Historia e lajmeve botërore

Vizita e Sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë

Sekretari i Shtetit i Mbretërisë së Bashkuar për Politikën e Jashtme dhe të Komonuelth-it, Philip Hammond erdhi për një vizitë zyrtare në Tiranë

Foreign Secretary Philip Hammond visit to Tirana

Foreign Secretary Philip Hammond visit to Tirana

Foreign Secretary Philip Hammond with Albanian PM Edi Rama

Foreign Secretary Philip Hammond with Albanian PM Edi Rama

Sekretari i Shtetit i Mbretërisë së Bashkuar për Politikën e Jashtme dhe të Komonuelth-it, Philip Hammond erdhi më 18 nëntor 2015 për një vizitë zyrtare në Tiranë, e para e këtij niveli që nga viti 1999. Ai zhvilloi bisedime me Ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, përpara se të vizitonte Kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri në zyrën e Kryeministrit. Ministrat Hammond dhe Bushati pas takimit të tyre mbajtën një konferencë shtypi. Diskutimet u përqendruan tek një sërë çështjesh, si për shembull anëtarësimi në Bashkimin Evropian, politika rajonale dhe e jashtme dhe roli i Shqipërisë si një aleat i NATO-s. Vizita e tij ishte e lidhur me rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në dinamikën e përgjithshme rajonale.

Foreign Secretary Philip Hammond visit to Tirana

Foreign Secretary Philip Hammond visit to Tirana

Z. Hammond theksoi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar ndaj angazhimit të Shqipërisë për anëtarësim në BE, duke theksuar se reforma në drejtësi është kritike në këtë aspekt. “Unë jam i kënaqur që qeveria ka treguar vendosmëri në fillimin e reformave - reforma shpesh të vështira, por që megjithatë janë kritike për procesin e pranimit të Shqipërisë në BE. Pjesa më e rëndësishme e kësaj pakete reformash është reforma në drejtësi. Ne presim që ky program të prodhojë nje historik serioz dhe të suksesshëm të ndjekjeve penale të nivelit të lartë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Krimi i organizuar dhe korrupsioni dëmtojnë ekonominë, minojnë fuqitë e potencialit për rritje, ndalojnë zhvillimin ekonomik dhe social të një vendi dhe zgjidhja e tyre në kohë është rruga për të ofruar një jetë dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët”, tha Hammond.

Foreign Secretary Philip Hammond with Albanian Foreign Affairs Minister Ditmir Bushati

Foreign Secretary Philip Hammond with Albanian Foreign Affairs Minister Ditmir Bushati

Më tej ai komentoi përpjekjet e qeverisë për të luajtur një rol pozitiv në rajon, veçanërisht përpjekjet e Kryeministrit për të nxitur marrëdhëniet me Serbinë. “Ne jemi veçanërisht mirënjohës për përpjekjet e Shqipërisë për të mbështetur dialogun Kosovë-Serbi, të cilin e shohim si thelbësor për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit në të ardhmen”, tha zoti Hammond.

Foreign Secretary Philip Hammond visit to Tirana

Foreign Secretary Philip Hammond visit to Tirana

Sekretari i Jashtëm falënderoi Kryeministrin shqiptar dhe Ministrin e Punëve të Brendshme për bashkëpunimin e fortë në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar, gjë që konfirmon vendosmërinë e qeverisë për të filluar reformat kritike për procesin e integrimit të vendit në BE.

Foreign Secretary Philip Hammond visit to Tirana

Foreign Secretary Philip Hammond visit to Tirana

Foto të tjera në faqen tonë në Flickr

Publikuar 20 November 2015