Historia e lajmeve botërore

Analiza e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri- 2015

Stephen Hickling, i Ambasadës Britanike mori pjesë në konsultimin publik të dokumentit “Analiza e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri- 2015”

Stephen Hickling, i Ngarkuari me Punë a.i. i Ambasadës Britanike mori pjesë në konsultimin publik të dokumentit “Analiza e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri- 2015” në Pogradec, i disati në radhën e takimeve publike të organizuara në kuadër të procesit të reformës në drejtësi, kushtuar profesioneve të lira ligjore.

Në fjalën e tij përshëndetëse, z. Hickling theksoi disa nga arsyet se përse kjo reformë është e rëndësishme. Ai përmendi anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe investimet e huaja si dy fushat kryesore që pengohen më shumë nga një gjyqësor i pareformuar.

Por mjerisht, është e qartë për ne, se për shkak të korrupsionit që ekziston në sistemin e drejtësisë investitorët e huaj janë duke anuluar projekte të cilat do të krijonin vende pune. Investitorët thjesht nuk duan të rrezikojnë. Legjislacioni kundër korrupsionit dhe rryshfetit në vendet e zhvilluara e bën pothuajse të pamundur investimin në Shqipëri” tha Hickling.

Ai theksoi gjithashtu se hapat përpara drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE varen nga kjo reformë. I ngarkuari me Punë, Hickling tha se reforma nuk duhet të ndodhë për të mirën e Bashkimit Europian, komunitetit ndërkombëtar, ambasadave ose Komisionit të Venecias:

Nuk duhet ta bëni atë për të mirën tonë, Shqipëria duhet ta ndërmarrë këtë reformë për veten e saj pavarësisht faktorëve të tjerë.

Z. Hickling foli gjithashtu edhe për korrupsionin në gjyqësor, “në zemër të të cilit është ngritur një klikë gjyqtarësh shumë të korruptuar”, korrupsion ky i ndihmuar edhe nga vetë avokatët dhe personat e tjerë të përfshirë në shërbimet ligjore që shërbjenë si ndërmjetës midis klientëve dhe gjyqtarëve.

“Por rryshfetet nuk ju shkojnë vetë gjyqtarëve në xhep . Avokatët dhe të tjerët në shërbimet ligjore janë bashkëfajtorë dhe përfitojnë nga ky sistem i korruptuar tha ai.

Në përfundim të fjalës së tij, z. Hickling u shpreh se shpresonte që partitë e opozitës të sjellin ekspertizën e tyre ligjore në këtë proces, pasi Reforma në drejtësi është çështja kryesore me të cilën përballet Shqipëria dhe të gjitha palët kanë përgjegjësinë për të luajtuar rolin e tyre.

Publikuar 13 July 2015