Historia e lajmeve botërore

Adresimi i stigmës për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Fjalimi i Ambasadorit Ruairí O'Connell

Breaking the stigma surrounding survivors of sexual violence during the war in Kosovo

Të nderuar të pranishëm,

Kam kënaqësinë e veçantë t’ju drejtohem sot këtu, në hapjen e kësaj punëtorie për adresimin e stigmës për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Fakti, që të gjithë ne jemi sot këtu së bashku, tregon sa të përkushtuar jemi të punojmë për këtë çështje. Sigurisht, është e vështirë të jesh në lekurën e të mbijetuarve. Prandaj, unë kurrë nuk do ta kuptoj plotësisht se si ndihen të mbijetuarit dhe si ndihet shoqëria Kosovare. Mirëpo dua të theksoj që qeveria Britanike është e angazhuar të punojë në këtë drejtim që ti zbusë dhimbjet e tyre. Unë vazhdimisht e shoh gatishmërinë e shoqërisë kosovare duke punuar që të mbijetuarit të kenë mundësi të barabarta; dhe çfarë është më e rëndësishme, të ndihen të barabartë.

Këtë gatishmëri e shoh veçanërisht tek Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës. Puna e tyre e palodhshme, tash e sa vite me radhë është duke i dhënë të mbijetuarve mundësi dhe ndihmë që të pavarësohen ekonomikisht, e posaçërisht emocionalisht.

Inciativa për Parandalimin e Dhunës Seksuale është një inciativë globale e Qeverisë Britanike, e cila gjithashtu e mbeshtetë këtë kauzë tash e sa vite me radhë në të gjithë botën, përfshirë edhe Kosovën.

Edhe ne, si Ambasadë, kemi përkrahur dhe vazhdojmë të përkrahim nismat dhe punëtoritë të cilat kanë të bëjnë me fuqizimin e gruas, sidomos projektet që kanë për qëllim fuqizimin të mbijetuarve dhe gjithashtu luftimin e stigmës. Qëllimi ynë, është që të mbijetuarit e dhunës seksuale dhe fëmijët e tyre të mos fajësohen për atë që iu ka ndodhur, të mos ndihen të neglizhuar nga mbështetja e institucioneve, e sidomos nga vet qytetarët e Kosovës.

Emancipimi i të mbijetuarve nuk arrihet me një punëtori. Kultura e paragjykimeve duhet të marrë fund. Paragjykimet janë një e keqe e shoqërise e cila asnjeherë nuk sjell të mira. Të mbijetuarit kanë nevojë për mbështetje dhe drejtësi, jo për paragjykime.

Shoqëria kosovare është ajo që duhet të ua ofroj këtë të drejtë, ndërsa ne si ambasadë do të jemi gjithmonë përkrah iniciativave që mbështesin të mbijetuarit. Prandaj, është shumë e rëndësishme që të angazhohen jo vetëm Institucionet e Kosovës por edhe të gjithë qytetarët të punojnë dhe të ndihmojnë që të mbijetuarit të ndihen të barabartë.
Në mënyrë që të arrihet sukses, shpresoj që institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të punojnë në zbatim të ligjit ekzistues dhe të punojnë në drejtim të formimit të Komisionit Qeveritar.

Të nderuar pjesëmarrës, ju keni mbështetjen e plotë të qeverisë Britanike në realizimin e projekteve dhe formimin e Komisionit Qeveritar.

Dua t’ ua rikujtoj që ju jeni prioriteti ynë. Sado që është e vështirë, duhet të vazhdojmë të punojmë shumë dhe të keni sukses. Edhe pse ka ende shumë punë për të bërë, unë shpresoj, dhe besoj në fuqinë tuaj për të shtyer proceset përpara.

Ju përgëzoj për sukseset dhe ju uroj punë të mbarë.

Ju faleminderit.

Publikuar 15 September 2016