gjeti atë, gjatë një ceremonie të organizuar të hënën nga Ambasada Britanike në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes të Shqipërisë. Ambasadori Britanik, Sh.T.Z. Nicholas Cannon dhe Ministri i Mbrojtjes, zonja Mimi Kodheli drejtuan ceremoninë. Shefi i Mbrojtjes, Gjeneral Major Jeronim Bazo, familja shqiptare që ruajti unazën dhe anëtarët e familjes së rreshterit Britanik të rënë ishin gjithashtu të pranishëm në këtë ceremoni.

Photo ring ceremony

During the ceremony (photo credit: MoD)

Në fjalën e tij, Ambasadori Britanik tha se kjo ishte një nga ato momente kur mund të arrish të prekësh historinë:

Historia e unazës së Flt Sgt John Thompon na emocionon të gjithëve sepse ajo tregon se si ngjarjet e mëdha të historisë ndikojë në jetën e individëve dhe familjeve. Kjo është një histori shumë britanike e ndikimit të gjatë të luftës tek një familje e një qyteti të vogël, dhe e e krenarisë sonë për tu ngitur në këmbë kundër diktaturës. Por ajo është gjithashtu një histori shumë shqiptare, e rrënjëve te thella të kulturës shqiptare, ku premtimi dhe nderi kalojnë nga i ati tek i biri”, tha zoti Cannon.

Aeroplani i Flt Sgt John Thompson u rrëzua në malet shqiptare në 1944, vetëm 200 ditë para përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Një unazë martese që mban shënimin “John and Joyce” u gjet në vitin 1960 pranë vendit të rrëzimit, nga Jaho Çala. Nëpërmjet një përpjekje dhe hulumtimi të përbashkët shqiptar, britanik dhe amerikan u bë e mundur zbardhja e kësaj ngjarje duke identifikuar rreshterin e rënë dhe duke kontaktuar me anëtarët e mbetur të familjes së tij

Kjo histori tërhoqi vëmendje të konsiderueshme të medias, si në nivel lokal dhe ndërkombëtar.

Publikuar 9 March 2015
Përditësuar së fundi 17 March 2015 + show all updates
  1. Added translation

  2. First published.