Historia e lajmeve botërore

800-vjetori i nënshkrimit të Magna Carta-s

Ambasada britanike organizoi një leksion të hapur mbi historikun dhe rëndësinë e saj për Shqipërinë

Photo from the official facebook page for the Magna Carta 800th Anniversary Commemorations

Magna Carta trails

Më 4 qershor 2015, Ambasada britanike në Shqipëri në bashkëpunim me Fondacionin Slynn mbajtën një leksion të hapur me rastin e 800-vjetorit të nënshkrimit të Magna Carta-s. Leksioni u organizua në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, ku fjalën hapëse e mbajti Dekani i fakultetit. Të ftuarit në panel, ndër të cilët Sir David Latham si folës kryesor dhanë një analizë të vlefshme rreth sfondit historik dhe rëndësisë së Magna Carta-s në të drejtën ndërkombëtare. Sir David Latham tha se Magna Carta ka shërbyer si frymëzim për shumë dokumente të rëndësishme që nga Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara deri tek Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut të OKB-së. Në lidhje me rolin e Magna Carta-s në ndërtimin e shtetit të së drejtës, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, z. Nicholas Cannon tha:

Thuajse padashje, baronët mesjetarë krijuan konceptin e shtetit të së drejtës dhe hodhën themelet e demokracisë parlamentare. Përgjatë 800 viteve të fundit, këto parime janë zhvilluar në strukturat dhe konceptet që ne njohim sot në botën perëndimore. Magna Carta është përshkruar si dhurata më e madhe që Britania i ka bërë botës.

Për të ftuarit më vonë u shtrua edhe një pritje në rezidencën e Ambasadës Britanike në Tiranë. Duke iu referuar rëndësisë së Magna Carta-s për Shqipërinë, z. Cannon tha se parimet dhe fryma e saj mbeten relevante për Shqipërinë dhe vendet e tjera në tranzicion, teksa vendi vazhdon në rrugën e vet të demokratizimit dhe reformës në drejtësi.

Publikuar 5 June 2015
Përditësuar së fundi 5 June 2015 + show all updates
  1. Added translation

  2. Added translation