Historia e lajmeve botërore

Mbretëria e Bashkuar fuqizon marrëdhëniet me Shqipërinë në fushën e mbrojtjes

Michael Fallon takoi Kryeministrin Shqiptar, Ministrin e Mbrojtjes dhe pa me sytë e tij forcat Britanike të merrnin pjesë në Stërvitjen Përpjekja e Përbashkët.

Defence Secretary Michael Fallon during a press conference

Defence Secretary Michael Fallon during a press conference

Sekretari i Mbrojtjes tha se Mbretëria e Bashkuar, me anë të stërvitjeve të NATO-s dhe më gjerë, po ndërton një marrëdhënie të fortë, krah për krah me Shqipërinë.

Defence Secretary Michael Fallon with Defence Minister Mimi Kodheli

Defence Secretary Michael Fallon with Defence Minister Mimi Kodheli

Gjatë një vizite dy-ditore në Tiranë dhe zonat malore të trajnimit në Bizë, Michael Fallon u takua me Kryeministrin Shqiptar Edi Rama dhe Ministrin e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Ai pa me sytë e tij forcat Britanike të merrnin pjesë në Stërvitjen Përpjekja e Përbashkët si dhe në një ushtrim dhjetë-ditor me qëllim përmirësimin e ndërsjellë të efikasitetit të operacioneve.

Në bisedimet me Znj Kodheli, Z. Fallon tha se Mbretëria e Bashkuar ka qenë një partner i fortë i Shqipërisë, me lidhje të thella nëpërmjet NATO-s. Ai tha se Britania e Madhe do të emërojë për herë të parë një Atashe të përhershëm të Mbrojtjes, i cili do të punojë me Shqipërinë për të përmbushur sfidat e sigurisë në Ballkan.

Defence Secretary Michael Fallon with Defence Minister Mimi Kodheli

Defence Secretary Michael Fallon with Defence Minister Mimi Kodheli

Sot, ai u takua me ushtarët e Rojeve Grenadier dhe marinsat Mbretëror nga kompania Kilo 42 Komando ndërsa iu bashkuan trupave shqiptare dhe personelit nga SHBA, Kosova dhe Mali i Zi në Bizë. Një personel prej 150 vetash nga Mbretëria e Bashkuar janë duke marrë pjesë në ushtrimin e trajnimit në terren të kombinuar. Ky është ushtrimi i parë i madh që mbahet në Shqipëri pas shpalljes se, kur Mbreteria e bashkuar do drejtoi forcën në 2017, Shqipëria, do të kontribuojë në Task Forcën e Përbashkët të Gatishmërisë Shumë të Lartë (VJTF) me një Kompani Këmbësorish të Lehtë.

Shqipëria është një destinacion i rëndësishëm trajnimi për Mbretërinë e Bashkuar. Muajin e ardhshëm një personel prej 1,500 Marinsa Mbretëror do të marrin pjesë, për të pestin vit radhazi, në ushtrimin amfib Albanian Lion. Duke u bashkuar me 250 anëtarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, pjesëmarrja e Mbretërisë së Bashkuar do të përfshijë anijet kryesore të Marinës Mbretërore, HMS Ocean dhe HMS Bulwark, RFA Mounts Bay dhe MV Eddystone. Stërvitja do të përfshijë gjithashtu elemente kyçe të grupit Komando të Marinsave Mbretëror, zhytësit e Marinës Mbretërore dhe inxhinierë Komando.

Trupat shqiptare gjithashtu kanë marrë pjesë kohët e fundit në stërvitjen “Venerable Gauntlet” në Gjermani, që mblodhi së bashku 3000 trupa nga 14 vendet e NATO-s në një stërvitje të madhe para se të Mbreteria e Bashkuar të marrë rolin e saj udhëheqës të task forcës.

Defence Secretary Michael Fallon with Prime Minister Edi Rama

Defence Secretary Michael Fallon with Prime Minister Edi Rama

Sekretari i Mbrojtjes Michael Fallon tha: “Shqipëria është një partner i rëndësishëm në Europën Jugore, një aleat i cili përmbush sfidat e sigurisë me anë të angazhimeve të saj në NATO dhe më shumë. Trupa nga të dy vendet tona shfrytëzojnë këtu mundësi trajnimi të klasit të parë, dhe unë pres që vëndet tona të punojnë akoma me shumë së bashku, kur Mbretëria e Bashkuar të marrë përsipër grupin task force Gatishmëria Shumë e Lartë në vitin e ardhshëm. “

Foto të tjera të vizitës i gjeni në faqen tonë në Flickr

Publikuar 29 September 2016
Përditësuar së fundi 3 October 2016 + show all updates
  1. Added translation

  2. First published.