Historia e lajmeve botërore

Ambasadori britanik dhe Ministri i Brendshëm shqiptar vizituar portin e Durrësit

Vizita nënvizon bashkëpunimin e Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës, emigracionit të paligjshëm dhe kontrabandës.

Kjo u botua nën 2010 to 2015 Conservative and Liberal Democrat coalition government

Në 12 Prill, Ambasadori Britanik Nicholas Cannon vizitoi Portin e Durrësit bashkë me Sh.T.Z Flamur Noka, Minister i Brendshëm. Ata vizituan së bashku ambientet e kontrollit të emigracionit, sigurisë portuale dhe shërbimet doganore, dhe u informuan mbi punën e këtyre agjensive për luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës, emigracionit të paligjshëm dhe kontrabandës. Në përfundim të vizitës, Z Cannon tha:

Për mua, kjo ka qenë një vizitë veçanërisht interesante. Jam impresionuar me atë që kam parë në Durrës për sigurinë portuale, doganat dhe kontrollet e emigracionit. Më ka bërë përshtypje pozitive profesionalizmi i stafit të përfshirë në këtë detyrë të rëndësishme dhe mbështetja që ata marrin nga udhëheqja politike e këtij vendi.

Sigurimi i kufijve është një nga detyrat parësore të çdo shteti. Krimi i organizuar, trafikimi i drogës, emigracioni i paligjshëm dhe kontrabanda janë kërcënime për sigurinë e shtetit, të ardhurat e qeverisë dhe sigurinë dhe mirëqenien e publikut. Në një epokë të integrimit evropian dhe kriminalitetit ndërkufitar, këto kërcënime nuk mund të luftohen nga një vend i vetëm. Kështu që unë jam i kënaqur me iniciativat e ndërmarra nga ministri Noka dhe ekipi i tij që të përmirësojë nivelet e bashkëpunimit në këto çështje me Mbretërinë e Bashkuar dhe partnerë të tjerë. Autoritetet e mia në Londër janë mirënjohës për ndihmën që kemi marrë deri më tani, si dhe janë angazhuar për të luajtur rolin e tyre në këtë proces të mbështetjes së ndërsjellë dhe shkëmbimin e informacionit dhe ekspertizës.

Është një karakteristikë e kontrabandistëve, kriminelëve të organizuar dhe trafikantëve të drogës që vazhdimisht punojnë me imagjinatë të thellë për të përmirësuar metodat e tyre dhe për të gjetur dobësitë në praktikat e punës dhe strukturat e forcave të rendit. Pra, asnjë forcë policore, shërbim i emigracionit apo department doganor nuk mund të mbetet statik në metodat e veta. Në vend të kësaj duhet një proces i vazhdueshëm përmirësimi në organizim, trajnim dhe metodat e punës. Mbrojtja e publikut përmes mbrojtjes së kufijve është një detyrë fisnike. Por kjo kërkon përpjekje të palodhshme, kërkime pafund dhe analizë të metodave të elementëve kriminalë, dhe vigjilencë të përjetshme. Prandaj ju shpreh vlerësimin tim për punën e njësive të ngarkuara me këtë detyrë në Durrës dhe për mbështetjen që ju japin familjet tuaja në detyrën tuaj të rëndë. Urimet e mia më të mira për përpjekjet tuaja në të ardhmen.

Publikuar 12 April 2013