Fjalim

Investimet Britanike në Shqipëri

Fjala e Ambasadorit Britanik Nicholas Cannon në Dhomën e Tregtisë Shqiptaro-Britanike

Kjo u botua nën 2010 to 2015 Conservative and Liberal Democrat coalition government
Businessman speaking on mobile phone. Photo by Getty Images

Faleminderit për këtë ftesë për të biseduar me ju sot. Më kanë kërkuan për të folur me ju në lidhje me investimet britanike në Shqipëri. Çështja themelore është se nuk ka mjaftueshëm investime britanike në këtë vend. Ata prej nesh që jetojnë këtu e dinë se ekziston potenciali për rritje dhe fitim në Shqipëri. Ne mund të shohim disa nga sukseset e konkurrentëve tanë të BE-së dhe Turqise. Investitori ynë kryesor, Vodafone, ka dëshmuar se në Shqipëri është e mundur që të sigurojë me sukses, shërbime për komunitetin dhe rritje ndaj aksionerëve. Gjigandët tanë të energjisë Shell dhe British Gas po shqyrtojnë me seriozitet të madh mundësitë për zhvillimin e burimeve natyrore këtu. Arkitektët Londinez Grimshaws kanë fituar konkursin për zgjatjen e Bulevardit të Tiranës. Disa universitete britanike janë duke pare mundësinë e futjes në sektorin e arsimit të lartë. Por në përgjithësi ne jemi më pak të pranishëm këtu se italianët, gjermanët austriakët madje edhe francezët.

Pjesë e arsyes për këtë qëndron në problemet ekonomike në shtëpinë tonë. Besoj se e njihni historinë e dy bankierëve të cilët janë duke ecur në pyll, kur ata ndeshen me një ari të zemëruar. Njëri prej tyre fillon të vrapojë. “Pse vrapon”, thotë tjetri: “Ti nuk mund të vraposh më shpejt se ariu”. Përgjigjet bankieri i parë, “Unë nuk kam nevojë të vrapoj më shpejtë se ariu. Mjafton të vrapoj më shpejt se ti!”. Për momentin Mbretëria e Bashkuar po vrapon pak më shpejtë se shumica e konkurrentëve tanë evropianë. Por po përballemi me sfida të mëdha. Ashtu sic tha guvernatori i Bankës së Anglisë kohët e fundit, ne nuk kemi hasur një “recesion normal, dhe ky nuk do të jetë një shërim normal”. Ne jemi përballur me krizën më të madhe financiare të jetës sonë, dhe riparimi i demit te një dekade spirale të borxhit publik dhe atij privat do të marrë më shumë se sa kemi menduar fillimisht. Ne jemi duke u përballur me kushte të vështira ekonomike globale, sidomos në eurozonë, dhe kjo ka efekt të dëmshëm në Britani të Madhe dhe çdo ekonomi tjetër. Eurozona është në recesion, të gjitha ekonomitë e saj të mëdha tregojnë shifra negative përgjatë fundit të vitit të kaluar.

Qeveria e koalicionit në Londër është duke dhënë rezultate. Deficiti është ulur me një të katërtën që nga viti 2010. Një milion vende të reja pune janë krijuar në sektorin privat, me shifrat e fundit që tregojnë rritjen më të fortë të vendeve të punës në më shumë se njëzet vjet. Qeveria britanike është duke marrë masa për të siguruar që ne të fitojmë garën globale, duke përfshirë arritjen e një sistemi të taksave më konkurruesin në mesin e ekonomive të mëdha, duke investuar në infrastrukturë dhe krijimin e fondeve për skemën e kreditimit. Të gjithë parashikuesit e mëdhenj parashikojne rritje në Britani për këtë vit dhe atë të ardhshëm, ndersa Komisioni Evropian ve ne dukje “përmirësimin e perspektivave” dhe Britania parakalon Francën, Gjermaninë dhe BE-ne si një të tërë në vitin 2013. Por paraja në Londër është shtrënguar, dhe kjo do të thotë se bankat dhe investitorët janë veçanërisht të kujdesshëm në kërkim të tregjeve të reja dhe të panjohura.

Në të kaluarën, Shqipëria ka vuajtur nga problemet e reputacionit të lidhura me stereotipe të vjetra ose në bazë të ngjarjeve të viteve 1990. Kjo eshtë reduktuar kohët e fundit ndërsa vendi vazhdon të lëvizë në rrjedhat evropiane. Një seri raportimesh pozitive në mediat britanike kanë theksuar potencialin e Shqipërisë si një destinacion turistik. Fakti që Shqipëria, në sajë të politikave të urta dhe të zgjuara të Bankës Qendrore, ka arritur të minimizojë ndikimin e krizës financiare greke dhe të partnerëve tregëtar rajonal me probleme ekonomike, është vërejtur me pozitivitet nga komentatorët ekonomike.

Por ka ende probleme thelbesore në klimën e biznesit këtu, shqetësimet të përbashkëta për të gjithë investitorët aktual dhe potencial. Për të qenë të drejtë, këto janë pranuar edhe nga ana e lidershipit shqiptar. Ndërsa i afrohemi zgjedhjeve të qershorit, është hapur një debat mes të partive politike mbi meritat përkatëse të taksës së sheshtë kundrejt sistemeve të taksave progresive. Por në fakt parashikueshmëria e niveleve tatimore dhe procedurave është aq e rëndësishme për investitorët ashtu si dhe norma aktuale e tatimit. Biznesmenët duhet të dinë se ku do qëndrojnë me autoritetet tatimore. Koha që kalon me kërkesa të paparashikueshme apo gjoba tatimore është kohë që mund të shpenzohej më mirë për rritjen e biznesit. Pastaj është çështja e të drejtës së pronës. Ndërsa ne të gjithë vlerësojmë se kjo është vetëm një pjesë e trashëgimisë së diktaturës komuniste, fakti se pasiguritë vazhdojnë në këtë fushë është një dekurajim i vërtetë për investime, veçanërisht në zhvillimin e turizmit. Zbatimi i kontratave dhe ekzekutimi i kolateralit mbeten zonat problematike. Pastaj është edhe çështja e sundimit të ligjit. Unë e di se ka një sasi të caktuar mitologjie që rrethon çështjen e korrupsionit në gjyqësor, dhe shumë gjyqtarë të lartë mendojnë se shumë nga kritikat që ata marrin janë të padrejta. Por ka ende probleme të vashdueshme me vonesa të pakufi dhe vendime gjyqësore të paparashikueshme dhe të diskutueshme. Kjo është një diçka që shqetëson investitorët e rinj dhe dekurajon investitorët ekzistues për të rritur aksionet e tyre. Së fundi ekziston çështja famëkeqe e rimbursimit të TVSH, ku qeveria është ulur realisht mbi shumën e parave të kompanive, për një kohë shumë të gjatë. Kjo duhet të zgjidhet si një çështje urgjente.

Por për të pëfunduar në një shënim më pozitiv, ekipi I Ambasadës sime kanë qenë duke punuar me Ministrinë e Financave për të lidhur një Marrëveshje për Taksimin e Dyfishtë. Ne kemi shkuar me sukses deri në atë pikë ku ajo së shpejti do të nënshkruhet. Mbretëria e Bashkuar ka traktate të taksimit të dyfishtë me mbi njëqind vende. Por më e rëndësishmja kjo është e para në mes dy vendeve tona. Pra, ajo paraqet një hap të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Ky traktat është shumë biznes-miqësor dhe në shumë aspekte ndjek Modelin e Konventës OECD. Në veçanti ai vendos kufizime në shumat e tatimit që mund të ngarkohet kur dividendët, interesi dhe këto honorare janë transferuar nga një vend në tjetrin. Ne shpresojmë që bizneset do ta mirëpresin këtë. Sigurisht, traktati përmban edhe masa mbrojtëse të rëndësishme për të parandaluar shmangien e taksave dhe evazionin. Ne shpresojmë se ky traktat do të shërbejë për nxitjen e tregtisë dypalëshe dhe investimet. Në fakt shenjat e para nga disa kontakte dhe investitorë potencialë tregojnë se kjo do ndodhë.

Ne të gjithë e dimë se Shqipëria ka shumë për ti ofruar investitorëve të vendosur dhe me fantazi. Ka ende mjaft hapësira të pashfrytëzuara në treg, në turizëm, energji, bujqësi, tragetinë me pakicë dhe shërbimet financiare. Sukseset e fundit të kompanive italiane në industrinë e call center kanë theksuar se Shqipëria ka një fuqi punëtore të re, energjike dhe të talentuar të gatshëm të punojnë me norma shumë konkurruese. Ambasada ime sheh një rritje të ngadaltë, por të vendosur përsa i përket interesit ndaj tregut shqiptar të investitorëve potencialë britanikë. Ne presim të shohim më shumë përsa i përket kësaj fushe në të ardhmen.

Publikuar 8 March 2013