Historia e lajmeve botërore

Ambasadori takohet me studentë anglisht-folës

Sh.T.Z. Nicholas Cannon paraqet këndvështrimin e Britanisë mbi Shqipërinë gjatë aktivitetit “Tako Ambasadorin”

Kjo u botua nën 2010 to 2015 Conservative and Liberal Democrat coalition government

Më 17 mars, Ambasadori Britanik në Shqipëri, Sh.T. Z. Nicholas Cannon u takua me studentë anglisht folës, për të diskutuar mbi marrëdhëniet mes Britanisë dhe Shqipërisë.

Ambasadori Cannon foli shkurtimisht mbi këndvështrimin e Britanisë mbi Shqipërinë, zhvillimet aktuale në Mbretërinë e Bashkuar dhe aspiratat e Shqipërisë për t’u bashkuar me BE-në. Pas prezantimit të tij, Ambasadori iu përgjigj disa pyetjeve të audiencës. Ambasadori theksoi në fjalën e tij, vlerat e përbashkëta që Shqipëria dhe Britania e Madhe ndajnë, të tilla si zgjedhje të lira dhe të ndershme, qeverisje të mirë, mirëqenie, lirinë e medias dhe atë fetare. Duke folur për lidhjet diplomatike midis të dy vendeve gjatë 25 viteve të fundit, zoti Cannon tha se ato janë zhvilluar me faza të ndryshme; së pari si miq, më vonë si partnerë duke punuar për pavarësinë e Kosovës dhe tani si aleatë në NATO. Ambasadori gjithashtu u fokusua në aspiratat e vendit për anëtarësim në BE, një proces në të cilin reforma gjyqësore luan një rol kritik, duke qënë se një sistem i dobët gjyqësor çon në probleme sociale.

Faza tjetër është natyrisht anëtarësimi i Shqipërisë në BE. Mbretëria e Bashkuar mbështet pranimin e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në BE, gjë që gjithashtu ndihmon konsolidimin e Unionit. Por, në mënyrë që të jetë gati për t’u bashkuar, Shqipëria ka nevojë të reformohet në një numër fushash dhe më pas mund thoni BE-së, ne jemi të gatshëm që të bashkohemi

tha ambasadori, duke sugjeruar që një reformë e duhur e drejtësisë do të jetë vendimtare në zhbllokimin e procesit të pranimit në BE.

Duke iu përgjigjur interesit të audiencës, ambasadori tha se në tre vitet e fundit numri i bursave për studentët shqiptarë përmes Programit Chevening është më shumë se dyfishuar, duke bërë të mundur që të financohen studimet e shtatë studentëve në Mbretërinë e Bashkuar.

Publikuar 19 March 2015