Ndryshim në procesin e aplikimit për vizë britanike në Shqipëri
Duke filluar nga 19 Marsi 2014 aplikimi për vizë britanike do të bëhet në Qendrën e Aplikimit për Vizë e cila do të administrohet nga partneri ynë i ri tregtar.
Duke filluar nga 19 Marsi 2014 aplikimi për vizë britanike do të bëhet në Qendrën e Aplikimit për Vizë në Tiranë, e cila do të administrohet nga Teleperformancë, partneri ynë i ri tregtar. Qendra e Aplikimit për Vizë do të vendoset në godinën ETC, kati 8, Bulevardi Bajram Curri Tiranë.
Më shumë informacion do të jepet në javët në vazdim. Ne do të punojmë ngushtë me partnerin e ri tregtar për të siguruar vazhdimësinë e shërbimit gjatë kësaj periudhe transferimi.